LIVE UPDATES
Politike

Takimi me studentët/ Meta: Të ulen tarifat në universitete, më shumë shanse dhe mundësi të reja për punësim

25 Janar 2021, 13:30 Nga DOSJA
Takimi me studentët/ Meta: Të ulen tarifat në universitete,

TIRANË– Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Edukimit, Presidenti i Republikës zhvilloi sot një takim me njëpërfaqësi të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, të cilët e njohën me disa nga çështjet më kritike me të cilat përballen studentët, duke parashtruar edhe rekomandimet për zgjidhjen e tyre.


Disa nga çështjet e ngritura, që shqetësojnë rininë studentore ishin:tarifat e larta në universitete, të papërballueshme për shkak të ndikimit të pandemisë COVID-19 në humbjen e vendeve të punës, korrupsioni në arsim, specifikisht në arsimin e lartë, ngacmimi dhe dhuna seksuale ndaj studenteve vajza në universitete, rritja e sfidave për frekuentimin e mësimit online nga studentët për shkak të mungesës së teknologjisëdhe mjeteve; si dhe mungesa e bibliotekave, laboratorëve dhe praktikave mësimore.

Përfaqësuesit studentorë dhe pedagogët në takim theksuan se papunësia mes të rinjve të arsimuar mbetet një ndër shqetësimet kryesore në Shqipëri ku rreth 14.4 % e të rinjve me arsim të mesëm janë të papunë, ndërsa 12,3 % e të rinjve me arsim të lartë vuajnë këtë fenomen, duke vënë në dukje se ikja e trurit dhe shpopullimi i vendit nga të rinjtë e rendit Shqipërinë në vendin e parë në Europë me rreth 30% të studentëve që synojnë të studiojnë jashtë vendit dhe 79% e të rinjve që dëshirojnë të largohen nga Shqipëria për një jetë më të mirë.

Sipas përfaqësuesve të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë krijimi i Avokatit të Studentit sipas modelit të Avokatit të Popullit, është një nevojë, plotësimi i të cilës do të ndikonte pozitivisht në ndihmën dhe mbrojtjen e të drejtave të studentëve.

Po ashtu dobiprurëse do të ishte edhe mundësimi dhe pajisja me Kartën Rinore deri në moshën 29 vjeç, në të cilën të jetë e integruar edhe Karta e Studentit, rimodelimi i programeve të punësimit pasi të jenë bërë studime të tregut të punës, kthimi në funksionalitet i Zyrave të Këshillim, etj.

Duke ngritur si shqetësimin mungesën e zgjedhjeve demokratike në nivel vendor, të ilustruar edhe me mënyrën e paprecendentë të miratimit me anë të forcës së kartonit në parlament të Ligjit tërësisht të cunguar e të njëanshëm për Rininë, përfaqësuesit rinorë theksuan situatën e vështirë dhe perspektivën e zymtë qëi pret në të ardhmen, ku zëri dhe shqetësimet e tyre nuk merren parasysh. Në këtë kuadër, ata nënvizuan domosdoshmërinë e hartimit të një Ligji të ri për Rininë.

Pasi i dëgjoi shqetësimet dhe u njoh me gjetjet e përfaqësuesve të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë, Presidenti i Republikës u shpreh se:

Takimet me të rinjtë dhe studentët janë përherë kënaqësi. Për të gjithë ne është e qartë se prej gati një viti procesi i edukimit, për shkak të pandemisë dhe pasojave të paparashikuara që solli,  është në një trysni të madhe.

Në radhë të parë, doja të përshëndesja gjithë pedagogët e mësuesit, si dhe të gjitha institucionet shtetërore të arsimit publik, për përpjekjet e tyre, që edukimi i studentëve të vijojë normalisht, në veçanti që sistemet online të funksionojnë në një mënyrë sa më efikase, pa cënuar cilësinë e mësimdhënies.

Jam i njohur me faktin se në këtë situatë  problem i madh për studentët sot është çështja e tarifave, për shkak se pandemia për fat të keq, pati një kosto të madhe për familjet shqiptare.

Sipas Bankës së Shqipërisë, mbi 50 mijë shqiptarë humbën vendet e punës dhe sigurisht përballimi i tarifave të universiteteve për fëmijët e tyre është një kosto shtesë për shumë familje, që kanë një pagë të ulët.

Kjo situatë ndikon drejtpërdrejt në arsimin e fëmijëve, për shkak të vështirësive që duhet të kapërcehen për të përballuar të njëjtat shpenzime, si përpara se të vinte  pandemia.

Arsimi është një instrument shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit, por është shumë i rëndësishëm për të luftuar varfërinë.

Njëkohësisht arsimi është mundësia më e mirë që i jepet një fëmije,

për të shprehur sa më shumë potencialin e tij në jetë, por edhe për të kontribuar më shumë për të mirën e përgjithshme të shoqërisë. Forcimi dhe investim i mëtejshëm në arsim, si një e  mirë publike, por dhe si parandalues i pabarazisë dhe i përjashtimit social, është një prioritet.

Sidomos  në këto kushte, që  jemi sot, ku për fat të keq, pabarazia është evidente.

Fenomen kryesor dhe më shqetësues që lidhet me rininë është tendenca e tyre për të ikur nga Shqipëria, në mungesë të besimit dhe shpresës.

Shqipëria mban vendin e parë në Europë, përsa i takon studentëve që studiojnë jashtë vendit në raport me popullsinë.

Por, ajo që është më shqetësuese është se gati 94-95% e atyre që studiojnë jashtë nuk kanë dëshirë të kthehen më.

Shqetësuese është gjithashtu niveli shumë i lartë i atyre që studiojnë në vend të cilët duan të largohen, sidomos për degët të tilla siç është mjekësia.

Megjithëse është një panoramë jo tepër optimiste, ne përsëri besoj do  të gjejmë forcën dhe do vlerësojmë më me përgjegjësi  këtë situatë  të gjithë bashkë, duke filluar nga grupet e interesit dhe institucionet shtetërore me qëllim, për të përqendruar  vëmendjen, energjitë, por dhe resurset tona sot, dhe në të ardhmen akoma  më shumë, për të forcuar arsimin, duke ju krijuar të rinjve kushte më të mira dhe akses të plotë në vendimmarrje.

Nevojitet një mbështetje më e madhe shtetërore për studentët që vijnë nga familijet me vështirësi ekonomike, që edhe ata të kenë mundësi të jenë dhe të ndihen të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre.

Duhen mbështetur më të talentuarit, me qëllim për t’i mbajtur në vend.

Në këtë plan, kam besim në angazhimin tuaj të mëtejshëm dhe për të bashkuar të gjithë forcat, për një qëllim të përbashkët: Për t’i thënë ndal largimit të  rinjve.

Gjithçka e mbarë për një vend, për një komb, për të ardhmen e tij, por edhe për prosperitetin, fillon te një arsim më i mirë, më cilësor, më përfshirës, por edhe te një edukim më thelbësor me dashurinë për Atdheun.

Është koha ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa duke arritur standardet europiane në çdo fushë, për të rikthyer besimin dhe shpresën tek të rinjtë”, – u shpreh ndër të tjera Presidenti Meta.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta me studentet ilir meta me studentet


Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion