Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Bota
Konsiderohet si aleat i Putin/ Milan Knezeviç sulmon Dritan Abazoviçin: Po na ndalon të marrim dikasteret e sigurisë!
5 Tetor 2020, 10:58Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
SERBI- Kreu i Frontit Demokratik si dhe deputeti i parlamentit të Malit të Zi, Milan Knezeniç ka sulmuar nga Beogradi politikanin shqiptar Dritan Abazoviç, i cili është cilësuar si njeriu kyç në krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi.
Në një intervistë përmediat serbeai tha se kërkesa e Abazoviç për të përjashtuar serbët nga organet e shtetit është shkelje dhe përpjekje për nënshtrimin e vullnetit të popullit në zgjedhjet e ardhshme. Ai gjithashtu u shpreh se serbet kanë të drejtë që të drejtojnë organet shtetërore të sigurisë në Malin e Zi.
“Çdo përpjekje për të lëvizur angazhimin tonë në lidhje me ligjin mbi lirinë e fesë në një kohë të ardhshme, është një manipulim i vullnetit elektoral të qytetarëve. Vetëm Partia e Dritan Abazoviç është kundër pezullimit të ligjit mbi lirinë e fesë dhe të gjitha këto njësi të tjera politike janë të gatshme të marrin pjesë në votimin për pezullimin e këtij ligji. Ne nuk kemi folur për departamente, por nuk mund të pranojmë që serbët në Mal të Zi nuk mund të mbulojnë departamentet e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Drejtësisë, Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Agjencia Ushtarake e Inteligjencës dhe gjithçka që nënkupton departamenti i sigurisë, sepse dikush është i frikësuar për interesat shtetërore të Malit të Zi nëse serbët janë në ato departamente”, tha Knezeviç.
Milan Knezeniç konsiderohet si aleat i rëndësishëm i qeverisë së Putin si edhe njeriu që ka dalë publikishit kundër antarësimit të Malit të Zi në NATO.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI- Një vrasje e mistershme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kalithea të Greqisë, ku persona të paidentifikuar ekzekutuan një person të njohur në botën e krim...
ARMENI- Ditën e sotme forcat amrmene kanë bombarduar qyetetin e dytë më të madh të Azerbajxhanit. Sipas mediave të huaja, ministria e Jashtme e Azerbajxhanit k...
AFRIKË – Gjatë kohës së pandemisë gratë në Afrikë kanë mbetur në mëshirën e burrave dhe partnerëve të tyre. Dhuna seksuale është rritur. Po çfarë po...
SHBA- Donald Trump, është pacienti më i rëndësishëm për momentin në Walter Reed Medical Center në Uashington dhe me siguri që nuk ishte i lumtur me raportimet e...
SLLOVENI- Gjinekologia shqiptare Hatije Ismaili, është shpallur si mjekja më e mirë në Slloveni. Në një lidhje direkte për “ABC e Mëngjesit” ajo ka treguar emoc...
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është izoluar. Ljamin e ka bërë vetë të ditur presidentja duke qenë se ka pas kontakte me një p...
FRANCË- Qeveria franceze në një konferencë deklaroi se do të mbyllë lokalet në Paris për të parandaluar përhapjen e virusit. Sipas njoftimit nga zyra e kry...