“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Trajtimi i Presidentit Trump me steroid, mjekët: Ai është më i sëmurë sesa dihet, ose nuk është aq i sëmurë
5 Tetor 2020, 12:19Nga DOSJA
SHBA- Ndërhyrjet e ekipit mjekësor në Presidentin Donald Trump, kanë bërë që ai të marrë dexamethasone(steroid), i cili vendoset te pacientët që kanë vështirësi në frymëmarrje. Por vendosja e këtij steroidi ka shtuar më tepër konkluzionet për shëndetin e Presidentit.
Ky steroid këshillohet që të përdoret te pacientët që kanë qenë të paktën një javë të sëmurë dhe kur nivelet e oksigjenit janë shumë të ulta.
Peter Openshaë një profesor mjekësie në Londër tha se: Do të ishte e pazakontë të fillosh steroid me një kohëzgjatje relativisht të shkurtër të sëmundjes. Zakonisht është e rezervuar për njerëzit që kanë pasur simptoma për një javë ose më shumë dhe që po kalojnë në dështim të frymëmarrjes.
Ndërsa mjekët që kujdesen për Trump u shprehën se ditën e premte dhe të shtunë presidentit i ishte ulur dy herë niveli i oksigjenit nën 94%. Ndërkohë që doktori Nicholas Christkis, i Universitetit të Yale deklaroi se: Ose ai është më i sëmurë sesa kanë lejuar dhe garanton qartë dexamethasone, ose ai nuk është aq i sëmurë, dhe për këtë arsye vendosja e tij në dexamethasone është e papërgjegjshme.
Presidenti Donald Trump dhe Melania kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dy ditë më parë, lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti me anë të një postimi, ku gjithashtu ai shkruante se këshilltarja e tij, Hope Hicks kishte rezultuar pozitive.
Mësohet se çifti presidencial, ka udhëtuar me këshilltaren me një avion privat, për në Ohio ku dhe dyshohet se kanë marrë virusin.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI– Qeveria greke ka anuluar paradat ushtarake dhe studentore në festën kombëtare të 28 Tetorit. Sipas zëdhënësit të qeverisë Stelios Petsas vendimi v...
HAGË- Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë ka njoftuar se ditën e sotme do të mbahet një konferëncë për rastin e Salih Mustafës. S...
BRITANI E MADHE- Një plan i ri me tre nivele po planifikohet nga qeveria angleze për t’u përballur me situatën e pandemisë në Britaninë e Madhe. Sistemi i ri i ...
BJELLORUSI- Mijëra njerëz në Minsk kanë dalë ditën e sotme kanë dalë në protestë për të kërkuar që autoritetet të lirojnë të burgosurit politikë. Policia përdor...
SERBI- Kreu i Frontit Demokratik si dhe deputeti i parlamentit të Malit të Zi, Milan Knezeniç ka sulmuar nga Beogradi politikanin shqiptar Dritan Abazovi...
GREQI- Një vrasje e mistershme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kalithea të Greqisë, ku persona të paidentifikuar ekzekutuan një person të njohur në botën e krim...
ARMENI- Ditën e sotme forcat amrmene kanë bombarduar qyetetin e dytë më të madh të Azerbajxhanit. Sipas mediave të huaja, ministria e Jashtme e Azerbajxhanit k...