Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndryshoi datën e mbledhjes së parë të parlamentit të ri të Kosovës.
Në një njoftim të zyrës së tij thuhet se “duke respektuar kërkesën e shumicës së partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, me sqarimin se data 24 dhjetor lidhet me pushimin për festën e Kërshëndellave, presidenti Thaçi ka vendosur që Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta thërras më datën 26 dhjetor, në orën 15:00”.
Të mërkurën ai kishte vendosur që mbledhja të mbahej në orët e paradites së 24 dhjetorit.
Mbledhja e parë do të mbahet në ditën e fundit afatit prej një muaji që filloi të numërohet më 27 nëntor, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, certifikoi rezultatet e votimeve, duke i hapur rrugën procesit të ngritjes së institucioneve të reja.
Në bazë të këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka 29 vende në parlamentin 120 vendesh, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 28, Partia Demokratike 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate ka 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb.
Udhëheqësi i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u takuan të mërkurën në përpjekje për të përmbyllur një marrëveshje për bashkëqeverisje. Por, pas atij takimi dhe sot u tha se do të ketë takime të tjera për t’u pajtuar rreth koalicionit.
Megjithëse të dyja subjektet kanë arritur pajtim për programin qeverisës, ato po përballen me një ngërç për ndarjen e pushtetit dhe një nga çështjet kryesore është çështja e postit të presidentit të vendit, pasi që Lidhja Demokratike po kërkon që në kuadër të marrëveshjes për bashkëqeverisje të jetë edhe ky post dhe ai t’i takojë asaj në vitin 2021.
Të dyja partitë kanë gjithsej 57 vende në parlamentin me 120 deputetë, ndërsa për ta miratuar formimin e qeverisë duhen së paku 61 vota. Për këtë ato llogarisin në votat e deputetëve të komuniteteve jo serbe.
Marrë nga:VOA
M.P/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHBA– Komisioni i Ligjeve i Dhomës së Përfaqësuesve rekomandoi sot ngritjen e akuzave ndaj Presidentit Donald Trump, një ditë pas një maratone debati prej...
BE- Kryeministrja e re e Finlandës, Sanna Marin, ka tërhequr vëmendjen në Samitin e BE-së. Ajo që që bëri më shumë përshtypje në këtë samit ishte takimi më shum...
KOSOVË- Nënkryetarja e Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur bashkëpartiakut të saj, Agim Veliut, i cili i ka kërkuar sqa...
Sot në orën 16.00 pritet të arrihet marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për qeverinë e katër viteve të ardhshme. Albin Kurt...
SERBI- Ambasadori rus në Beograd, Alexander Bocan Harchenko, ka deklaruar pak ditë më parë se Republika e Kosovës është pjesë e Serbisë.Kjo deklaratë ka shkaktu...
Korea Veriore ka bërë një “test të rëndësishëm” në një zonë satelitore për të forcuar prezencën e saj bërthamore, raportojnë mediat vendore.Bisedimet në mes të ...
KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar oficerët e rinj të FSK-së në Ministrinë e Mbrojtjes.Gjatë vizitës së tij Haradinaj ...
GREQI– Një burrë shqiptar ka tentuar të djegë gruan e tij në Kalamata të Greqisë. Mediat greke shkruajnë se 45-vjeçari e ka lyer gruan e tij me benzinë, ...
KOSOVË- Ditën e sotme Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendimin që të ndryshojë datën e thirrjes së Mbledhjes së Parë të Legjislaturës së...
BRITANI E MADHE– Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar, por jo vetëm pasi muzika e saj ka bër...