LIVE UPDATES
Aktualitet

Tiranë: OSBE për transparencë dhe llogaridhënie antikorrupsion

4 Tetor 2021, 10:01 Nga DOSJA
Tiranë: OSBE për transparencë dhe llogaridhënie

TIRANË- Ky vit shënon në Shqipëri një goditje spektakolare kundër korrupsionit në prokurimet publike: Struktura e Posaꞔme Antikorrupsion, (SPAK) arrestoi 3 muaj më parë 18 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë me akuzën e korrupsionit me anë të “shkeljes së barazisë në tenderat publikë, shpërdorimit të detyrës, tjetërsimit të fondeve dhe falsifikimit të dokumentave”. Zyrtarë të lartë janë dënuar me burgim për korrupsion me tenderat publikë dhe futjen e parave publike në xhepat e tyre.

Por kaq nuk mjafton. Korrupsioni në prokurimet publike është shqetësues. Në një studim të këtij viti, të mbështetur nga Komisioni Europian dhe të realizuar nga SELDI (South-East Europe Leadership for Development and Integrity) ku analizohet mjedisi i korrupsionit në rajon, konstatohet që “në Ballkanin Perëndimor prokurimet publike paraqesin një zonë rreziku të lartë për korrupsion, pasi ato përdoren jo vetëm për të prokuruar mallra dhe shërbime për përfitim publik por shpesh për të transferuar fonde publike në xhepa privatë.”

Gerta Papajorgji, drejtuese e sektorit të Komunikimit, në Kontrollin e Lartë të Shtetit, (KLSH), institucion i pavarur kushtetues që auditon përdorimin e fondeve publike dhe luan një rol vendimtar në identifikimin dhe raportimin e shkeljeve në përdorimin e këtyre fondeve, thotë për DW, se “rreziku për korrupsion në prokurimet dhe kontratat publike është i shumë i lartë”.

Antikorrupsioni në përgjithësi dhe në prokurimet publike në veçanti është sfida që duhet fituar nëse Shqipëria këmbëngul të përparojë në procesin e pranimit në BE, pasi ato përbëjnë kritere thelbësore në këtë proces.

OSBE: Asistencë teknike ndaj KLSH

Që kjo të ndodhë përveç vullnetit politik nevojiten kapacitete dhe infrastrukturë adekuate në raport me rëndësinë e këtyre sfidave.

”Mbështetja e Pranisë së OSBE-së për institucionin e KLSH është pjesë e përpjekjeve më të gjera për forcimin e kapaciteteve, transparencës dhe llogaridhënies së sistemit të prokurimeve publike në Shqipëri,” thotë për DW, Arianna Briganti, Shefe e Departamentit të Mirëqeverisjes në Çështjet Ekonomike dhe Mjedisore, në Praninë e OSBE në Shqipëri.

Projekti synon të forcojë kapacitetet e KLSH në përmirësimin e cilësisë së auditimeve të prokurimeve publike në bashkëpunim me Autoritetin italian kundër korrupsionit.

Vetë KLSH dëshiron të përmirësojë kapacitetet e veta për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar që gjetjet e auditimeve dhe rekomandimet për autoritetet kontraktuese të prokurimit publik të ndiqen tërësisht,” thekson për DW, Arianna Briganti.

Rruga për të parandaluar korrupsionin në prokurimet publike kalon nga “transparenca dhe dixhitalizimi” thekson Gerta Papajorgji.

“Matja e rreziqeve të korrupsionit përmes treguesve të saktë është baza për të ndërmarrë çdo veprim për ta luftuar atë dhe siguruar një administratë më të mirë publike”, thotë ajo për DW .

Asistenca teknike e OSBE për KLSH po jepet kur në Shqipëri që prej gjashtë muajsh ka hyrë në fuqi ligji i ri ”Për prokurimet Publike,” që synon të përmirësojë kuadrin rregullator të prokurimit publik në Shqipëri, sipas rekomandimeve të Komisionit Europian, Bankës Botërore dhe OECD/SIGMA ,( Organisation for Economic Co-operation and Development / Support for Improvement in Governance and Management in Central and Eastern European Countries)

“Përshtatja e proceseve të punës në KLSH me ligjin e ri, shfrytëzimi më i mirë i të dhënave të hapura, rishikimi i medologjive për matjen dhe përcaktimin e dëmit ekonomik dhe efektshmërinë e prokurimeve publike janë fusha të mundshme bashkëpunimi me KLSH. Kombinimi i këtyre masave vlen në reduktimin e riskut dhe konsolidimin e qasjes parandaluese të korrupsionit në prokurimin publik”, thekson Arianna Briganti.

A do të mbyllë ligj i ri hapësirat e të vjetrit për korrupsion?

“KLSH auditon “post factum” dhe përmirësimet ligjore do të shihen gjatë punës audituese në vijim. Nga puna audituese në terren dhe praktika e deritanishme e auditeve KLSH ka konstatuar hapësirat ligjore që favorizojnë korrupsionin në prokurimet publike. Te tilla janë procedurat “negocim pa shpallje” që kryhen në situata emergjente, kritere të paqarta dhe jo thelbësore për operatorët ekonomikë apo kritere që synojnë kualifikimin e një operatori të vetëm dhe kufizimin e të tjerëve, fryrje e fondit limit të kontratave, lejim i vazhdimit të procedurave të prokurimit publik edhe me vetëm një operator ekonomik të kualifikuar, duke cënuar kështu garantimin e konkurrencës së drejtë dhe barazinë në procedurat e prokurimit”, thotë për DW , Gerta Papajorgji.

Në 5 vitet e fundit KLSH ka bërë 49 kallëzime penale për zyrtarë në pushtetin vendor.

“KLSH ka intensifikuar bashkëpunimin me strukturat e reja të krijuara nga reforma në drejtësi dhe kontaktet me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë”, thotë për DW, Gerta Papajorgji.

OSBE, institucionet shqiptare dhe sinjalizuesit e korrupsionit

Rezultate domethënëse antikorrupsion në prokurimet publike vështirë se mund të arrihen duke ofruar asistencë teknike KLSH. Ajo që duhet është qasja gjithëpërfshirëse. Pikërisht këtë po bën OSBE.

“Ndihma jonë në fushën e luftës kundër korrupsionit është e bazuar në një qasje shumëpalëshe, ndërsektoriale dhe gjithëpërfshirëse. Jemi duke zbatuar një projekt, të financuar nga qeveritë e Italisë, Francës dhe Sllovakisë për të mbështetur Agjencineë e Prokurimit Publik dhe Shkollën e Administratës Publike në krijimin e një programi trejnimi profesional për zyrtarët e prokurimit publik që synon rritjen e kapaciteteve të tyre, përmirësimin e efikasitetit në planifikimin dhe monitorimin e procedurave të prokurimit”, thotë për DW, Arianna Briganti.

Antikorrupsioni në prokurimet publike është i lidhur ngushtë me sektorin privat dhe rolin e tij në rezultatet antikorrupsion.

“Në sektorin privat praktikat e sinjalizimit të korrupsionit janë të rëndësishme në ruajtjen e integritetit. OSBE ka mbështetur në 4 vitet e fundit 350 ndërmarrje private për të zhvilluar kapacitetet për sinjalizimin e korrupsionit dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, në bashkëpunim meInspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPI)”, thotë për DW, Arianna Briganti.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arianna briganti gerta papajorgji klsh osbe arianna briganti gerta papajorgji klsh osbe

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Tetor 2021, 08:37

GREQI– Keli, 38-vjeçari shqiptar që u vra një natë më parë në Athinë, vetëm pak orë para se të vritej ishte live në Facebook.Pamjet e publikuara ng...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë