LIVE UPDATES
Editorial

Tek e fundit, le të shkojmë në zgjedhje

26 Dhjetor 2019, 11:17 Nga DOSJA
Tek e fundit, le të shkojmë në zgjedhje

LDK në njërën anë thotë që nëse nuk arrihet marrëveshja atëherë fajin për këtë e ka LVV si fituese e zgjedhjeve, kurse në anën tjetër e kërkon gjysmën e pushtetit, plus Presidentin, sepse sipas tyre  kanë fituar vota ‘gati’ sa LVV. Këto dilema, dhe plot të tjera që i kemi parë këto javët e fundit, do të mund të sqaroheshin edhe me një palë zgjedhje të reja. Kurse ato zgjedhje do të mund të ishin një mundësi e mirë për disa nga ne që të mos shpresonim dy herë gabimisht.

Zakonisht ndodh kështu: Sa herë që e dëgjoj një shqiptar duke thënë që 99 për qind e punës është e kryer, në fund del që ai 1 përqindshi i mbetur ngadhënjen. Të tillë duket që e kemi fatin edhe në rastin e marrëveshjes për një qeverisje të përbashkët në mes të LDK’së dhe LVV’së. Fillimisht na ishte thënë që vetëm po e presin certifikimin e rezultateve zgjedhore, sepse pastaj marrëveshjen do ta përfundojnë sa ku njeriu e pin një espresso. Madje thoshin që shumë më problematik është harmonizimi i planeve qeverisese, se sa cila parti do të marrë sa ministri, ose se kujt do t’i takojë cila pozitë shtetërore. Kjo ishte një muzikë të cilën veshët tanë kishin nevojë ta dëgjonin. Hej, më në fund do ta kemi një koalicion qeverisës, për të cilët më i rëndësishëm është plani qeverisës se sa individet që do ta implementojnë. Duke e pasë në mendje qeverinë që ishte – e që fatkeqësisht ende është – duke i pasë parasysh fjalët e ëmbla që po i dëgjonim prej këtyre që po pritej të vinin, secili prej nesh dëshironte të shpresonte që do të mund të jetonte së paku sa për ta parë edhe këtë qeveri.

U certifikuan rezultatet. U harmonizua edhe plani. U realizuan edhe takimet e shumëpritura në mes të dy liderëve të dy partive. Presidenti e thirri edhe mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të Kosovës, e cila do të mbahet nesër, por pushka e LVV’së dhe LDK’së nuk bëri bam. Përkundrazi tash në mbrëmje e dëgjuam përmes një videomesazhi liderin e LVV’së duke na e dhënë lajmin e keq, se mëgjithatë nuk ka marrëveshje. Tym i zi prej të dyja oxhaqeve. Palët, përkundër përpjekjeve, nuk kishin arritur të merreshin vesh saktësisht për atë që kishin thënë që është gjëja më e lehtë në të gjithë këtë proces: cila parti do të marrë cfarë dhe cila parti do të zgjedhë e para.

Në fakt gjatë gjithë kësaj kohe duket që përpjekje për të gjetur një zgjidhje ka bërë vetëm LVV, ndërsa LDK i ka qëndruar stoike pozicionit të saj fillestar që i duan pesë ministri, presidentin, kryeparlamentarin, një nënkryeparlamentar dhe një zëvendëskryeministër. Sipas LDK’së votuesi kishte vendosur kështu, pra për ndarje të barabartë të pushtetit, duke i pasë parasysh edhe votat ‘gati’ të barabarta.

Këtu e kemi një shkarje të vogël logjike.

Gjatë kësaj kohe e kemi dëgjuar LDK’në duke thënë se përgjegjësia për krijimin e institucioneve i takon LVV’së, sepse ata janë fitues të zgjedhjeve.

Prit pak!

Si është e mundur që kur është fjala për përgjegjësi, atëherë ajo i takon në shkallën 100 për qind LVV’së, sepse i paska fituar zgjedhjet, kurse kur është fjala për ndarjen e pozitave shtetërore, atëherë ajo duhet të bëhet 50/ 50, sepse votat ishin ‘gati’ të barabarta. Është e pamundur ta justifikosht këtë pozicion të LDK’së. Ata po kërkojnë që nëse nuk krijohen institucionet, elektorati ta dënojë LVV’në për paaftësi në krijimin e tyre, kurse nëse ndërtohen ato ajo t’i marrë 50 për qind të pozitave, plus Presidentin. Kurse në ndërkohë LDK gjatë gjithë kësaj kohe nuk është shquar me asnjë iniciativë kreative për ta zhbllokuar situatën. Krejt cfarë kemi parë prej këtij subjekti është që ata kanë qëndruar me digitron në dorë duke i kalkuluar përqindjet, pastaj të njëjtat duke i vënë në peshore për të parë nëse ishin krejtësisht të njëjta. Në momentin kur sipas llogarive të tyre e kanë nxjerrë përqindjen e saktë, se cka quajmë 50 për qind, ata janë ngujuar në selinë e tyre duke pritur përgjigje nga LVV. Kohë pas kohe i kemi parë duke dalë prej selisë së tyre në Qafë, të ngrysur dhe të mendueshëm, sikur dikush po i detyronte të bënin një sakrificë sublime për shtetin e Kosovës. E vërteta është se LDK është në këtë pozitë që është vetëm falë faktit që LVV ia ka ngushtuar vetës rrugën, duke i përjashtuar nga ekuacioni partitë tjera politike, e gjithashtu duke e përjeshtuar mundësinë që të krijojë një qeveri me ndihmën e votave të Listës Serbe. Ne të gjithë e kemi përkrahur këtë qasje të LVV’së, duke shpresuar që LDK nuk do të abuzojë nga ekskluziviteti që i ishte paraqitur. Mirëpo fatkeqësisht një gjë e tillë po ndodhë. LDK jo vetëm që nuk po i pranon ofertat e LVV’së, por edhe po qëndron e mbyllur brenda zhguallit të vet, duke e nxjerrë kokën prej aty vetëm sa për ta lexuar dhe refuzuar ofertën e re të Kurtit. Pastaj kohë pas kohë dalin në media dhe thonë se “janë të gatshëm për të shkuar në opozitë”. Tash si duket është momenti për t’u thënë që “nuk po shkoni në opozitë, por po shkojmë edhe njëherë në zgjedhje”. Duke i ditur të gjitha zhvillimet e javëve të fundit, duke i pasë në mendje figurat që folën në emër të LDK’së pas 6 tetorit, ne të gjithë e dimë se cfarë rezultati zgjedhor do të mund të kemi në zgjedhjet e ardhshëm. Madje, për më tepër, ne të gjithë do të shpresojmë që në ato zgjedhjet e ardhshme, kurdo që do të mbaheshin ato, kandidatë për kryeministër nga LDK do të ishin ose Agim Veliu, ose Lutfi Haziri. Do të ishte një mundësi e mirë që LDK të shfaqej pa maska. Kurse ato zgjedhje do të mund të ishin një mundësi e mirë për disa nga ne që të mos e bënim të njëjtin gabim dy herë, ose të mos shpresonim gabimisht dy herë.

Marrë nga gazeta Ekspress

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial berat buzhala berat buzhala

Sondazh

Poll
Editorial 24 Dhjetor 2019, 05:42

ZZ Post Test

TesttttTirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View Results...

Editorial 20 Dhjetor 2019, 13:44

Festa e parakohshme e SPAK

Opozita e dalë nga sistemi, dje tregoi se, jo vetëmë shtë kthyer në sistem, por është gati të pranojë edhe atë që nuk e pranonte kur ishte në sistem. Arsyet e m...

Editorial 14 Dhjetor 2019, 14:34

Sfidat e mëdha të rindërtimit!

TIRANË- Shqipëria është vënë përpara një emergjence kombëtare, si kurrë ndonjëherë më parë. Teksa gërmadhat e ndërtesave të shembura nga tërmeti dhe atyre ...

Editorial 14 Dhjetor 2019, 11:26

Borisi fitoi, por humbi Britania e Madhe

Angli- Epo, të gjithë e prisnim që të ndodhte, apo jo? Vetëm për ta parë në perspektivë: herën e fundit që konservatorët arritën një fitore kaq dërrmuese ishte ...

Editorial 10 Dhjetor 2019, 12:17

Peter Handke dhe ledhatimi i publikut

Për Serbinë asnjë fjalë. E përse vallë? Peter Handke në fjalimin me rastin e marrjes së Nobelit foli për atë që është e rëndësishme për të. Ajo që ka qenë temë ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj