LIVE UPDATES
Insights

Telekom Albania, një histori se si miliarderët u shpëtojnë taksave

5 Qershor 2019, 14:08 Nga DOSJA
Telekom Albania, një histori se si miliarderët u shpëtojnë

TIRANË- Në Janar të këtij viti grupi grek, OTE, njoftoi shitjen e bijës së tij në Shqipëri Telekom Albania tek kompania bullgare Albania Telecom Invest. Sipas njoftimit zyrtar, ccmimi i shitjes për të gjitha aksionet e kompanisë së parë celulare në Shqipëri, dikur të njohur me emrin AMC, ishte 50 milionë euro. Transaksioni u publikua me bujë në media, por në atë kohë askush nuk u kushtoi vëmendje detajeve përtej lajmit të shitjes. Deri pak javë më parë.

Muajin e kaluar, aksionerët e Telekom Albania vendosën të shpërndajnë 250 milionë euro divident, ccka përbën shumën më të madhe të fitimeve që është shpërndarë ndonjëherë në historinë e kapitalizmit shqiptarë. Këto janë fitime të realizuara në vite, të cilat ishin lënë të pashpërndara në llogaritë e kompanisë. Por pse u shpërndanë pikërisht tani?

Në fund të vitit të kaluar, Parlamenti miratoi paketën e re fiskale, e cila përgjysmoi tatimin e dividentit nga 15 për qind që ishte në 8 për qind. Sipas draftit, shkalla 8 për qind do të aplikohej edhe për fitimet e realizuara në vitet e mëparshme. 
Dhënia e fuqisë prapavepruese ligjit që uli tatimin e dividentit shkaktoi debate jo të vogla në publik, pasi përfituesit e vetëm të tij do të ishin njerëzit më të pasur të Shqipërisë sicc tregon rasti i Telekom Albania.

Vetëm si pasojë e këtij ligji, aksionerët e AMC kanë përfituar 17.5 milionë euro ulje të taksave dhe nga 37.5 milionë euro që duhet të paguanin me ligjin e mëparshem tani paguan vetëm 20 milionë euro.

Por ndonëse ky ishte një përfitim i ofruar nga ligji, shpërndarja e shumës rekord të dividentëve nga Telekom Albania ngre një pikëpyetje tjetër. Si mundet një kompani, e cila shpërndan 250 milionë euro divident me një dorë të vetme, të shitet për vetëm 50 milionë euro? Dhe pse? Arsyet mund te jene sërish fiskale.

Në listën e taksave, që njeh legjislacioni shqiptar, ekziston edhe një tatim, i cili zbatohet mbi fitimet kapitale. Nëse një biznesmen ble aksione me vlerë 100 lekë dhe i shet ato më vonë për 120 lekë atëherë 20 lekëshi quhet fitim kapital dhe taksohet me 15 për qind. E njëjta gje vlen edhe për qytetarët që shesin pasuri të patundshme. Në këtë pikë pyetja që shtrohet është a reflekton ccmimi 50 milionë euro i shitjes së Telekom Albania vlerën e vërtetë të kompanisë?

Në botën e financave, ekspertët përdorin shumë mënyra për të vlerësuar vlerën tregtare të një kompanie. Njëra prej tyre është ajo që bazohet mbi kapitalin neto. Pra nga totali i aseteve të një kompanie zbriten detyrimet për të gjetur atë që quhet kapitali neto. E thënë më qartë nëse një kompani ka gjithsej 100 lekë asete, por në të njëjtën kohë ka 20 lekë borxhe, atëherë vlera e saj është 80 lekë. Në tregjet financiare një blerje par value, pra nëse një kompani që e ka kapitalin neto 80 lekë shitet po 80 lekë, nuk konsiderohet si një marrëveshje e keqe. Blihet një dollar për një dollar. Por ccfarë ka ndodhur me rastin e Telekom Albania?

Në vitin 2017, asetet totale të Telekom Albania, sipas bilancit zyrtar, ishin 620 milionë euro. Nga këto vetëm 57 milionë euro ishin të financuara me borxh, ndërsa pjesa tjetër prej 563 milionë eurosh ishte kapital neto. Voila! Një kompani me “ëorking capital” 563 milionë euro u shit për vetëm 50 milionë euro. Pak a shumë kjo është sikur 10 euro të shiten për vetëm 1 euro. Ky ccmim tingëllon shumë ccuditshëm.

Dhe tani sekreti. Nëse Telekom Albania do të ishte shitur par value duhet të paguante të paktën 75 milionë euro si tatim mbi fitimin kapital në arkën e shtetit. Meqë u shit 50 milionë euro, në arkën publike nuk shkoi asnjë lek.

Të pasurit janë mjeshtra të shfrytëzimit të ligjit për t’u shpëtuar taksave. Ata paguajnë shumë para tek të ashtuquajturat “Big Four”, 4 motrat e mëdha të auditimit, të cilat i udhëzojnë se si të gjejnë hapësira për të mos paguar, kështu që barra bie gjithmonë mbi të varfrit. Nëse një qytetar shet një shtëpi 20 mijë euro më shumë nga ccmimi i blerjes, shteti i merr menjëherë 3 mijë euro taksë. Por nëse je miliarder dhe shet aksione, gjen gjithmonë hapësira për të mos paguar.

Tani është detyrë e shtetit të përcaktojë nëse në transaksionin e shitjes së ish AMC ka patur apo jo fitim kapital. Nëse po, publiku duhet të marrë taksat që i takojnë. Numrat janë aty.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog klodian tomorri taksat e biznesit telecom albania klodian tomorri taksat e biznesit telecom albania

Sondazh

Poll
Insights 3 Qershor 2019, 11:20

Opozitë guerrilje

Skenat e djeshme do mbeten gjatë në memorien e shqiptarëve, pse jo dhe të të huajve që kanë pasur mundësi për t’i parë. Pas një proteste paqësore para kryeminis...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet