LIVE UPDATES
Ekonomi

Të ardhurat buxhetore kalojnë nivelin e PARAKRIZËS në janar-prill, ndihmohen nga rritja e pagës minimale

18 Maj 2021, 05:28 Nga DOSJA
Të ardhurat buxhetore kalojnë nivelin e PARAKRIZËS në

Përmirësimi i ecurisë ekonomike në pjesën e parë të këtij viti ka ndikuar pozitivisht dhe në ecurinë e të ardhurave buxhetore. Sipas treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave, për periudhën janar-prill 2021 në buxhet u arkëtuan 152.2 miliardë lekë, me një rritje prej 14% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe në raport me janar-prillin e 2019-s, të ardhurat janë rritur me rreth 2%. Të ardhurat nga tatimet e doganat janë pothuajse në të njëjtin nivel me katërmujorin 2019. Tatimi mbi fitimin ka rënë me 14% në raport me nivelet e parakrizës. Në rritje me parakrizën është akciza dhe të ardhurat personale.

Rritja me 2% e të ardhurave në raport me parakrizën është ndikuar nga performanca e mirë e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, që u zgjeruan me 10%, të ndikuara nga rritja e pagës minimale dhe maksimale për efekt të kontributeve të sigurimeve shoqërore, që hyri në fuqi nga 1 janari.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 4 mujore (Janar – Prill 2021) reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve gjatë periudhës së pandemisë dhe lehtësitë fiskale në shtyrjen e mbledhjes apo zerimin e disa taksave.

Të ardhurat totale për 4-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 103 % të planit të 4-mujorit.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 4-mujorin e vitit 2021, u realizuan në masën 99% të planit të periudhës.

Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin e katërt të vitit 2021 rezultoi në rreth 14.6 miliardë lekë.

Të Ardhurat

Të ardhurat totale për 4-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 152 miliardë ose 103 % të planit të 4-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të adhurat kanë rritje prej 19 miliard lekë.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 52.8 miliardë lekë, 9 miliardë lekë ose 20.7% më shumë se 4 mujori 2020, si dhe 100% realizim i planit të ndryshuar, të të ardhurave doganore për 4 mujorin e vitit 2021.

Të ardhurat nga TVSH në import për 4 mujorin rezultojnë 35.9 miliardë lekë, 7.2 miliardë lekë ose 25% më shumë se një vit më pare, si dhe realizim në masën 100% kundrejt planit të ndryshuar.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 14 miliardë lekë, 1.4 miliardë lekë ose 11.4% më shumë se viti 2020, si dhe realizim në masën 100% kundrejt planit të ndryshuar.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 800 milionë lekë, 112.7% krahasuar me vitin i kaluar dhe realizim në masën 96.4% kundrejt planit të ndryshuar.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 2 miliardë lekë, 338 milionë lekë ose 19.5% më shumë se 4 mujori 2020, si dhe realizim në masën 100% kundrejt planit të ndryshuar.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 4 mujorin 2021 u realizuan në masën 79.9 miliardë lekë, 6.7 miliardë ose 9.2% më shumë se 4 mujori i vitit të kaluar, si dhe 1 miliardë lekë, ose 1.3% më shumë se plani i 4 mujorit 2021 i ndryshuar.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (bruto), u realizua në masën 17.6 miliardë lekë, 2.4 miliardë ose 16% më shumë se 4 mujori 2020, si dhe 4 miliardë ose 29.9% më shumë se plani i ndryshuar i TVSH për tu arkëtuar në 4 mujorin 2021. Rimbursimet për periudhën 4 mujore 2021 arritën 10.5 miliardë lekë, 5.8 miliardë lekë ose 124.2% më shumë se 4 mujori 2020, si dhe 3.9 miliardë lekë ose 58.7% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 4 mujorin 2021.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 13 miliardë lekë 2.1 miliardë lekë, ose 19.7% më shumë se 4 mujori 2020, si dhe realizim në masën 100% kundrejt planit të ndryshuar.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 12.9 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë ose 16.8% më shumë se 4 mujori 2020, si dhe realizim në masën 97.9% kundrejt planit të ndryshuar.

Taksat nacionale, për peridhën Janar-Prill 2021 u realizuan në masën 11.27 miliardë lekë, 2.4 miliardë lekë ose 25.7% më shumë se 4 mujori 2020, si dhe realizim në masën 102.8% kundrejt planit të ndryshuar.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 35.1 miliardë lekë, 3.8 miliardë lekë ose 11.9% më shumë se 4 mujori 2020, si dhe realizim 102.3% të planit të ndryshuar për 4 mujorin 2021.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e katërt të vitit 2021, arritën në rreth 166.9 miliard LEK me një realizim në masën 99.3 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 12.2 përqind më i lartë ose rreth 18.1 miliard LEK më shumë.

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 4 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 100.2 përqind dhe 78.7 përqind të planit të periudhës.

Niveli i deficitit për periudhën 4 mujore të vitit 2021 rezultoi në rreth 14.65 miliard LEK, ose rreth 927 milion LEK më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për periudhën 4 mujore niveli i deficitit rezulton 71.1 përqind e planit të periudhës, plan i cili rezulton në rreth 20.6 miliard LEK.

MONITOR

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi monitor te ardhurat buxhetore monitor te ardhurat buxhetore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj