Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Haradinaj: Pa përfshirjen e SHBA-së, humbasim! Po të ishin ata, tani do kishim marrëveshje
19 Korrik 2021, 18:37Nga DOSJA
PRISHTINË– Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas takimit të zhvilluar në Bruksel mes pasardhësit të tij në detyrë, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Haradinaj thotë u zhvillua edhe një tjetër takim i padobishëm ndërsa ngul këmbë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tryezën e dialogut, ndryshe sipas tij, Kosova do të humbasë shumë.
“Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin!,”-shkruan Haradinaj ndër të tjera.
STATUSI I PLOTË:
Edhe një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi. Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak. Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin! Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare! A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit!?
Në takimin e zhvilluar ditën e sotme mes Kurtit dhe Vuçiçit, nuk pati dakordësi edhe pse u diskutua lidhur me të zhdukurit gjatë luftës. Palët hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit por nuk arritën në asnjë pikë të përbashkët.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KINË– Kina kërcënoi të përdorë armët bërthamore nga Japonisë nëse ndërhyn në konfliktin me Tajvanin. Republika Komuniste e Kinës deklaroi se do t’i s...
GREQI– Pasditen e sotme, i është dhënë lamtumira e fundit 26-vjeçares greke, Garyfallia Levakou, e cila u vra nga i dashuri i saj teksa kishin shkuar për...
SERBI- Deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, në lidhje me projektin e bashkimit të serbëve kudo që janë, të cilët do të ruh...
BRUKSEL- Përfaqësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur se takimi i sotëm i dy liderëve të vendeve ishte i vështirë. Në ...