Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Sport
Trajneri Martini eliminimin ia faturon nervozizmit dhe gjyqtarit: “Uroj të mos kemi Jorgjin në Korçë
14 Prill 2021, 16:49Nga DOSJA
DURRES – Edi Martini, trajneri i Teutës, pas ndeshjes që skuadra e tij zhvilloi kundër Skënderbeut, ka folur në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Eliminimi nga Kupa sigurisht që djeg te durrsakët, edhe prej mënyrës se si ndodhi.
“U dënuam sa filloi loja, u dënuam nga një penallti. Për 10 minuta morëm 3 kartela të verdha. U bëmë shumë nervozë, edhe falë kartelave. Në pjesën e dytë qarkulluam topin, por ishim shumë nervozë.
Shpresoj që ndeshjen tjetër të mos kemi Jorgjin sërish arbitër dhe të jemi më të qetë. Me nerva nuk shkohet askund. Humbëm përqendrimin, ishim shumë me nerva në fushë. Do e analizojmë me qetësi dhe të shohim përpara.
Në pjesën e dytë filluam të luanim me 2-4-4, dy anësorët i kemi ofensivë. Nuk ishim të qartë përpara portës. Qartësia humbet kur humbet qetësia. Është një ndeshje që na jep shumë mësime.
Nuk besoj se e morëm lehtë, ishte nervozizëm që erdhi shpejt. Ekipi doli nga loja. Rasti i Krasniqit ishte shumë herë më shumë penallti se ajo që iu dha Korçës, bërryli ishte më i egër”,– theksoi trajneri i ekipit shkodran.
B.T (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHKODER – Vllaznia dhe Skënderbeu janë finalistet e Kupës së 69-të të Shqipërisë, pas një paraqitje shumë të mirë ndaj rivalëve mjaft të fortë.Shkodranët arrijn...
TIRANE – Nuk dihet ende arsyeja e vërtetë, nëse janë masat anti-Covid-19 apo presioni i shtuar i federatave dhe kominutetit sportive, që e kanë detyruar KOKSH t...
TURQI – Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur dje, në kampionatin e kategorisë së Ligës së Parë në futbollin turk në ndeshjen Giresunspor-Keçiörengücü të A...
MONTEKARLO – Ndeshja e raundit të parë të Mastersit të Montekarlos, mes Pablo Carreno dhe Stefano Travaglia, la pas një skenë të çuditshme.Tenisti spanjo...
GJERMANI-Aventura e Hansi Flick në stolin e Bayern Munich ka shkuar drejt fundit! Trajneri gjerman, sipas asaj që Lothar Matthaus ka thënë për Sky, do të largoh...
DUBAI-Conor McGregor shokon të apasionuarit e UFC. Luftëtari irlandez, nëpërmjet një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, ka publikuar një video ku kurajonte...
KOSOVE – Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka nisur hetimet ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, për shkak të gjuhës së papërshtat...