“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Shkak pandemia e Covid-19/ Greqia anulon paradat ushtarake dhe studentore në festën kombëtare të 28 Tetorit
5 Tetor 2020, 11:54Nga DOSJA
GREQI– Qeveria greke ka anuluar paradat ushtarake dhe studentore në festën kombëtare të 28 Tetorit. Sipas zëdhënësit të qeverisë Stelios Petsas vendimi vjen për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Petsas tha se edhe pse në Greqi siatuata e Covid-19 për disa kohë u qetësua, vendi nuk është në gjendje që të përballet me një goditje tjetër të pandemisë.
Paradat vjetore zhvillohen për të përkujtuar përvjetorin e 28 Tetorit 1940 të refuzimit të Greqisë për t’u bërë aleat me fuqitë e Boshtit në Luftën e Dytë Botërore, e njohur si Dita e JO-së ose Dita e “Oqit”.
Historia e Ditës së JO-së
Në tetor 1940, Benito Mussolini, diktatori fashist i Italisë, i mbështetur nga Gjermania, kërkoi të pushtonte Greqinë. Gjenerali Ioannis Metaxas u përgjigj me krenari “Oqi!” – “Jo!” në greqisht. Ajo “Jo!” e çoi Greqinë në Luftën e Dytë Botërore në anën e aleatëve. Në të vërtetë, për një periudhë, Greqia ishte aleati i vetëm i Britanisë kundër Hitlerit.
Greqia jo vetëm që i kritikoi kërkesat e Musolinit, por u hodh në ofensivë dhe i dëboi italianët nëpër pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Sikur Gjenerali Metaxa të mos thoshte “Jo!”, mendohet se Lufta e Dytë Botërore mund të kishte zgjatur shumë më gjatë. Një teori është që nëse Greqia do të dorëzohej pa ndonjë rezistencë, kjo do t’i kishte mundësuar Hitlerit që ta pushtonte Rusinë në pranverë, pa përpjekjet e tij katastrofike për ta marrë atë gjatë dimrit.
HAGË- Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë ka njoftuar se ditën e sotme do të mbahet një konferëncë për rastin e Salih Mustafës. S...
BRITANI E MADHE- Një plan i ri me tre nivele po planifikohet nga qeveria angleze për t’u përballur me situatën e pandemisë në Britaninë e Madhe. Sistemi i ri i ...
BJELLORUSI- Mijëra njerëz në Minsk kanë dalë ditën e sotme kanë dalë në protestë për të kërkuar që autoritetet të lirojnë të burgosurit politikë. Policia përdor...
SERBI- Kreu i Frontit Demokratik si dhe deputeti i parlamentit të Malit të Zi, Milan Knezeniç ka sulmuar nga Beogradi politikanin shqiptar Dritan Abazovi...
GREQI- Një vrasje e mistershme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kalithea të Greqisë, ku persona të paidentifikuar ekzekutuan një person të njohur në botën e krim...
ARMENI- Ditën e sotme forcat amrmene kanë bombarduar qyetetin e dytë më të madh të Azerbajxhanit. Sipas mediave të huaja, ministria e Jashtme e Azerbajxhanit k...