LIVE UPDATES
Ekonomi

TAP “shkatërron” ekonominë, të ardhurat nga TVSH e brendshme bien 48% në shtator

23 Tetor 2019, 08:40 Nga DOSJA
TAP “shkatërron” ekonominë, të ardhurat nga TVSH e

TIRANË- Mbarimi i projektit TAP po e nxjerr zbuluar ekonominë vendase. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se të ardhurat nga TVSH e brendshme, një tregues direkt i konsumit në ekonomi, kanë rënë me 48%, rënia më e thellë të paktën në dekadën e fundit.

Financat kanë sqaruar zyrtarisht se efekti kryesor ka ardhur nga fakti që gazsjellësi TAP është drejt fundit dhe kompanitë nënkontraktore të TAP, që janë kryesisht të huaja, nuk kanë më aktivitet.  “Ecuria e TVSH për 9 mujorin nuk ka qenë në nivelet e duhura por kjo jo si pasojë e informalitetit. Janë tregues të gazsjellësit TAP i cili nuk ka pasur ndikim në këtë vit sa ka pasur vitet e mëparshme ndërkohë që është edhe ndikimi i energjisë elektrike që vitin e shkuar ka pasur një kontribut të lartë në rritjen ekonomike por jo këtë vit. Ecuria e TAP gjithashtu ka qenë  e lidhur ngushtë edhe me nënkontraktorët kryesisht ndërtimin dhe normalisht do reflektohet edhe më gjerë”, ka pohuar pak ditë më parë drejtoresha e përgjithshme e tatimeve, Delina Ibrahimaj.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në shtator u mblodhën vetëm 1.85 miliardë euro nga TVSH e brendshme, nga 3.6 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për periudhën janar- shtator, të ardhurat ranë me gati 22%, performanca më e keqe në vite.

Kjo tendencë tregon se sa e dobët është ekonomia vendase, teksa është e varur kaq shumë nga vetëm një projekt. TAP është investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në ekonominë shqiptare, me një vlerë prej 1.5 miliardë euro, sipas të dhënave zyrtare, por me futjen e tij në tokë, efekti mbaron (Shqipëria nuk ka infrastrukturë për të përdorur gazin, të paktën në afatin e mesëm). Efekt tjetër në rënien e të ardhurave të TVSH-së ka dhënë ulja e prodhimit të energjisë dhe mbyllja e aktivitetit të lojërave të fatit. 

Të ardhurat për 9 mujorin ndihmohen nga amnistia e dividend dhe lejet e ndërtimit, buxhetit i mungojnë 65 mln euro

Të ardhurat në total për periudhën janar-shtator arritën në 343 miliardë lekë, me një rritje prej 4.2% me bazë vjetore. Në krahasim me planin, buxhetit i mungojnë rreth 8 miliardë lekë, ose rreth 65 milionë euro. Të ardhurat totale nga TVSH-ja, që është zëri kryeso në buxhet që sjell mbi 30% të të hyrave në total, ranë me 4.4%, të ndikuara nga performanca e dobët e TVSH-së së brendshme.

Në rënie të fortë me 8.6% ishin dhe të ardhurat nga taksa nacionale, si rrjedhojë e ecurisë së dobët të mineraleve. Të ardhurat nga tatim fitimi u rritën me 11.5%, ndërsa ato nga akciza me 4.7%. Të ardhurat nga sigurimet shoqërore ishin pozitive, me plus 5.5%.

Rritjen më të fortë e shënoi tatimi mbi të ardhurat personale, me 33%, i ndikuar nga ulja e tatimit mbi dividend nga 15% në 8%, me efekt prapaveprues dhe për vitet e mëparshme, çka bëri që bizneset të nxitonin të shpërndanin fitimet deri në shtator, kur ishte dhe afati i fundit. Sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet, të ardhurat nga dividendi në janar-shtator të këtij viti ishin rreth 11 miliardë lekë (90 milionë euro), me trefishim në raport me vitin e mëparshëm.

Në rritje të fortë ishin dhe taksat lokale, me 31%, ku efektin kryesor e kanë dhënë arkëtimet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, si rrjedhojë e lejeve të ndërtimit të dhëna kryesisht në Tiranë. Duke përjashtuar efektin e dividend dhe taksave lokale, rritja e të ardhurave është pothuajse zero.

(Marrë nga Monitor.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi projekti tap raporti per te ardhurat shkaterrohet ekonomia projekti tap raporti per te ardhurat shkaterrohet ekonomia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet