LIVE UPDATES
Bota

EULEX-i reagon ndaj akuzave të Simmons: Janë të pavërteta, refuzoi t’i mbronte prentendimet e tij

13 Korrik 2021, 06:27 Nga DOSJA
EULEX-i reagon ndaj akuzave të Simmons: Janë të pavërteta,

KOSOVË– Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka reaguar pas deklaratave të ish-kryesuesit të gjykatësve të këtij misioni, Malcolm Simmons, i cili ka përmendur shumë skandale që thotë se e kanë karakterizuar këtë mision evropian.

EULEX vlerëson se deklaratat e Simmons në Kuvend janë koleksion i të pavërtetave dhe hamendësimeve. Misioni evropian e akuzon Simmonsin se është përfshirë qëllimisht në një fushatë dezinformimi për ta diskredituar EULEX-in.

Sipas EULEX-it, Simmons kishte refuzuar t’i vërtetonte pretendimet e tij në një rast në vitin 2017.

Në vitin 2017, një ekip hetimor i pavarur i udhëhequr nga një gjyqtar i pensionuar i Gjykatës Evropiane të drejtësisë u themelua në Bruksel për të hetuar pretendimet për shkeljet e raportuara nga Simmons. Kur i ishte dhënë mundësua t’i vërtetonte pretendimet e tij të ndryshme, Simmons nuk bashkëpunoi me ekipin e hetimeve e as nuk dha prova në mbështetje të pretendimeve të tij”, thuhet në reagimin e EULEX-it.

REAGIMI I PLOTË:

Mbi koleksionin e të pavërtetave të pamenduara dhe të pabazuara dhe opinioneve personale të Malcolm Simmons

Deklarata e Malcolm Simmons e dhënë sot në Kuvend është një koleksion i hamendësimeve të pamenduara dhe të pabazuara, të pavërtetave dhe mendimeve personale. Duke e ditur se ai nuk mund të paditet për shpifje, meqë deklarata e Simmons është e mbuluar nga imuniteti i privilegjit parlamentar 2, ai është përfshirë në një fushatë të qëllimshme dezinformimi në lidhje me shkelje që pretendohet se kanë ndodhur gjatë kohës së tij në EULEX dhe e cila ka për qëllim t’i shërbejnë motiveve dhe interesave të fshehta. Ne e shohim këtë si një përpjekje tjetër për të diskredituar Misionin nga ata që janë të interesuar të minojnë sundimin e ligjit në Kosovë si dhe të vet BE-së. Kjo po ashtu është pasqyrim i pakënaqësisë së Simmons me rezultatin e tri hetimeve që janë kryer kundër tij nga autoritetet e BE-së në Bruksel dhe që i janë dorëzuar autoriteteve deleguese të Mbretërisë së Bashkuar (MB) për veprime të mëtejme. Simmonsi po ashtu është dukur i pakënaqur me hedhjen poshtë nga ana e gjykatës së MB të një padie civile që ai e parashtroi kundër Misionit dhe institucioneve të tjera të BE-së në vitin 2020. Thënë shkurt, ai është i pakënaqur me të gjitha procedurat juridike kundër tij.

Lidhur me përgatitjen profesionale të z. Simmons në EULEX

Simmons ishte punonjës i deleguar nga Mbretëria e Bashkuar në EULEX prej vitit 2008 në disa pozita dhe pothuajse përgjatë gjithë mandatit ekzekutiv të EULEX-it, i cili përfundoi në qershor 2018. Përgjatë kësaj periudhe, Simmons ishte deleguar nga Zyra së Jashtme dhe të Komonuelthit (ZJK). Ai më nuk punon për ZPJK, por sipas deklaratës së vet Simmonsit, gjatë tërë periudhës së tij në EULEX ai rregullisht i kishte raportuar autoriteteve të MB. Ai sot ka pretenduar se në vitin 2013 ai i kishte paraqitur shqetësimet e tij para ambasadës së MB, jo para EULEX-it, BE-së apo autoriteteve të Kosovës. Pas kësaj, jo vetëm se nuk është larguar nga EULEX-i, por në vitin 2014 ai ka aplikuar dhe është pranuar të bëhet Kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it. Në fund të vitit 2015, Simmons me krenari deklaroi publikisht se EULEX-i ka qenë veçanërisht efektiv në llojet e rasteve me të cilat është marrë. Sipas deklaratës së sotme të Simmonsit, në vitin 2016 ai gjithashtu kishte aplikuar që të bëhej kryetar i Dhomave të Specializuara të Kosovës, por se nuk ishte përzgjedhur.

Nga viti 2014 deri në vitin 2017 ai ishte Kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it dhe si i tillë ai ishte përgjegjës për drejtimin dhe mbikëqyrjen e punës së gjyqtarëve të EULEX-it dhe vlerësimin e punës së tyre. Si Kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it, Simmons ishte i përfshirë plotësisht në të gjitha aktivitetet gjyqësore, duke përfshirë të gjitha parregullsitë e pretenduara që i përmendi sot, siç është pjesëmarrja në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe në caktimin e lëndëve.

Nëse prania e parregullsive ishte aq e qartë për të, atëherë pse ai nuk e kreu punën e tij si mbikëqyrës dhe pse nuk i lajmëroi menjëherë autoritetet e BE-së? Në vend që ta bënte atë, Simmons zyrtarisht raportoi pretendime për shkelje që përfshinin stafin e EULEX-it dhe EEAS-it më 2 shtator 2017, që është vetëm pasi në tetor 2016 kishin filluar disa procedura disiplinore kundër tij për pretendime për shkelje. Pas përfundimit të angazhimit të tij në EULEX, Simmons nuk shërbeu më si gjyqtarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Lidhur me hetimin e pretendimeve të tij

Në vitin 2017, një ekip hetimor i pavarur i udhëhequr nga një gjyqtar i pensionuar i Gjykatës Evropiane të drejtësisë u themelua në Bruksel për të hetuar pretendimet për shkeljet e raportuara nga Simmons. Kur i ishte dhënë mundësua t’i vërtetonte pretendimet e tij të ndryshme, Simmons nuk bashkëpunoi me ekipin e hetimeve e as nuk dha prova në mbështetje të pretendimeve të tij.

Lidhur me deklaratën e dhënë në një gjykatë të Mbretërisë së Bashkuar

Në vitin 2018, Simmons parashtroi procedurë ligjore para Gjykatës Qendrore të Punësimit në Londër në Mbretërinë e Bashkuar kundër ish-punëdhënësit të tij, Zyrës së Jashtme dhe të Komonuelthit (ZJK) dhe disa institucioneve të BE-së në të cilën ai përsëri iu referua shumë prej pretendimeve të njëjta, të paraqitura në një kënd krejtësisht të ndryshëm me shpresën për ta fituar çështjen gjyqësore kundër ZJK. Në vitin 2020, Gjykata Qendrore e Punësimit në Londër e hodhi poshtë kërkesën e Simmons për pjesëmarrjen e EULEX-it dhe të institucioneve të tjera të BE-së në këto procedura. Simmons nuk parashtroi ndonjë ankesë ndaj këtij vendimi dhe Misioni e konsideron çështjen të përfunduar.

Lidhur me statusin e tij si sinjalizues

Në pikëpamje të pretendimeve të Simmons se ai ishte sinjalizues, ai kërkoi të bëhej i tillë vetëm pasi kishin filluar një sërë procedura disiplinore kundër tij. Raporti fillestar kundër Simmons për shkelje të rëndë ishte parashtruar më 7 tetor 2016, kurse vendimi për fillimin e hetimeve disiplinore ishte nxjerrë në janar 2017. Disa muaj më vonë, më 2 shtator 2017 Simmons raportoi pretendime për shkelje që përfshinin stafin e EULEX-it dhe EEAS-it, duke kërkuar mbrojtje si sinjalizues. Deri në atë kohë, kundër tij tashmë ishin dy hetime disiplinore në proces, çka sugjeron se ai nuk kërkoi mbrojtje të sinjalizuesit me mirëbesim, por në përpjekje për ta shmangur vëmendjen nga hetimet e kryera kundër tij.

Lidhur me hetimet e mëparshme dhe parimin e transparencës

Simmons ishte objekt i hetimeve të pavarura për pretendime të rënda për shkelje në tre raste individuale, gjatë kohës së tij si gjyqtar në EULEX. Këto hetime u zhvilluan dhe u përfunduan nga një panel disiplinor i cili u formua dhe ndodhej në Bruksel, i kryesuar nga një ish-gjyqtar i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Në të tre rastet, këshillat e bordit disiplinor iu komunikuan Simmonsit dhe autoritetit delegues të tij, Zyrës së Jashtme dhe të Komonuelthit të Mbretërisë së Bashkuar. Vendimi përfundimtar për atë se çfarë masash duhej marrë si përgjigje ndaj këshillave të bordit disiplinor në lidhje me shkeljet e Simmonsit qëndron te autoriteti delegues i tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Që nga viti 2017 kur u largua nga EULEX-i, Simmons ka ngritur akuza të shumta për këtë mision të Bashkimit Evropian, përfshirë ato për ndërhyje në hetime penale, kërcënime ndaj dëshmitarëve të mbrojtur, përpjekje për të ndërhyrë në gjykime, fshehje të provave, ndërhyrje në çështjet penale për qëllime politike si dhe për afera korrupsioni.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora akuzat e simmons ndaj eulex malcolm simmons misioni i eulex ne kosove akuzat e simmons ndaj eulex malcolm simmons misioni i eulex ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 13 Korrik 2021, 06:20

KOSOVË–Numri i të helmuarve në Komunën e Deçanit ka arritur në 1.500 ku 51 ndër to janë fëmijë. Fatkeqësisht 2 persona kanë vdekur nga helmimi që va...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit