LIVE UPDATES
Editorial

Edi Rama – hipokriti që bën nusen në dasmë dhe arkivolin në mort

12 Dhjetor 2019, 12:19 Nga DOSJA
Edi Rama – hipokriti që bën nusen në dasmë dhe

Në ditët e para pas tërmetit e kam  përshkruar Edi Ramën si një njeri, që, në panikun e përgjegjësisë, vuri në veprim të gjitha aftësitë e tij aktoriale, manipulative për t’ia veshur përgjegjësitë e pasojave të tërmetit natyrës, Zotit e kujtdo qoftë, përveç vetes dhe të tijve. Në ditët në vazhdim, me ç’po na shohin sytë, ky panik, bashkuar me çrregullimet e rënda narcizistike të personalitetit, të manipulatorit pervers, po e bën gjithnjë e më të surreal e më të rrezikshëm. Ka një shprehje frënge për narcizistët si Rama që thotë: “Ata duan të jenë në rolin e nuses në dasmë dhe të arkivolit në mort”. Ne rastin e tërmetit, aktori në fjalë po arrin kulmin e karrierës së tij, sepse, më herët, e kemi parë në rolin e nuses në dasmë, kurse me tërmetin po e shohim edhe në rolin e arkivolit në mort, madje duke arritur një sintezë tragjikomike të dasmës me mortin. Të tilla janë shfaqjet që po jep nëpër zonat e tërmetit, i ndjekur hap pas hapi nga kamerat e ERTV, ku herë bën gallatë me fëmijët e traumatizuar nga vdekja e prindërve e humbjet e shtëpive, herë u jep urdhër qenve dhe servilëve që të heshtin në hallin e madh që e ka gjetur popullin; ku edhe transmeton non stop aktivitetin e tij (edhe kur pi kafen në zyrë), edhe i urdhëron të zotët e shtëpive që viziton që të mbyllin televizorin se sipas tij është si të kesh shejtanin në shtëpi; ku një ditë e shohim t’i dridhet dora në një formë që të bën të mendosh se vuan nga një parkinson i avancuar, e ditën tjetër e shohim të ngrejë me një dorë në ajër, gjithë gaz, një foshnje dhe ta rrotullojë para kamerave si aeroplan (ndërkohë që ai i shkreti rrinte si i ngrirë), duke na bërë të mendojmë se dridhja e dorës ishte një lojë teatrale për të ngjallur ndjenja përdëllimi te shqiptarët. Janë shfaqje, në të cilat e ke vështirë të thuash nëse po bën nusen në dasmë, arkivolin në mort apo të dyja bashkë, por që dallohen edhe nga një hipokrizi e madhe, nëse me termin kuptojmë aktorin pervers, që ndërron faqe sipas rolit që i intereson, që tjetër është e tjetër duket, tjetër flet dhe tjetër mendon. Në fakt, “hipokrit” e ka burimin nga fjala greke “hipokrites”, që do të thotë “aktor”.

Në vazhdën e këtyre hipokrizive e pamë para disa ditësh të luajë rolin e arkivolit në mort në emisionin e Bruno Vespës “Porta a Porta”. Me një pamje të pikëlluar, i veshur me kostum dhe kravatë të zezë, kërkoi t’i bënte italianët të mendonin se çfarë djali inteligjent e me shpirt të ndjeshëm u ka rënë për hise si Kryeministër shqiptarëve, si dhe që të derdhnin ndihma në numrin e llogarisë bankare që ka hapur qeveria. Ato 15-20 minuta intervistë, ishin një shfaqje aktoriale gënjeshtrash manipulative.

Lajmi i shpërndarë në rrjet prej të birit, ku thoshte se edhe një e afërmja e tij kishte vdekur, i amplifikuar nga makina e propagandës në lajmin e vdekjes së një njeriu të shtrenjtë të familjes kryeministrore: të dashurës apo të fejuarës së të birit, kishte arritur edhe në veshët e Vespës, i cili, me një pamje ngushëlluese, e filloi intervistën me këtë lajm. Kryeministri e kaloi ngushëllimin duke kaluar te pikëllimi i tij për të gjithë shqiptarët. Ndoshta i erdhi zor nga i biri, i cili nuk e ka quajtur “të dashur” apo “të fejuar”, por “të afërme” dhe këtë e ka bërë o për të ruajtur diskrecionin, o pse nuk e ka pasur të dashur, aq më pak të fejuar, dhe, në fakt, nuk kemi parë asnjë fotografi të të birit me këtë vajzë, aq më pak me vjehrrin e mundshëm. Por kur do të bësh arkivolin në mort, e vërteta apo diskrecioni nuk kanë pikë rëndësie. Aq më pak kur një sendërgji e tillë të çliron nga përgjegjësia e vdekjes së të ndjerës e 50 të tjerëve, sepse në këtë rast distancohesh nga vrasësit dhe bashkohesh me viktimat.

Gënjeshtrat manipulative vazhduan, pikërisht me heshtjen ndaj përgjegjësive njerëzore për tragjedinë. Italianët nuk dëgjuan asnjë fjalë, si nga intervistuesi, edhe nga të intervistuarit, për këto. Sigurisht, ata nuk dinin se nusja në dasmë dhe dasmorët e saj ishin tallur me Presidentin, kur ky, para disa muajsh, u përpoq të vinte alarmin për rreziqet e tërmetit? Ata nuk morën asnjë shpjegim se përse, sipas “Il Fatto Quotidiano”, mungonin hartat kadastrale të pallateve të shembura apo përse trupat e shpëtimit kishin punuar me duar e me lopatë e jo me qen e mjetet që nevojiten në këto raste? Rama u tha italianëve se ishin shembur vetëm shtëpitë e vjetra, pallatet e komunizmit (për të cilat nënkuptohej se fajin e ka tërmeti dhe komunizmi) dhe … ndoca ndërtime pa leje andej këtej. Asnjë fjalë për pallatet e dhëna me leje në Durrës nga 2007 deri m 2019 nga bashkëpunëtori i tij më i afërt, Gjushi, një pjesë e madhe të ndërtuara nga ish-deputeti socialist Gashi, që, nga burime të besueshme, thuhet se janë 30% e pallateve të dëmtuara rëndë në Durrës.

Hipokrizia e Ramës shkëlqeu edhe me Sgarbin, i cili, kur Rama tha se arkitekti Casamonti do të merret me projektimin e ndërtimeve posttërmet i tha: “Kujdes se ai ka bërë Figline-n”. Zgarbi e kishte fjalën për një projekt korruptiv (që e ka çuar Casamontin në burg), ku parashikohej restaurimi i një ndërtese të vjetër historike duke e kthyer në diçka të stërmadhe, jashtë proporcioneve me kontekstin e qytetit Figline, për çka Sgarbi është shprehur se: “Është krim që në vendlindjen e Bruneleschit të thërresësh një arkitekt për të ngritur një përbindësh”. Tamam si puna e përbindëshit që ka realizuar Edi Rama dhe Casamonti në stadiumin “Qemal Stafa” (korrupsion plus shkatërrim i trashëgimisë), por me ndryshimin se në Figline u ndërpre nga ndërhyrja e magjistraturës. Por hipokritit nuk i bëri syri tërr kur iu përgjigj: “Vërtet Casamonti ka bërë Filinen, por ka bërë edhe stadiumin tonë, që është tamam ashtu si i do ti gjërat, ku e vjetra ruhet”.

Një tjetër kulm manipulativ aktori e arriti kur, për t’u treguar italianëve se sa njerëz të mirë jemi ne shqiptarët, prandaj e meritojmë ndihmën e tyre, tha se Shqipëria është i vetmi vend që ka pasur më shumë hebrenj pas Luftës sesa para Luftës, me demek ngaqë shqiptarët i karakterizon kulmi i humanizmit në Europë. Nuk dua këtu të përgënjeshtroj këtë mit që nuk e ka shpikur Rama (kush është kurioz, mund të lexojë.

një shkrim timin “Holokausti dhe persekutimi komunist”, “Korrieri”, 1 shkurt 2008, të ribotuar këtu on line http:// www.zemrashqiptare.net/news/2345/fatos-lubonja-holokausti-dhe-persekutimikomunist.html?skeyword=a), por të qesh me shtresëzimin e ri fantastik që i shtoi mitit pinoku. Duke menduar italianët katolikë, tha se priftërinjtë katolikë shqiptarë paskan bërë mrekullira në atë kohë, që nuk i ka bërë askush: kanë pagëzuar hebrenjtë për t’i shpëtuar nga holokausti. Po manipulonte një target të huaj duke harruar se po godiste, jo vetëm të vërtetën, por, indirekt, edhe një pjesë jo të vogël të popullit shqiptar. Sepse është e ditur se në Prishtinë, që ishte pjesë e shtetit shqiptar asokohe, ka pasur një kamp përqendrimi ku kanë humbur jetën 200 hebrenj, madje se shqiptarët e Kosovës kanë ngritur edhe batalionin SS Skanderbeg, për arsye që s’kanë të bëjnë me fenë, por me nacionalizmin. Por, përtej së vërtetës historike, sipas së cilës edhe nëse mund të flitet për një tolerancë të shqiptarëve ndaj hebrenjve, kjo i atribuohet trashëgimisë së perandorisë multireligjioze osmane, të paktën të përmendte edhe ndonjë hoxhë, baba apo prift ortodoks, jo të përmendte vetëm klerin e një minorance 10% për shpëtimin e hebrenjve në një popullsi që ka edhe 70% myslimanë dhe 20% ortodoksë, pa llogaritur shqiptarët e Kosovës. Po hipokriti nuk merakoset për këto detaje. Shqiptarëve u interesojnë vetëm lekët, – thotë me vete – prandaj do ta duartrokasin këtë gjetje fantastike. Pastaj, edhe për myslimanët e kam gati Kuranin në xhepin tjetër. Dhe kështu, pas ca ditësh, u shfaq në Stamboll para investitorëve turq, të cilëve u tha: “Kurani i lavdishëm na mëson se asnjë gjethe nuk e prek tokën pa lejen e Zotit. Kurani i lavdishëm na mëson se katastrofat janë sprova për njerëzimin që të spastrohet nga mëkatet e të pendohet”. “Cila është fytyra më e bukur në Islam, sipas profetit të Zotit? – paqja qoftë mbi të -: të ndihmojmë ata që njohim dhe ata që nuk njohim”.

E pra, në këto ditë të jashtëzakonshme, ku kriza morale është më e madhe se fatkeqësia materiale, ku kërkohet dashuri e vërtetë dhe jo shtirje aktoriale, çështja shtrohet: a mund t’i besohet pastrimi ynë nga mëkatet, pendimi ynë, krijimi i solidaritetit një hipokriti si Edi Rama, që këtej shet humanizmin dhe tolerancën e shqiptarëve dhe më anë tjetër, për të fyer shqiptarët që i kërkojnë përgjegjësitë, përdor edhe qentë që lehin? (“Hiqe more, atë analist!”, i tha një banori për qenin që po lehte jashtë derës.)

Meqenëse po flet kaq shumë për Kuranin dhe Profetin, le ta japim përgjigjen me Kuranin dhe Profetin: Ja ç’thotë Muhameti për hipokritët: “Kush ka katër karakteristikat e mëposhtme, është një kryehipokrit […]: 1. Kur sa herë i besojnë, tradhton. 2. Kur sa herë flet, gënjen. 3. Kur sa herë bën një pakt, tregohet i pabesë. 4. Kur sa herë grindet, sillet pa respekt, në mënyrë të keqe dhe fyese”. Dhe ja se ç’thotë Kurani për hipokritët, që mashtrojnë me oratorinë dhe paraqitjen e tyre: “Kur ju i shihni ata, pamja e tyre e jashtme ju pëlqen: nëse flasin, ju i dëgjoni fjalët e tyre. E megjithatë, ata janë si trungje që rrinë në këmbë të mbajtur me cungale (pa rrënjë). Ata kujtojnë se çdo thirrje që dëgjojnë është kundër tyre. (Kujtoni historinë e qenit F.L.). Ata janë armiqtë e vërtetë, andaj ruajuni prej tyre. Mallkimi i Allahut rëntë mbi ta! Sa shumë janë larguar (nga e vërteta).!”

Ata që preferojnë urtësinë e Krishtit ndaj asaj të Muhabetit, le të lexojnë se çfarë thotë ai në Ungjill për farisenjtë. Unë po e mbyll me një thënie popullore: “Hipokriti bën keq punët e mira dhe bën mirë punët e këqija”. Marrë nga Gazeta Panorama.com

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial edi rama fatos lubonja edi rama fatos lubonja

Sondazh

Poll
Editorial 10 Dhjetor 2019, 12:17

Peter Handke dhe ledhatimi i publikut

Për Serbinë asnjë fjalë. E përse vallë? Peter Handke në fjalimin me rastin e marrjes së Nobelit foli për atë që është e rëndësishme për të. Ajo që ka qenë temë ...

Editorial 22 Nëntor 2019, 11:02

Ndryshime në Klubin “si e patën emrin”

KOSOVË- Ka të ngjarë që mandati i Josep Borellit të fillojë, e ndoshta edhe të përfundojë pas pesë vjetësh, me dy vektorë politikë që po vendosen para se t...

Editorial 16 Nëntor 2019, 19:57

PPP-të ose Paratë e Përdorura Paturpësisht!

TIRANË– Partneritetet Publike-Private, të njohura si PPP-të, apo koncesionet, nuk janë shpikur në Shqipëri. Ato përdoren si një alternativë investimi, kur ...

Editorial 15 Nëntor 2019, 13:22

Për partinë e njerëzve të “Astirit”

TIRANË- Fakti që qeveria, Policia, drejtësia, mediat më të rëndësishme, janë bërë palë me disa pak oligarkë e banditë kundër shumicës së shqiptarëve, kjo ë...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë