LIVE UPDATES
Ekonomi

Eksportet dyfishohen në pril! Për 4 mujorin, vetëm tekstile e këpucë mbeten në krizë, nuk kapin nivelet e para pandemisë

17 Maj 2021, 15:09 Nga DOSJA
Eksportet dyfishohen në pril! Për 4 mujorin, vetëm tekstile e

Pas marsit, eksportet kanë vijuar të shënojnë një rritje të fortë edhe në prill, duke rikuperuar humbjet që shënuan në të njëjtët muaj të një viti më parë, kur karantina e vendosur pothuajse në gjithë Europën dëmtoi rëndë shitjet jashtë vendit, me përjashtim të grupit të ushqimeve.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në Prill 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 29 mld lekë, duke u rritur me 92,3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe ulur me 9,5%, në krahasim me Mars 2021.

Edhe në krahasim me prillin 2019, eksportet në prill janë në rritje me 7.3%, duke i arritur me shpejtësi nivelet e para krizës.

Për 4 mujorin, eksportet u rritën me 35% me bazë vjetore, duke arritur në 109 miliardë lekë. Edhe në raport me 4 mujorin 2019, tendenca është sërish në zgjerim, me +10%.

Me përjashtim të tekstileve e këpucëve, grupet e tjera, po rriten me shpejtësi, duke i tejkaluar nivelet e para krizës. Ecurinë më të mirë po e shënojnë eksportet e metaleve, si rrjedhojë e kërkesës së fortë dhe shtrenjtimi të ndjeshëm të çmimeve.

Tekstilet e këpucët mbeten në krizë

Tekstilet dhe këpucët, grupi kryesor eksportues në vend, vijojnë të vuajnë pasojat e karantinave të reja të Europës. Ndonëse me rritje prej 17% për 4 mujorin në raport me janar-prill 2020, shitjet e këtij grupi vijojnë të mbeten 13% më të ulëta në raport me 4 mujorin normal të 2019-s.

Florian Zekja përfaqësues i shoqatës Pro-Eksport Albania tha për Monitor se ecuria e sektorit në muajin prill ishte negative dhe po përshkallëzohet edhe për majin dhe qershorin. Faktori kryesor sipas tij është mungesa e shitjeve nga mbyllja akoma e Italisë.

“Sektori ende vuan nga mungesa e porosive të reja nga Italia, pasi dyqanet e shitjes dhe panairet vazhdojnë të jenë të mbyllura. Për shkak të pandemisë në Itali qendrat tregtare funksiononin vetëm në ditës e javës, ndërsa në fundjave qëndronin të mbyllura. Për shkak të stokut të lartë të krijuar në magazina nga mungesa e shitjeve, si për veshjet e modës dhe të këpucëve, (që edhe me nisjen e sezonit të ri në qershor, nuk pritet të ketë shitje), partnerët tanë në Itali ende nuk janë të interesuar për kontrata të reja. Disa kompani për t’i mbijetuar krizës nga Covid-19 kanë nisur zbatimin e kontratave me Kinën dhe Tunizinë, por edhe këto janë shumë sporadike. Për këto arsye parashikoj që sektori do të vazhdojë të jetë me rënie deri në fund të këtij viti”, tha z. Zekja.

Pesha e tekstileve e këpucëve ndaj totalit, për 4 mujorin zbriti në 33%, nga 38% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por duke vijuar të ruajë kreun si grupi më i madh eksportues në vend.

Kurum nuk përballon dot kërkesën e fortë për metale

Eksportet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve, grupi i dytë më i madh eksportues në vend (me 19% të totalit) u trefishuan në prill. Një vit më parë, Kurum, prodhuesi i çelikut dhe eksportuesi i dytë më i madh në vend pas Bankers Petroleum, u detyrua të mbyllë aktivitetin për pak ditë, si rrjedhojë e pandemisë. Që nga vera e vitit të kaluar, kompania filloi të marrë veten dhe tashmë vijon eksportin në rajon. Për 4 mujorin, eksportet e këtij grupi u rritën me 92%, ndërsa janë 32% më të larta edhe se janar-prill 2019-a. Arif Shkalla, drejtor ekonomik i Kurum thotë se përmirësimi ka ardhur nga rritja e kërkesës si nga tregjet e jashtme të Ballkanit ashtu dhe të brendshme. Kërkesa sipas tij është në nivele rekord dhe ndërkohë çmimet e metaleve në bursat ndërkombëtare po shënojnë rritje të çmendur çdo javë si rrjedhojë e blerjeve të Kinës. Nga ana tjetër, paketat e ndihmës në të gjitha vendet kanë çuar në inflacion. Çmimi i hekur ka arritur aktualisht në 700 euro pa TVSH, nga 460 euro që ishte në prill të një viti më parë dhe 400 euro një vit më parë. “Nuk po arrijmë të përballojmë dot kërkesën”, thotë Shkalla.

Kërkesa është rritur me 50% edhe në tregun e brendshëm, ndërsa edhe importet e metaleve në vend janë zgjeruar ndjeshëm.

Shkalla shton se ndërsa janë të favorizuar nga tregjet e jashtme, nga ana e qeverisë nuk po shohin lehtësi, pasi nuk u rimbursohet TVSH-ja që nga janari 2020 (900 milionë lekë), dhe kanë vonesa në procedurat e eksportit.

Kompania gjithsesi po e shfrytëzon këtë periudhë të mirë për të vijuar me shlyerjen e kredive në banka dhe për të rritur investimet.

Rritje edhe në grupet e tjera

E njëjta tendencë pozitive ka vijuar edhe për mineralet, Lëndët djegëse e energjinë, që është rritur me 61% për 4 mujorin në raport me 2020-n, dhe 40% në krahasim me të njëjtën periudhë 2019. Eksportet drejt Spanjës, që është tregu kryesor i kompanisë prodhuese të naftës, Bankers Petroleum u katërfishuan në prill, të ndihmuara dhe nga shtrenjtimi i naftës në bursa. Pozitivisht në këtë grup ka ndikuar dhe situata e mirë energjetike, duke ndikuar në rritjen e eksporteve të energjisë.

Grupi i ushqime pije dhe duhan ka vijuar tendencën pozitive të nisur prej tre vitesh, duke u zgjeruar me 20% për 4 mujorin. Ky grup ishte më pak i ndikuari nga kriza.

Me ecuri pozitive ishin dhe makineritë pajisjet e pjesët e këmbimit, shitjet e të cilit u rritën me 16% në raport me 4 mujorin 2020 dhe 23% në raport me të njëjtën periudhë 2019.

Rritet deficiti tregtar

Sipas INSTAT, Në katërmujorin e parë 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 109 mld lekë, duke u rritur me 34,9%, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 225mld lekë, duke u rritur me 29,0%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 116mld lekë, duke u rritur me 24,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020.

Rriten eksportet drejt të gjitha shteteve

Sipas INSTAT, Në muajin Prill 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Prill 2020 janë: Italia (95,8 %), Kosova (172,9 %) dhe Gjermania (24,3 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Ukraina (37,2 %), Bosnje/Hercegovina (13,0 %) dhe Rumania (22,2 %).

Gjatë këtij katërmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (29,3 %), Kosova (62,8 %) dhe Gjermania (12,2 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Franca (18,2 %), Mbretëria e Bashkuar (14,9 %) dhe Ukraina (17,7 %).

Në muajin Prill 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Prill 2020 janë: Italia (133,3 %), Turqia (118,1 %) dhe Kina (108,9 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (0,1 %), Zvicra (11,9 %) dhe Kroacia (0,1 %).

Gjatë këtij katërmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (44,9 %), Turqia (53,2 %) dhe Kina (47,5 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Rusia (37,0 %), Zvicra (11,9 %) dhe Ukraina (2,0 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59,3 %, të gjithë tregtisë. Në Prill 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,9 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30,0 %), Turqia (8,0 %), Kina (7,2 %) dhe Gjermania (7,0 %).

Shkëmbimet tregtare, për katërmujorin e parë 2021, me vendet e BE-së zënë 62,4 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Prill 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 56,7 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (31,8 %), Turqia (7,7 %), Greqia (7,1 %) dhe Kina (7,1 %).

Marrë nga Monitor

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi eksportet ne prill instat rriten eksportet eksportet ne prill instat rriten eksportet

Sondazh

Poll

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det, policia e nxjerr në breg, momenti i shpëtimit

Drift si i 'çmendur' në rrugët e Vlorës, gjobitet me 750 mijë lekë i riu në Vlorë, i hiqet patenta

35-vjeçari përplas të miturën me makinë dhe arratiset, momenti kur kalimtarët rrethojnë të voglën

'Big Brother' në Shqipëri, zbulohen 3 kamera sigurie në lagjet e Memaliajt dhe 1 në Burrel

Hiqen 39 kamera në Korçë dhe Pogradec

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parkingun e kullës, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Zjarri nisi nga parkingu, dalin pamjet nga djegia e kullës 41-katëshe, zona e mbuluar nga tymi

Momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit, vrau gruan e vëllain e tij në Gramsh

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë

Me pistoletë në brez e 7 fishekë, 'Shqiponjat' kapin 26-vjeçarin në Tiranë

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Rama largohet nga Presidenca

Banesa në rrezik nga rrëshqitja masive e dherave në Durrës

Operacioni 'Mjedisi' në Krujë, vihen në hetim 5 persona, administratorë të 5 guroreve

Rruga e Arbrit ishte e bllokuar, Policia: Kemi shtuar masat, duam të parandalojmë aksidentet

Qindra makina të bllokuara në të ftohtë, ç’po ndodh në Rrugën e Arbrit

Meta s'pritet si kryetar i 'Partisë së Lirisë' në Elbasan, demokratja: Ftojmë Presidentin e vendit

Magazina me dhjetëra bidona plastikë ne Kukes, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe kimike

Rrëmbyen dhe plagosën 39-vjeçarin, arrestohen 4 famijarët në Sarandë

Veshur me tuta, si u kap 'Kili' në vilën e Ramazan Rrajës, oficerët kërkojnë me detektorë në Nikël

Drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h, vihet në pranga 18-vjeçari

Shi dhe erë e fortë, çfarë po ndodh në Fier, 'stuhia' mbërthen qytetin

Moti i keq përmbyt Lezhën, uji mbulon rrugët, qarkullimi i makinave thuajse i pamundur

Me çantën 'Gucci' në dorë, Elvis Roshi 'lufton' me erën e gazetarët...për pak i bie pemës

Arrestohen 3 hajdutët e bizneseve në Shijak, një tjetër shpallet në kërkim

Lezha e përmbytur, uji futet në hyrje pallatesh dhe oborret e shkollave

Rama nga Davos: Ju prezantoj me shqipet që mbrojnë Zvicrën

Operacioni “Wanted”/ Policia arreston 4 persona në Vlorë

Përroi bllokon makinën, banorët e zonës shpëtojnë familjen me 5 anëtarë në Lezhë

Braçe: Nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë fare