LIVE UPDATES
Aktualitet

Përmbaruesi “shkel” gjykatën, përzë forcërisht pronarët afër Kishës së Laçit

15 Mars 2021, 20:02 Nga DOSJA

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e përmbaruesit privat Lefter Canaj, i cili ka ekzekutuar një masë sigurie që nuk ishte caktuar nga gjykata. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua familja Gjini, e cila ka në pronësi një sipërfaqe toke në afërsi të Kishës së Laçit.

“Në vitin 2018, Kisha bën një padi në Gjykatën Administrative për pavlefshmëri të dokumenteve hipotekore. Procesi endet sa në shkallën e parë dhe të apelit dhe ende nuk ka një vendim të formës së prerë. Ndërkohë, pa u shqyrtuar çështja e themelit, pala kundërshtare bën një kërkesë për sigurim padie. Gjykata e Apelit Administrativ vendos në vitin 2018 që të pranojë pjesërisht këtë kërkesë, duke vendosur ‘të mos kryejë asnjë punim apo veprim mbi pronën objekt gjykimi’” thotë Preng Gjini, ndërsa shton se këtë vendim, Kisha e ka dërguar në Përmbarimin Shtetëror të Kurbinit. Ky përmbarim e ka ekzekutuar, duke e dërguar vendimin në Hipotekë dhe në Bashki. Pra, që mos të shitej prona dhe mos të ndërtohej në atë zonë. Por jo të ndalohej familja Gjini të ushtronte aktivitetin tregtar.

Familja Gjini thotë se në asnjë rresht të vendimit nuk ndalohet tregtimi i suvenirëve. Pasi janë të regjistruar. Kisha e tërheq dosjes nga përmbarimi shtetëror dhe ia çon përmbaruesit privat Lefter Canaj. Ky i fundit shkon te prona dhe i largon me forcë anëtarët e familjes Gjini, madje u heq edhe aktivitetin tregtar.

Sipas familjes, një nga anëtarët e trupit gjykues që ka dhënë vendimin për masën e sigurimit ka qenë z.Arjan Qafa. Fiks Fare siguroi një video të gjyqtarit (ish gjyqtarit, të larguar në 2020 nga vetingu) Arjan Qafa në zyrën personale të priftit të Kishës së Laçit, Marash Marinaj, para shënies së vendimit. “Video është bërë nga unë dhe takimi është realizuar para vendimit të Gjykatës Administrative. Mendoj se me ndërhyrje është dhënë një vendim i tillë. Unë e kam me dokumente. Nëse prona do të ishte e Kishës së Laçit, unë do e falja. Por nuk është në pronë të Kishës, s’ka lidhje me Kishën. Është në hyrje. Ekzekutimi i vendimit nga ana e përmbaruesit Lefter Canaj është i kundraligjshëm” thotë ai, ndërsa sipas një regjistrimi të veprimeve të përmbarimit, avokati i familjes i tregon z.Canaj edhe arsyetimin e vendimit, por ai nuk dënjon ta lexojë.

Pas ankesës, gazetarët interesohen fillimisht pranë Kishës së Laçit, ku asnjë përgjegjës nuk pranon të japë shpjegime apo intervistë. Ndërkohë, gazetarët insistojnë disa herë të takojnë përmbaruesin Lefter Canaj, por ai nuk pranon të japë shpjegime. “Përmbaruesi e ka të ndaluar të japë informacion palëve të treta si dhe medias” na komunikoi përmbaruesi nëpërmjet mesazheve.

Gjykata dhe përmbarimi shtetëror: Canaj tejkaloi vendimin e gjykatës

Pas përplasjeve mes përmbaruesit privat Lefter Canaj dhe familjes Gjini, Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë zyrës së Përmbarimit Shtetëror në Kurbin. Në përgjigje, kjo zyrë thotë se fillimisht e kanë pasur ata dosjen për ekzekutim. Madje i janë drejtuar edhe Gjykatës Administrative për të interpretuar vendimin e sigurimit të padisë. “Në pjesën arsyetuese të vendimit dhe në dispozitiv nuk përcaktohet nëse shitja e suvenirëve mbi këtë pronë është një ndër masat e marra nga Gjykata. Dhe në këto kushte kjo gjykatë ka çmuar se nuk është në kushtet kur Zyra Përmbarimore Kurbin mund të kërkojë të urdhërohet kryerja e veprimeve të posaçme, kur titulli ekzekutiv për këtë nuk është i qartë” thotë Përmbarimi Shtetëror i Kurvinit.

Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë edhe Gjykatës Administrative të Tiranës, duke i kërkuar nëse në vendimin e vitit 2018 ka qenë i drejtë largimi me forcë i familjes Gjini për të kryer tregti në atë pronë. Sipas përgjigjes, “është e dukshme se nuk është marrë në shqyrtim fakti i kryerjes së aktivitetit tregtar nga pala e paditur”. Gjykata Administrative e Apelit ka analizuar edhe vendimin e dytë, atë të saktësimit të vendimit të sigurimit të padisë. Në këtë përgjigje, ajo pohon se “Pala e paditur kishte detyrimin të mos kryheshin në pronën objekt konflikti, veprime që janë të lidhura me moskryerjen e punimeve, si dhe të veprimeve administrative apo juridike, në të cilat nuk përfshihet veprimtaria tregtare”.
Pra, përmbaruesi Lefter Canaj ka tejkaluar vendimin e gjykatës, duke ekzekutuar edhe një masë e cila nuk ishte dhënë nga gjykata!

Marre nga: TopChannel 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter canaj lefter canaj

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen