LIVE UPDATES
Aktualitet

Tahiri “përvesh mëngët”, mbrohet vetë para gjyqtarëve: S’jam Saimiri që merrte 30 mijë euro, e vërteta e darkës m

10 Shtator 2019, 12:09 Nga DOSJA
Tahiri “përvesh mëngët”, mbrohet vetë para

TIRANËDosja.al ka zbuluar detaje të reja nga gjyqi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit. 

Mësohet se Tahiri “ka përveshur mëngët” dhe ka nisur të bëjë mbrojtjen e vetëvetes. Tahiri tha para togave të zeza se nuk kishte të bënte me grupin e Habilajve duke i akuzuar edhe këta të fundit për mosveprim.

“Më akuzoni për arratisjen e burgut të Drenovës. Atë natë dhe ditë nga burgu i Drenovës u arratisën 7 persona. Unë kam qënë në një takim zyrtar me Adriatik Lllallën dhe Visho Ajazin. Tani më shpjegoni isha në takim apo duke informuar këto persona? Kë kam urdhëruar që të favorizoj këta persona? Jaerd Çelën ndoshta? Ai nuk ishte drejtor atë kohë por një specialist i thjeshtë. Si mund t’ja jepja këtë urdhër një specialisti të thjeshtë? Dua prova konkrete. Të më thotë Prokuroria si mund të akuzohem për një grup të korruptuar ndërkohë që i denoncoja? Nuk jam unë Saimiri që merrja 30 mijë, por një shofer kamioni. Prokuroria e lë të paqartë qëllimisht këtë gjë,”-mësohet se ka thënë Tahiri. 

Gjatë seancës së sotme, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vjet heqje lirie për ish-ministrin Tahiri dhe Çelën. Sipas tyre, Tahiri në bashkëpunim me të tjerë ka favorizuar grupin e Habilajve për trafik ndërkombëtar droge.

Në maj të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë.

Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin