LIVE UPDATES
Bota

Takimi SHBA-BE, të angazhuar për sigurinë energjetike të Ballkanit Perëndimor

6 Shkurt 2022, 14:20 Nga DOSJA
Takimi SHBA-BE, të angazhuar për sigurinë energjetike të

SHBA- Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian energjia, siguria, furnizimit dhe tranzicioni drejt energjisë së pastër janë prioritete të përbashkëta. Tensionet aktuale në raport me Rusinë, rritja e madhe e çmimit të energjisë elektrike dhe derivateve që përdoren për prodhimin e rrymës, kanë ngritur sërish lart në agjendën e përbashkët çështjen e furnizimit me energji jo vetëm të Evropës Perëndimore, por edhe të fqinjësisë evropiane. Kjo çështje është shndërruar në prioritet gjeostrategjik.

Të hënën, më 7 shkurt, në Uashington do të zhvillohet takimi i Këshillit të përbashkët të Energjisë BE-SHBA. Ky këshill do të bëjë bashkë përfaqësuesit e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden dhe asaj të BE-së. Në këtë mbledhje do të marrë pjesë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sekretarja amerikane për Energji, Jennifer Granholm, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, komisionarja evropiane për Energji, Kadri Simson dhe përfaqësues të tjerë amerikanë dhe evropianë.

Para këtij takimi, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një deklarate të përbashkët kanë konfirmuar se po punohet së bashku për të zvogëluar varësinë nga Rusia, për të pasur më shumë burime të furnizimit me energji dhe për të siguruar furnizim me energji për Evropën. Takimi i Këshillit për Energji BE-SHBA kësaj radhe ka më shumë karakter politik dhe gjeostrategjik sesa më parë dhe në të pritet të konfirmohet qëllimi për të rritur diversifikimin e burimeve të energjisë.

“Të vetëdijshëm për ndryshimet e shpejta të hapësirës së energjisë dhe rrezikut të vazhdueshëm për sigurinë e energjisë, përfshirë edhe sigurinë kibernetike të sistemit të energjisë, Këshilli i Energjisë BE-SHBA punon për të zgjeruar sigurinë e energjisë dhe diversifikimin e burimeve të energjisë”, thuhet në draftin e deklaratës së përbashkët që pritet të miratohet në këtë takim.

Në këtë deklaratë në veçanti përmendet nevoja për angazhim të shpejtë për të adresuar problemet e furnizimit me gaz në Evropë dhe në Ukrainë. Edhe siguria e furnizimit me energji e Ballkanit Perëndimor dhe integrimi energjetik i rajonit me BE-në do të jenë temë diskutimi në takimin e Këshillit BE-SHBA. Në draft-deklaratën që pritet të miratohet, një pjesë e zë edhe pjesa për Ballkanin Perëndimor.

“Këshilli përsërit rëndësinë e ndërtimit të një sistemi konkurrues, transparent dhe të integruar energjetik në Ballkanin Perëndimor dhe tregjet e asociuara, reformat e rregullatorëve në përputhje me politikën e zgjerimit dhe obligimet nga Traktati i Komunitetit të Energjisë”, thuhet në draft-deklaratë.

Këshilli po ashtu mbështet qëllimin e dekarbonizimit të sistemit të energjisë në Ballkanin Perëndimor, që nënkupton largimin gradual nga prodhimi i rrymës përmes qymyrit dhe orientimi drejt prodhimit të energjisë me burime që ndotin më pak mjedisin. Edhe për Ballkanin Perëndimor, SHBA-ja dhe BE-ja duan që të kenë më shumë burime alternative të energjisë, në mënyrë që furnizimi me energji të jetë më i sigurt dhe më pak i varur nga burimet e kufizuara.

Në takimet e ekspertëve amerikanë dhe evropianë është diskutuar edhe për nevojën që të arrihet një zgjidhje edhe për “çështjen e sigurisë në veri të Kosovës”. Edhe në takimin që i kushtohet energjisë, BE-ja dhe SHBA-ja pritet të nënvizojnë rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq, në Bruksel pranojnë se mund të ndodhë ndalja apo zvogëlimi i furnizimit me gaz nga Rusia në rast se BE-ja vendos sanksione ndaj Rusisë. Sanksione të tilla janë paralajmëruar në rast se Rusia kryen një agresion të ri ndaj Ukrainës. Kjo do të ishte një goditje e madhe për BE-në, prandaj ditëve të fundit, me angazhimin e përbashkët me SHBA-në po punojnë që të shtojnë furnizimet nga burime të tjera si Katari, Algjeria, Norvegjia dhe Australia, që janë ndër prodhuesit më të mëdhenj të gazit në botë.

Ndonëse në një afat të shkurtër kohor nga këto burime të reja nuk do të mund të kompensoheshin sasitë e gazit që vijnë nga Rusia, ato mund të ndihmojnë që të zvogëlohet efekti negativ për Evropën. Në tregun e BE-së, 40 për qind e gazit që importohet vjen nga Rusia, gjë që dëshmon sesa Brukseli është i varur nga Moska. Prandaj, vendimi që BE-ja dhe SHBA-ja të punojnë për ta zvogëluar këtë varësi, po vlerësohet si vendim strategjik.

Bashkëpunimi midis SHBA-së dhe BE-së në sektorin e energjisë ka hasur në disa vështirësi gjatë mandatit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump i cili ishte tërhequr nga Marrëveshja e Parisit për klimën. Blloku evropian e lidhë ngushtë zhvillimin e sektorit të energjisë me ambiciet për të zvogëluar ndotjen e mjedisit dhe tani, me administratën e re amerikane, kanë qëndrim të njëjtë për këtë çështje.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jennifer granholm kadri simson jennifer granholm kadri simson

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion