LIVE UPDATES
Bota

Sulmi në Capitol, oficerët tregojnë mes lotësh ngjarjen: Ishte një përpjekje për grusht shteti

28 Korrik 2021, 19:46 Nga DOSJA
Sulmi në Capitol, oficerët tregojnë mes lotësh ngjarjen:

Të martën, ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara dëgjuan dëshmi emocionuese nga katër pjesëtarë policie ndërsa një komision i veçantë u mblodh për herë të parë për të hetuar ngjarjet e 6 janarit, kur mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump u munduan të përmbysin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Komisioni do të hetojë në një proces që pritet të zgjasë deri në fund të vitit, rolin e ish-Presidentit Trump në trazira.

Gjashtë muaj pas sulmit të mbështetësve të ish Presidentit Trump në Kapitol për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në vitin 2020, disa republikanë minimizuan rrezikun e asaj dite.

Oficerë policie që mbrojtën Kapitolin japin detaje të sulmit…

“Ishte një përpjekje për grusht shteti. Nëse do të ndodhte në një vend tjetër, SHBA do të dërgonte ndihmë“, tha Aquilino Gonell, Rreshter i Policisë së Kapitolit.

Zoti Gonell është një nga katër pjesëtarët e policisë që dëshmuan dhunën brutale të mbështetësve të ish-presidentit.

“Mua më tërhoqën nga radha e oficerëve tek turma. Dëgjova dikë që bërtiste, ‘e kapa një‘. Ndërsa isha rrethuar nga një turmë e dhunshme, ata më shqyen distinktivin, më morën radiomarrësen, më morën municionin, filluan të më rrihnin me grushta dhe sende metalike”, tha Michael Fanone, zyrtar i Departamentit të Policisë Metropolitane në Uashington, DC.

Ndërsa oficerët afrikano-amerikanë ishin ofenduar në baza racore. Një fillim emocional i ditës së parë të seancës dëgjimore publike nga një panel i veçantë hetues mbi sulmin më të rëndë në Kapitol në dy shekuj.

“Dallimet politike nuk kanë vend në hetim. Detyra jonë e vetme është ndjekja e fakteve”, tha Bennie Thompson, ligjvënës demokrat.

Por republikanët kritikojnë vendimin e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, për mospërfshirjen në hetim të dy të përzgjedhurve të tyre.

“Kryetarja Pelosi përzgjedh vetëm ata që shtrojnë pyetjet që ajo do. Kjo e bën atë një komision të dështuar, një mashtrim që askush nuk mund ta besojë“, tha udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy.

Dy republikanë sfiduan partinë e tyre për të shërbyer në panel, përfshirë Liz Cheney e cila u hoq nga një pozitë udhëheqëse për shkak të kritikave që i bëri zotit Trump. Ajo tha se duhet të hetohet roli i tij në nxitjen e traizrave.

“Ne duhet të dimë se çfarë ndodhi në çdo minutë të asaj dite në Shtëpinë e Bardhë. çdo telefonatë, çdo bisedë, çdo takim që nxiti atë, para dhe pas sulmit”, thotë zonja Cheney.

Paneli që përbëhet nga shtatë demokratë, ka të ngjarë t’i detyrojë të dëshmojnë ish ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë, si pjesë e hetimit për trazirat që shkaktuan vdekjen e shtatë njerëzve.

Dëshmitë e reja shqetësuese bënë që republikani tjetër në panel të quajë hetimin një pikë kthese për reputacionin e Shteteve të Bashkuara.

“Demokracitë nuk përcaktohen nga ditët e këqija. Ne gjykohemi nga mënyra se si i lëmë pas ditët e këqija, si e marrim përgjegjësinë“, tha ligjvënësi republikan Adam Kizinger.

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve pritet të vazhdojë hetimet deri në fund të vitit.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aquilino gonell bennie thompson donald trump liz cheney michael fanone sulmi ne capitol aquilino gonell bennie thompson donald trump liz cheney michael fanone sulmi ne capitol

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë