LIVE UPDATES
Editorial

Kthim te themelet, pse shteti nuk lejohet të rregullojë median

21 Dhjetor 2019, 19:39 Nga DOSJA
Kthim te themelet, pse shteti nuk lejohet të rregullojë median

Disa kohë më parë, gjyqtari Gentjan Medja doli para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, një degë e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, për të mbrojtur veten nën dyshimin se ishte si jurist i paaftë. Medja, i cili kishte kaluar procesin e rivlerësimit kalimtar në shkallë të parë pa probleme në lidhje me pasurinë apo pastërtinë e figurës, përballej me një kërkesë nga Komisioneri Publik për rivlerësim, në bazë të një metodologjie të re të aftësive të tij profesionale.

Në përgjigje të kësaj, Medja mbajti një fjalim të gjatë dhe shterrues mbi parimet e shtetit të së drejtës, në të cilin shpjegoi diçka që në fakt shpjegohet në shkollat e drejtësisë që në vitin e parë të studimit: Shteti është i autorizuar të bëjë ligje vetëm për atë qëKushtetuta e lejon shtetin të bëjë ligje. Institucionet ligjzbatuese bëjnë ato punë të cilat ligji i ka autorizuar dhe ngarkuar të bëjnë në mënyrë eksplicite. Agjencitë ligjzbatuese nuk kanë të drejtë të bëjnë gjëra që ligji nuk i autorizon të bëjnë dhe po kështu, Kuvendi i Shqipërisë nuk bën dot ligje që kushtetuta nuk i lejon.

Dhe në rast se Kushtetuta e Shqipërisë ka ndonjë përcaktim që bie ndesh me ligjin ndërkombëtar, apo me konventat ndërkombëtare apo rajonale, të tilla si Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, është kushtetuta shqiptare ajo që rrëzohet si jo në përputhje me këtë konventë.

Në fund të fjalimit të Medjas mbi limitet e shtetit, Komisioneri Publik e falënderoi dhe theksoi se e kishte dëgjuar me shumë vëmendje. Në seancën pasardhëse, Komisioneri Publik pranoi argumentimin se institucionet e shtetit nuk mund të bëjnë diçka për të cilën nuk janë autorizuar dhe e tërhoqi kërkesën. 

Kjo seancë në KPA ishte një rikthim në njohuritë elementare të shtetit të së drejtës dhe hierarkisë së ligjeve, gjë që u duk e tepruar edhe në atë rast. Në fund fare, Shqipëria duhet të shohë përpara drejt gjërave më të komplikuara dhe të mos vijojë të merret me gjërat që dihen.

Për fat të keq, Shqipëria ka mbetur ende në kapërcyellin mes dy regjimeve.  Kjo u bë e qartë nga votimi i socialistëve në parlament tësë ashtuquajturës paketë – antishpifje si dhe nga një fjalim që kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi mbajti në konferencën e Avokatit të Popullit për lirinë e shprehjes të premten më 20 dhjetor.

Sipas Ruçit, “demokratizimi i medias mbart farën e rreziqeve”, ndërsa lexuesit mund të “ndjehen të kërcënuar nga liria e medias”.

Dhe më tej, Ruçi u përpoq të mbrojë paketën antishpifje duke argumentuar si një babaxhan: “Vetërregullimi nuk mund të garantojë mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe dinjitetit të qytetarëve pa plotësimin prej rregullimit prej shtetit”. 

Pikërisht ky është ai momenti kur të duhet të vrasësh një mizë bezdisëse në fytyrën tënde duke goditur veten me shpullë për t’u rikujtuar edhe një herë për leksionin themeltar të Shtetit të së Drejtës. Shteti është i kufizuar të veprojë vetëm brenda kuadrit të kushtetutës dhe ligjeve, qytetari është i pakufizuar të veprojë me përjashtim të asaj që ndalohet specifikisht në ligj.

Dhe sa i përket paketës anti-shpifje, a është shteti i lejuar të kufizojë lirinë e shprehjes përmes organeve rregullatore?

Përgjigja më e mirë që jepet ndaj kësaj pyetjeje gjendet te neni 22 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta thotë: “1. Liria e shprehjes është e garantuar. 2. Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar. 3. Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet. 4. Ligji mund të kërkojë dhënien e autorizimit për funksionimin e stacioneve të radios ose të televizionit.”

Ndërsa neni 10 i Konventës thotë: “Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë duhet të përfshijë të drejtën për të pasur opinione dhe për të marrë dhe ndarë informacion dhe ide pa ndërhyrje nga autoriteti i shtetit dhe pavarësisht kufijve. Ky nen nuk mund të ndalojë Shtetet nga kërkesa për licencim të sipërmarrjeve të radiove, televizioneve apo kinemasë”. (Fjalët me bold janë theksuar nga unë).

Kjo është edhe arsyeja se pse Komisioni Europian dhe Komisionerja e Lartë e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, në dy deklaratat e tyre 24 orë para miratimit të paketës anti-shpifje nga parlamenti e bënë të qartë këtë kufizim. Sipas Komisionit Europian, rekomandimet e saj për Shqipërinë janë ” kufizimi i qëllimit të rregullimit vetëm në shërbimet e mediave audio-vizive online.” Dhe sipas znj, Mijatoviç, e cila është një nga ekspertet më të njohura të lirisë së medias aktualisht në kontinent, “ka rëndësi vendimtare që të sigurohemi që interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që vetërregullimi nga media, përfshirë median online, të triumfojë.” 

Siç bëhet e qartë nga ky lexim nga ana e Komisionit të nenit 10 të konventës, nga ku rrjedh edhe neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë, shteti nuk ka të drejtë të rregullojë median me përjashtim të televizioneve, radiove dhe kinemave. Por edhe në këto të fundit, kushtetuta jonë thotë “mund t’i” ndërsa konventa thotë “nuk ndalohet të”, gjë që do të thotë se: në rastin e gazetave, revistave apo medias ne internet, shteti nuk ka të drejtë të ndërhyjë ndërsa te televizionet mundet të zgjedhë, në bazë të zhvillimeve specifike të një vendi, të ndërhyjë ose jo.

Pra, që të kthehemi te fjalimi i Ruçit, rregullimi nuk është një alternativë ndaj vetërregullimit. Parlamenti nuk autorizohet nga kushtetuta dhe nga konventa të bëjë ligje për këtë punë. Nxitja e vetërregullimit është i vetmi opsion në politikëbërje.

Kjo është edhe përgjigjja e nevojshme ndaj ankesave të kryeministrit se kundërshtarët e ligjeve në fjalë “nuk duan fare ligje”. Kundërshtarët nuk pranojnë që Shqipëria të këtë diçka më pak se sa të drejtat e caktuara në Kushtetutë dhe në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Dhe, po, kjo do të thotë se parlamenti nuk bën dot ligj për të mbikëqyrur median.

Kryetari i Kuvendit, i cili më herët është ankuar se Europa na ka sjellë drogën në Shqipëri, shprehu në fjalimin e tij edhe disa ide mbi botëkuptimin e tij se çfarëështë liria, shumë të ngjashme me kohën për të cilën Ruçi nuk e fsheh nostalgjinë, pra kohën e komunizmit. Sipas Ruçit, lexuesi mund të “ndjehet i kërcënuar nga liria e medias” apo se “liria e medias nuk mund të zhvillohet jashtë etikës së saj.” Akoma më tutje, Ruçi konsideron median “degë e kartërt e qeverisjes”, ndërsa duket se shpreh keqardhje se ajo është “e pavotuar”.

Këto maksima duket se janë shumë të medituara dhe të tilla që nuk vihen në diskutim. Vetëm ka ca gjëra që stonojnë.

Media nuk është dega e katërt e qeverisjes. Në teorinë e përgjithshme politike, medias i është vënë si një tip nofke “pushteti i katërt”, shtesë ndaj pushtetit ekzekutiv, atij ligjvënës dhe atij gjyqësor. Kjo nofkë nuk e bën median pjesë të qeverisjes, as pjesë të kuadrit të përgjithshëm kushtetues të vendit. Është vetëm një nofkë për të shpjeguar rolin e saj në demokraci si kërkues llogarie ndaj këtyre pushteteve të mësipërme. Po kështu, biznesit, psh, në disa teori politike, për shkak të ndikimit që mund të ushtrojë në tre kolonat e qeverisjes, i është vënë nofka “pushteti i pestë” apo shoqërisë civile i është vënë nofka “pushteti i gjashtë”. Kjo nuk do të thotë, që larg qoftë, ne të krijojmë një zyrë të ekzekutivit për të mbikëqyrur politikëbërjen që vjen nga biznesi apo nga shoqëria civile. Sepse po ta bënim këtë, nuk do të kishim nevojë as për biznes, as për shoqëri civile e aq më pak, për media të pavarur nga pushteti politik.

Dhe përsa i përket etikës, pa të cilën nuk ka liri, etika është saktësisht ajo normë shoqërore që imponohet nga shoqëria përmes ndërveprimit të saj. Etika nuk mund të bëhet ligj. Kur një media shkel normën etike të shoqërisë, nuk është shteti ai që e mban përgjegjëse, është shoqëria. Përndryshe, vetëm një hap e ndan shtetin e së drejtës nga shteti totalitar.

Në shtetin e së drejtës, është pushteti teorikisht i pavarur i gjyqësorit ai që zgjidh mosmarrëveshjet mes qytetarëve dhe pushtetit politik, ndërsa në shtetin totalitar nuk ka nevojë për gjykata, i zgjidh të gjitha problemet shteti me urdhër nga pushteti politik.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial gjergj erebara paketa antishpifje gjergj erebara paketa antishpifje

Sondazh

Poll
Editorial 20 Dhjetor 2019, 13:44

Festa e parakohshme e SPAK

Opozita e dalë nga sistemi, dje tregoi se, jo vetëmë shtë kthyer në sistem, por është gati të pranojë edhe atë që nuk e pranonte kur ishte në sistem. Arsyet e m...

Editorial 14 Dhjetor 2019, 14:34

Sfidat e mëdha të rindërtimit!

TIRANË- Shqipëria është vënë përpara një emergjence kombëtare, si kurrë ndonjëherë më parë. Teksa gërmadhat e ndërtesave të shembura nga tërmeti dhe atyre ...

Editorial 14 Dhjetor 2019, 11:26

Borisi fitoi, por humbi Britania e Madhe

Angli- Epo, të gjithë e prisnim që të ndodhte, apo jo? Vetëm për ta parë në perspektivë: herën e fundit që konservatorët arritën një fitore kaq dërrmuese ishte ...

Editorial 10 Dhjetor 2019, 12:17

Peter Handke dhe ledhatimi i publikut

Për Serbinë asnjë fjalë. E përse vallë? Peter Handke në fjalimin me rastin e marrjes së Nobelit foli për atë që është e rëndësishme për të. Ajo që ka qenë temë ...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale