LIVE UPDATES
Bota

Tërheqja amerikane nga Afganistani, vendet e rajonit rrisin angazhimin diplomatik për të parandaluar luftërat civile

13 Korrik 2021, 07:09 Nga DOSJA
Tërheqja amerikane nga Afganistani, vendet e rajonit rrisin angazhimin

AFGANISTAN– Ndërsa tërheqja ushtarake Amerikane nga Afganistani është afër përfundimit, vendet e rajonit po shtojnë përpjekjet diplomatike që synojnë të ushtrojnë trysni mbi fraksionet afgane për të rifilluar bisedimet e bllokuara të paqes, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, dhe për të parandaluar rrëshqitjen e vendin në një luftë të plotë civile.

Frika për gjakderdhje të mëtejshme bazohet nga zgjerimi i shpejtë territorial i Talibanëve që kur trupat aleate të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s filluan zyrtarisht të largoheshin nga vendi në fillim të majit me urdhër të Presidentit Joe Biden. Tërheqja e plotë e trupave pritet të përfundojë më 31 gusht.

Grupi islamik ka minimizuar mundësinë e shpërthimit të një lufte civile në Afganistan pas tërheqjes së të gjitha trupave të huaja.

Analistët thonë se të gjithë fqinjët e afërt të Afganistanit dhe vendet e rajonit i shohin Talibanët si aktorë të ligjshëm politikë dhe një mur të mundshëm mbrojtës kundër militantëve të lidhur me terroristët e Shtetit Islamik që veprojnë nga bazat afgane.

“Rajoni është më i gatshëm për t’u angazhuar me Talibanët tani sesa në vitet 1990, sepse vendet e rajonit tani e shohin grupin e Talibanëve si një aktor më legjitim”, tha Michael Kugelman, zëvendës drejtor i programit për Azinë në Qendrën Wilson, me seli në Uashington.

“Marrëveshja e Talibanëve me Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar i dha grupit një shkallë të njohjes ndërkombëtare që po e kërkonte prej kohësh dhe kjo i bën aktorët rajonalë ta shohin atë si një grup më legjitim”, vuri në dukje zoti Kugelman në komentet e tij me shkrim për Zërin e Amerikës.

Senatori pakistanez me ndikim, Mushahid Hussain, i cili kryeson Komisionin për Çështjet e Mbrojtjes të Dhomës së Lartë të Parlamentit, thotë se Kina, Irani dhe Rusia me sa duket “janë pajtuar me një Afganistan të dominuar nga Talibanët”.

“Kina, Irani dhe Rusia kanë një farë niveli rehatie me Talibanët dhe ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ta dhe t’u japin atyre legjitimitet, ndryshe nga vitet 1990, kur vetëm Pakistani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite i njohën ata”, tha senatori Hussain për Zërin e Amerikës.

Një marrje totale e kontrollit të Afganistanit nga Talibanët ka ngritur perspektivën e një lufte të zgjatur civile si ajo e viteve 1990, e cila shpërtheu menjëherë pas tërheqjes së forcave pushtuese sovjetike.

Luftimet mes fraksioneve të ndryshme afgane i hapën rrugën ardhjes në pushtet të grupit Taleban me prirje islamike në Kabul në shtator të vitit 1996. Në fund të vitit 2001, Shtetet e Bashkuara rrëzuan nga pushteti Talibanët pas një operacioni ushtarak ndërkombëtar në Afganistan për shkak se qeveria e këtij vendi po strehonte udhëheqësit e rrjetit terrorist të al-Kaidës.

Zalmay Khalilzad, i dërguari i posaçëm amerikan për Afganistanin u kthye në rajon këtë javë për t’u “angazhuar në një diplomaci të vendosur dhe për të punuar në drejtim të arritjes së një marrëveshje paqësore midis Republikës Islamike [qeverisë Afgane] dhe Talibanëve”, thuhet në një njoftim të Departamentit të Shtetit.

Në kryeqytetin e Katarit, Doha, ku Talibanët kanë një zyrë politike, janë zhvilluar bisedime paqësore me një ritëm të ngadaltë midis udhëheqësve kryengritës dhe negociatorëve të qeverisë afgane që nga shtatori i kaluar, por të ashtuquajturat negociata ndër-afgane kanë prodhuar pak sukses.

Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota michael kugelman mushahid hussain terheqja e trupave nga afganistani zalmay khalilzad michael kugelman mushahid hussain terheqja e trupave nga afganistani zalmay khalilzad

Sondazh

Poll
Bota 13 Korrik 2021, 06:20

KOSOVË–Numri i të helmuarve në Komunën e Deçanit ka arritur në 1.500 ku 51 ndër to janë fëmijë. Fatkeqësisht 2 persona kanë vdekur nga helmimi që va...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj