“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen me qëllim ekstradimin 3 të rinj (EMRAT)
12 Mars 2021, 13:32Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të cilët ishin të shpallur në kërkim. Tre personat e arrestuar në kërkim ndërkombëtar janë : Rruzhdi Marku, Klodian Çobo, Besmir Dinellari.
Çobo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 11.02.2020, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve” parashikuar nga Kodi Penal italian.
Markut, gjykata e Torinos,, në datën 11.02.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian
Dinellari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, më datë 11.02.2020, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
NJOFTIMI:
Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.Falë bashkëpunimit të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Elbasan, me FAST Albania dhe Interpol Tirana, janë arrestuar 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.Nga strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Rr. M., 30 vjeç, banues në Tiranë. Këtij shtetasi, Gjykata e Torinos, Itali, në datën 11.02.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, është bërë lokalizimi dhe arrestimi provizor i shtetasit K. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 11.02.2020, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve” parashikuar nga Kodi Penal italian.
Gjithashtu, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, është bërë lokalizimi i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi në Itali, i shtetasit shqiptar B. D., 31 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, më datë 11.02.2020, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– 863 persona janw gjobitur gjatw 24 orwve tw fundit pasi nuk zbatuan masat e vendosura anti-COVID.Policia bën me dije se u ndëshkuan me gjobë ...
TIRANË– Qytetarët kanë krijuar radhë të gjata ditën e sotme në filialin e një banke në kryeqytet. Siç shihet dhe në fotot e siguruara nga Dosja.al, ...
SARANDË– Mjeku kardiolog i spitalit të Sarandës, Irakli Thomai ka humbur betejën me Covid-19, në moshën 72-vjeçare.Mjeku kishte një muaj që ishte në...
TIRANË- Dje, një person ende i paidentifikuar i ka vendosur tritol makinës së prokurorit Arjan Muça. Ndërkohë sot është zbuluar itinerari që ka bërë...
DIBËR-Edhe pse është shpallur me vendim qeverie si fshat turistik, mes 100 fshatrave në të gjithë vendin, fshati Rabdisht në Njësinë Administrative Melan ...
TIRANË– Kamerat e sigurisë kanë fokusuar momentin kur autori vendosi lëndën plasëse në makinën e prokurorit Arjan Muca. Bëhet fjalë për një të ri rreth 30 ...