LIVE UPDATES
Sport

Titulli kampion, Kroacia, Kombëtarja, mbrojtësi Albi Doka rrëfen vitin “e çmendur”

3 Mars 2021, 10:55 Nga DOSJA

TIRANE – Për Albi Dokën, 2020-ta duket se ka qenë një vit mjaft i mirë sa i përket karrierës së tij në futboll. Pjesë e ekipit të Tiranës, ai u shpall kampion i Shqipërisë në Kategorinë Superiore për edicionin 2019-2020. Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja vendosi që ta grumbullonte në ekip në ndeshjet e tetorit, ndërsa në nëntor e aktivizoi si titullar në ndeshjen ndaj Kosovës dhe Bjellorusisë, ku Albi Doka bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Transferimi drejt HNK Gorica duket se e ka zhvilluar më shumë, teksa vetë ai, në një intervistë për rubrikën “Talenti Shqiptar” në Fshf.org, shprehet se ka krijuar më tepër besim te vetja. Debutimi dhe ndeshjet me fanellën kuqezi janë një ëndërr e bërë realitet për Albin, i cili shprehet se Kombëtares aktuale i nevojitet vetëm pak fat, për të arritur objektivat e vendosura. Albi Doka, futbollisti kuqezi i HNK Gorica rrëfen se si e nisi futbollin, momentet e veçanta dhe pse nuk ka një idhull si bashkëmoshatarët e tij.

– Na flit pak për hapat e tu të parë në futbolli. Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?

– Thuajse si çdo fëmijë i brezit tim, kam pasur një dëshirë të madhe të luaj futboll. Duke parë shumë ndeshje në televizor, kur luaja me shokët në lagjet e Tiranës time, mundohesha që të bëja disa veprime si ato të lojtarëve që shihja aty. Rreth moshës 12-vjeçare, më shumë luaja futboll në lagje se sa mësoja për shkollën, por ishte dhe është një sport që më tërheq dhe kjo është arsyeja pse unë e dua kaq shumë.

– Si po e përjeton eksperiencën e re në një klub të huaj? Sa ka ndikuar ky transferim në Kroaci në aspektin personal? Ndihesh më i pjekur si futbollist?

– Të them të drejtën ka ndikuar realisht shumë. Te klubi i Tiranës isha shumë mirë, por Kroacia ka një tjetër nivel futbolli. Çdo shtet në fakt ka nivele të ndryshme futbolli, nuk mund të them që Shqipëria është shumë e dobët në futboll dhe Kroacia shumë lart. Përkundrazi, besoj se nëse transferohem në ndonjë kampionat tjetër europian do të them, që është më mirë se Kroacia. Po mundohem të bëj sa më mirë, por për kaq pak kohë sa jam këtu, jam zhvilluar shumë dhe kam krijuar më shumë besim te vetja. Dëshira ime është që të luaj shumë dhe mirë, në mënyrë që pse jo, të transferohem në një kampionat europian më të fortë.

– Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga Kombëtarja A dhe çfarë kujton veçanërisht nga debutimi me ngjyrat kuqezi?

– Nuk di si të ta shpreh atë që kam ndjerë kur mora vesh që trajneri Reja kishte vendosur të më ftonte në ekipin e parë. Është ëndërr e çdo futbollisti që të jetë pjesë e Kombëtares. Është ndryshe të kesh veshur fanellën kuqezi te grupmoshat dhe ndryshe të jesh pjesë e Kombëtares. Ka qenë një moment mjaft i veçantë, kur trajneri më lajmëroi se do të isha pjesë e 11-shes dhe do ta nisja ndeshjen si titullar në vëllazëroren që kishim ndaj Kosovës.

– Si është marrëdhënia juaj me stafin teknik të Kombëtares? Me cilët lojtarë ke një marrëdhënie më të afërt te skuadra kuqezi?

– Nuk dua të veçoj dhe të them se kam marrëdhënie më të afërt me këtë apo atë futbollist. Me të gjithë kam një marrëdhënie shumë të mirë dhe jam me fat që kam shokë shumë të mirë në Kombëtare. Edhe me stafin kam një marrëdhënie shumë të mirë, korrekte dhe kuptohemi mirë me njëri-tjetrin.

– Si e shikoni të ardhmen e Kombëtares duke pasur parasysh grupin e lojtarëve që ka aktualisht. Deri ku mund të arrijë kjo skuadër, çfarë objektivash mund të realizojë? 

– Unë besoj se kjo Kombëtare do të arrijë shumë lart. Mbajeni mend këtë që po ju them. Unë e besoj që një ditë do të arrijmë të jemi pjesë e finaleve të Kupës së Botës. Jemi një grup që kemi besim, jemi një grup që jemi përmirësuar shumë, djemtë të gjithë luajnë me shpirt, përfshi edhe mua dhe do të luajmë shumë fort kundër çdo kundërshtari. Kemi një grup të mirë, këtë besoj nuk e them veç unë. Ka talent, ka frymë pozitive, ka dëshirë për të ecur përpara. Kjo Kombëtare i ka të gjitha, mendoj se, veç pak fat do të na bënte punë.

– Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani? Qoftë me Kombëtaren dhe me klubin.

– Nuk dua t’i ndaj nga njëra-tjetra, por për mua janë dy momente të lumtura: Tirana u shpall kampione e Shqipërisë dhe unë pata nderin e madh të kontribuoj në skuadër dhe kur debutova me Kombëtaren më 11 nëntor.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

– Duke ndjekur futbollin, nuk pata mundësi që të ndjek shkollën, si një pjesë e shokëve të mi. Tani jam larg familjes, sërish për futbollin. Megjithatë, këto janë sakrifica që unë i bëj me dashuri dhe dëshirë, për të vetmen arsye: Futbollin!

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale? Ose kush është modeli yt në futboll?

– Nuk është se kam ndonjë idhull, ose që ndjek dhe them dua të bëhem si ky apo si ai. Normalisht që ka lojtarë që më pëlqejnë si model, madje Kafu është ndër të preferuarit e mi, por idhuj jo. Unë dua të jem Doka, të luaj si Doka dhe të mbetem në mendjet e njerëzve si Doka. Uroj të kem fatin të luaj dhe të bëj mire, si me Kombëtaren, si me klubet, në mënyrë që të mbahem mend vërtetë si Albi Doka!

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport albi doka edi reja hit gorica ish-mbrojtesi i tiranes kombetarja mbrojtesi kuqezi albi doka edi reja hit gorica ish-mbrojtesi i tiranes kombetarja mbrojtesi kuqezi


Sondazh

Poll
Sport 2 Mars 2021, 21:47

ITALI-“Amadeus, është një nder për mua që jam këtu, por është gjithashtu një nder për ju që më keni këtu”, me këtë fjali Zlatan Ibrahimovic u paraqi...

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!