“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Bota
Sulmi kibernetik godet kompaninë më të madhe për përpunimin e mishit në SHBA
2 Qershor 2021, 06:46Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
SHBA– Kompania më e madhe në botë për përpunimin e mishit ishte në shënjestër të një sulmi të sofistikuar kibernetik.
Rrjetet kompjuterike në JBS u pirateruan, duke bërë që disa operacione në Australi, Kanada dhe SHBA të mbyllen përkohësisht.
Kompania beson se sulmi e ka origjinën te një grup kriminal, që ka gjasë të jetë i vendosur në Rusi, tha Shtëpia e Bardhë.
Sipas zëdhënëses Karine Jean-Pierre, Shtëpia e Bardhë “është duke u angazhuar drejtpërdrejt me Qeverinë ruse për këtë çështje”.
Ajo tha se në hetime është përfshirë Byroja Federale e Hetimeve – FBI.
JBS tha se ka bërë “përparim të rëndësishëm” në zgjidhjen e problemit dhe se shpreson se shumica dërrmuese e impianteve të tij do të jenë operacionale gjatë ditës së mërkurë.
JBS është furnizuesi më i madh në botë i mishit, me më shumë se 150 fabrika në 15 vende.
Pesë fabrikat më të mëdha të JBS janë në Shtetet e Bashkuara dhe mbylljet atje kanë ndalur një të pestën e prodhimit të mishit.
Kompania ka mbi 150,000 punëtorë në të gjithë botën.
Muajin e kaluar, karburantet në juglindje të SHBA-së kanë munguar po ashtu për disa ditë, si pasojë e një sulmi kibernetik që kishte në shënjestër tubacionin Colonial.
Hetuesit thanë se edhe ky sulm ishte i lidhur me një grup rus.
Marrë nga REL.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJERMANI– Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas i përmbahet qëndrimit të qeverisë gjermane për të mos dërguar armë në Ukrainë.Ai është i bindur se k...
GJERMANI- 1.1 miliardë euro për rindërtimin dhe zhvillimin e Namibisë së sotme, kështu premtoi para pak kohësh Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas. Ai e...
Presidenti Joe Biden ishte të martën në Tulsa të Oklahomës për të shënuar 100 vjetorin e masakrës të vitit 1921 që shkatërroi një komunitet afrikano-amerikan. M...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar sot për përdorim emergjent vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Sinovac, CoronaVac, duke garantuar që plotë...
KOSOVË- Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer ka deklaruar në Prishtinë se rruga më e mirë në fu...
KIRGISTAN- Themeluesi dhe presidenti i rrjetit shkollor turk Sapat, që vepron në Kirgistan, Orhan İnandı, u zhduk të hënën në Bishkek. Turkishminute shkruan se ...
BJELLORUSI- Stepan Latypov, i cili u arrestua një vitë për parë në Bjellorusi për pjesëmarrje në protetsat që zhvilloi opozita kundër regjimit të Aleksandër Luk...