Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Qytetari Gerald Bajraktari ka denoncuar në emisionin “Stop” se në datën 6 Mars 2021, shkoi në urgjencën e kardiologjisë në QSUT, pasi iu ngrit tensioni. Ai vuan nga “Atak Panik” dhe pacientët, që vuajnë nga kjo sëmundje, ndër të tjera kanë ftohtë më shumë se të tjerët dhe kryesisht në gjymtyrë.
Geraldi thotë, se pasi kishte pirë një medikament, që ia ka rekomanduar një mjek gjerman, u stabilizua disi, por kishte ftohtë nga këmbë. Në këto kushte i kërkoi mjekut kardiolog Elton Çalliku, një batanije, por mjeku iu përgjigj me arrogancë dhe duke menduar, se po filmohej i bërtiti dhe e qëlloi në fytyrë me pëllëmbë.
“Më ka thënë se nëse ti ke ethe ‘unë të zbyth për b*thë jashtë’ dhe ka urdhëruar stafin dhe infermierët jashtë me barelë dhe më la në çadër. Për kokëfortësinë e tij. Unë i kam thënë se ti je duke u paguar në punë me taksat tona dhe kjo nuk është e hijshme. Unë kam pasur telefonin në dorë dhe ka thënë se unë kam qenë kameraman dhe ka urdhëruar që të më nxirrnin jashtë. Më nxorën jashtë në çadër, për arsye dhe kapriço të doktorit dhe kanë kapur për futi babain tim. Në çadër ka ardhur sërish doktori dhe më ka bërë sërish presion”, tregoi qytetari.
Ai tregon gjithashtu se e ka marrë në pyetje policia dhe ai ka treguar se doktori e ka qëlluar me grusht në sy duke ia nxirë. Geraldi thotë, se versionin e tij është gati ta mbrojë kudo dhe kërkon që institucioni të hapë kamerat.
Pas këtij denoncimi Gerladi duke u pajisur me një kamer të fshehtë ka biseduar sërish me doktorin lidhur me incidentin. Mjeku e pranon aktin, por thotë, se ishte i stresuar, për shkak të një lajmi të keq për shëndetin e një kolegu.
Mjeku, Elton Çalliku: Nga ana njerëzore, po ta them sinqerisht, në atë moment, neve sapo na erdhi një lajm i rremë, që një mjek, shoku ynë, që është i intubuar në Turqi, që ky mjek ka vdekur dhe unë isha i tronditur nga ana shpirtërore, njerëz jemi edhe ne.
Denoncuesi: Po ne të tjerët, duhet të vdesim? Duhet të më trajtosh si kafshë, si kavie? Pse më kërcënove babanë?
Mjeku, Elton Çalliku: Kur më the: “Kam ethe”,unë ta thashë me shprehje popullore, ti e more për keq, “Të zbyth te çadra!”.
Denoncuesi: “Të zbyth për b*thësh!”
Mjeku, Elton Çalliku: Po jo, mor burrë!
Mjeku, Elton Çalliku: Të thashë: “Të zbyth te çadra”, dëgjo mua doktorin, se unë e di, se çfarë kam thënë.
Mjeku, Elton Çalliku: Me protokoll, pacientët, që dyshohet, se kanë temperaturë, se ethet temperaturë japin. …, Ti ma more për keq fjalën.
Denoncuesi: Pse më gjuajte me shpullë?
Mjeku, Elton Çalliku: Nuk të kam gjuajtur me shpullë.
Denoncuesi: Ti më ke gjuajtur këtu në faqe.
Denoncuesi: Babit tim i ka gjuajtur në stomak infermieri i shëndoshë.
Mjeku, Elton Çalliku: Ke bërë një gjest, që është i ndaluar me ligj, që të filmosh…
Denoncuesi: Mund ta çosh telefonin tim në Izrael, ku të duash, unë e kam mbajtur në këtë pozicion.
Mjeku, Elton Çalliku: Kam tentuar të të heq telefonin. Në qoftë se të ka hasur dora, të kërkoj ndjesë.
Denoncuesi: Më ke gjuajtur në fytyrë.
Mjeku Elton Çalliku: Kam patur qëllim të të heq telefonin.
Denoncuesi: Të kam thënë, se telefoni im është privat dhe nuk ke bythë ti, ta prekësh me dorë.
Mjeku, Elton Çalliku: Në këtë situatë jemi acaruar të dy.
Denoncuesi: Ti duhet të jesh edhe psikolog, edhe doktor. Tani, unë si të bëj? Të vdes? Babanë tim, pse e kërcënuat, i the: “Të shuaj si fis!”. Pse e kapi prej fyti, infermieri i shëndoshë?
Mjeku, Elton Çalliku: Sepse tentoi të më gjuajë mua.
Denoncuesi: Jo, ti më gjuajte mua dhe kur sheh fëmijën të sëmurë… e ka kapur prej fyti dhe ka disa shenja në stomak.
Denoncuesi: Mua më prekin fjalët. Kur të kam thënë, që unë jam Gerald Bajraktari, ke ardhur dhe më the, se është një keqkuptim.
Mjeku, Elton Çalliku: Shko zgjidhe! Në qoftë se ne sqarohemi kështu dhe jemi “ok”, në qoftë se jo, ka ligj për këto punë.
Denoncuesi: Ok, në rregull. Kalofsh mirë! Respekte, thjesht që ti e pranon.
Ndërsa në një sqarim për “Stop”, mjeku Elton Calliku shprehet, se pretendimet e zotërisë, se është goditur me qëllim nga ana e tij, janë të pavërteta.
“Për sa i përket sqarimit, për çështjen që interesohet emisioni “Stop”, nuk bëhet fjalë për goditje të pacientit. Në momentin, që pacienti ka ardhur i axhituar, për shkak të atakut të panikut, që shoqërohet shpesh me luhatje të tensionit, ndërkohë që po vlerësohej, me matjen e tensionit dhe kryerjen e EKG-së, i kanë filluar të dridhurat, ethet. Në këtë moment i është thënë ‘Do të të çojmë te çadra, të vendosim termometrin, sipas rregullave për triazhimin e gjendjes febrile të Covid-19’. Pacienti është axhituar, ka ofenduar, ka ngritur celularin, për të bërë video, për të regjistruar mjekun, duke e ofenduar, dhe unë i jam afruar, për t’i larguar telefonin, sepse në ato momente, nuk e pata personalin e ‘security’, në urgjencë,madje pacienti shoqërohej nga dy persona: i ati dhe një kushëri tjetër, në shkelje të rregullave të urgjencës, sepse në kuadrin e Covid-19, prej 1 viti, pacientët futen vetëm, brenda në urgjencë dhe familjarët thirren vetëm, kur mjeku kërkon sqarime.
Këta dy persona gjendeshin bashkë me pacientin, madje i ati ka tentuar të më godasë në fytyrë. Unë jam shmangur, më ka goditur në shpatull. Infermieri, në mungesë të “security”, është futur në mes për të ndaluar dhunën, pastaj ka ardhur personeli i “ security”, është transportuar në cadër, i është matur temperatura, i është stabilizuar tensioni, është ndjekur nga një mjek tjetër për disa minuta. Me stabilizimin e gjendjes, është larguar për në shtëpi. Pretendimet e zotërisë, që është goditur me qëllim nga mjeku, janë të pavërteta”, ka treguar mjeku për “Stop”.
Marre nga: Tvklan
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FINIQ– Një gropë e madhe është hapur papritur në fshatin Krongj të Finiqit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se zona ku është hapur gropa gjigante është ndodhe...
ITALI-Gjykata italiane ka marrë vendim për tre shqiptarë që janë arrestuar muajin korrik të muajit të kaluar, pasi janë shpallur pëgjegjës për një laborator her...
TIRANË- Kanë mbërritur në vendin tonë 9,360 doza të vaksinës Pfizer. Vaksinat që kanë ardhur në Aeroportin e Rinasit, janë pritur nga Ministrja e Shëndetës...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e përmbaruesit privat Lefter Canaj, i cili ka ekzekutuar një masë sigurie që nuk ishte caktuar nga gjykata. Në r...
BRITANI E MADHE- Një 21-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Elvis Keta është dënuar me një vit burg pasi u kap në një fermë droge me vlerë 27 mijë paund. ...
TIRANË– Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka kërkuar nga qeveria vaksinimin e gazetarëve dhe operatorëve me vaksinat anti-COVID. Duke listuar emrat e dis...
TIRANË– Sot është shënuar 13 vjetori i tragjedisë së shpërthimit në Gërdec, ku ndërruan jetë 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Sot pas 13 vitesh f...
GREQI-Një 22-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet me dije është arrestuar në Greqi, pasi dyshohet se ka sulmuar një oficer policie në protestën e Nea Smyrni...
Vaksina AstraZeneca është efikase dhe e sigurtë për t’u injektuar tek të gjithë personat mbi 18 vjeç. Vec organizmave zyrtare shendetësore europiane edhe...
Matthew Palmer, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit dhe përfaqësues i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Ba...