LIVE UPDATES
Politike

Transformimi i PS në ‘makineri elektorale’ i jep Edi Ramës mandatin e tretë

29 Prill 2021, 07:14 Nga DOSJA
Transformimi i PS në ‘makineri elektorale’ i jep Edi Ramës

TIRANË– Partia Socialiste fitoi 74 mandate në parlamentin e ardhshëm me 48.6% të votave në rang vendi –në një proces që u etiketua si ‘masakër elektorale” nga opozita, e cila denoncoi përdorimin e elementëve të krimit të organizuar në fushatë si dhe shfrytëzimin e burimeve shtetërore për të përvetësuar të dhënat personale të votuesve.

Ky është mandati i tretë radhazi i kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që Partia Socialiste bëhet partia e parë që nga rënia e komunizmit që do të qeverisë vendin kaq gjatë.

Sipas ekspertëve të politikës, rezultati zgjedhor i 25 prillit nuk reflekton realitetin shoqëror në Shqipëri, por aftësinë e partive politike për të mobilizuar burime njerëzore përmes ‘makinerive elektorale’. Ata bëjnë gjithashtu thirrje për një hetim të shpejtë të akuzave për shit-blerje të votës.

“Rëndësi ka që rezultati është i pastër, por zgjedhjet duhen analizuar nga institucionet,” tha Gjergj Vurmo, ekspert i “Freedom House” në Shqipëri.

“SPAK duhet të luftojë këtë herë krimin e nivelit të lartë dhe jo të godasë, si në të shkuarën, komisionerë të vdekur. Përndryshe, SPAK-u do të bëhet objekt barsoletash,” shtoi Vurmo.

Prokuroria e Posaçme ka marrë me dhjetëra denoncime për krime zgjedhore dhe ka regjistruar deri më tani 33 procedime penale për korrupsion aktiv ose pasiv në zgjedhje, përfshirë edhe denoncimin e Lapsi.al për ekzistencën e një databaze kontroverse me emrat e të gjithë votuesve të Tiranës dhe një sistem aparatçikësh partie të njohur si patronazhistë për çdo votues.

Zgjedhjet e 25 prillit ngritën gjithashtu pikëpyetje serioze për politizim të Policisë së Shtetit dhe shënjestrim selektiv të kandidatëve të opozitës apo kandidatëve të pavarur me gjoba marramendëse për “shkelje të rregullave anti-COVID” gjatë tubimeve elektorale.

Policia e Shtetit është lavdëruar për sjellje profesionale në disa zgjedhje në të shkuarën, pavarësisht telasheve të zakonshme zgjedhore në drejtime të tjera, por këto zgjedhje, vlerësimi i vëzhguesve ka gjasa nuk do të jetë më kaq pozitiv.

Ndarja e votës

Socialistët arritën të ruajnë të njëjtën sasi votash si katër vjet më parë, ndërsa Partia Demokratike shënoi rritje, por jo mjaftueshëm sa për të përmbysur mazhorancën qeverisëse. Të dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duket se dolën më të fuqishme nga këto zgjedhje në krahasim me partitë e tjera të vogla.

Surpriza e zgjedhjeve ishte Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e cila fitoi tre mandate deputetësh dhe shpalli se do të ndihmojë mazhorancën e Partisë Socialiste, pavarësisht presionit amerikan mbi Doshin, person i shpallur i padëshirueshëm nga Departamenti i Shtetit për “korrupsion madhor”.

Në zgjedhjet e së dielës votuan mbi 1.6 milionë shqiptarë ose 51 mijë votues më shumë sesa në zgjedhjet e vitit 2017. Por duke marrë parasysh se lista e votuesve është shtuar me 137 mijë persona gjatë këtyre viteve, pjesëmarrja shënoi një kuotë të ulët në historinë e pluralizmit me 46.3%. Në vitin 2013, pjesmarrja ishte 52.7%, ndërsa në vitin 2017 shënoi 46.7%.

Votat e pavlefshme u rritën me 2.5 herë këto zgjedhje ose në 83 mijë, ndërsa partitë garuese morën së bashku 1.58 milionë vota, saktësisht të njëjtin numër si katër vjet më parë.

Partia Socialiste mori 768 mijë vota, ose 3 mijë më shumë se sa më 2017, ndërsa PD mori 622 mijë vota ose 166 mijë më shumë se sa në vitin 2017.

Humbësja më e madhe e zgjedhjeve ishte Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila mori 107 mijë vota ose 118 mijë vota më pak se sa katër vjet më parë. Së bashku, PD dhe LSI morën në total 47 mijë vota më shumë se sa katër vjet më parë dhe 38 mijë vota më pak se sa socialistët.

Sa i përket ndarjes së mandateve, Partia Socialiste mori 74, po aq sa kishte katër vjet më parë. Partia Demokratike në opozitë do të ketë 59 deputetë, ndërsa LSI zbriti në kuotën e 4 deputetëve.

Partitë e tjera të vogla dolën gjithashtu të humbura –ato morën së bashku 45 mijë vota dhe nuk prodhuan mandate.

Pesë kandidatë të pavarur që garuan në pesë qarqe të ndryshme morën së bashku 4,200 vota. Boiken Abazi, i mbështetur nga Vetëvendosje, rezultoi më i suksesshmi prej tyre duke marrë 3 mijë vota, por për t’u zgjedhur deputet, atij do t’i duhej të merrte mbi 17 mijë vota.

Pas fitores së zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama u përpoq të zbusë klimën e tensionit duke deklaruar se dëshiron bashkëpunim me opozitën, ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha e konsideroi garën një betejë të pabarabartë me një makineri krimi elektoral dhe shënjoi partinë e Tom Doshit si shembullin e këtij krimi.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se partia e saj është rrëzuar, por shtoi se ajo do të luftojë për ringritjen e saj.

Si Basha, ashtu edhe Kryemadhi nuk përmendën në fjalimet e tyre mundësinë për dorëheqje pas humbjes. Edhe presidenti Ilir Meta, i cili kishte paralajmëruar largimin në rast se Rama do të fitonte 71 mandate mohoi përmes zëdhënësit të tij dorëheqjen.

“Makineria elektorale”

Zgjedhjet demokratike zakonisht nënkuptojnë votimin e lirë të qytetarëve ndaj alternativave të ofruara nga palët politike. Por kryeministri Edi Rama e shpalli këtë garë që në fillim si “betejë personalitetesh” dhe jo programesh apo platformash elektorale, ndërsa opozita ofroi disa alternativa politike që i kishte premtuar edhe më parë, të tilla si taksa e sheshtë.

Vëzhguesit e zgjedhjeve në Shqipëri vunë re hapa pas, duke e vënë theksin tek mungesa e sjelljes profesionale të Policisë së Shtetit si dhe mungesa e një ndarjeje të qartë mes administratës publike dhe partisë në pushtet.

Organizata monitoruese KRIIK theksoi se Policia e Shtetit vuri gjoba në mënyrë selektive ndaj kandidatëve të opozitës, ndërsa media, dukshëm favorizuese për socialistët, nuk u mbikëqyr në mënyrë efikase sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor.

Edhe vëzhguesit e OSBE/ODIHR theksuan se mazhoranca qeverisëse pati “një avantazh domethënës përmes kontrollit të pushtetit vendor dhe nga keqpërdorimi i burimeve shtetërore”. Ajo theksoi se rrjedha e informacionit personal në databazën e socialistëve “është një problem serioz që i bën votuesit të dobët”.

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike i tha BIRN se suksesi i PS-së në këto zgjedhje është rrjedhojë e abuzimeve me burimet shtetërore. Krasniqi nuk e kurseu as opozitën, që sipas tij prezantoi “modele të konsumuara” në një mjedis elektoral që ndryshon shpejt, me gjenerata të tëra shqiptarësh të rinj që dukshëm nuk u bindën nga oferta e saj.

“PS fitoi me të njëjtën numër votash e mandatesh si më 2017, duke pasur nivel maksimal mobiliteti përmes sistemit efektiv të patronazhit dhe përdorimit maksimal të resurseve shtetërore në dy nivelet,” tha Krasniqi.

“Ndërkohë që opozita humbi për shkak të pafuqisë së saj për strategji efektive elektorale dhe për të bindur qytetarët e pavendosur të marrin pjesë në votim,” shtoi ai.

Pas shpalljes së rezultatit, akuzat për shit-blerje të votës pritet të dominojnë sërish debatin politik, ndaj Krasniqi thekson se Prokuroria dhe gjykatat duhet t’u japin sa më parë përgjigje ligjore për pretendimet.

“Pretendimet lidhur me shitblerjen e votës, rastet e denoncimeve dhe për skandalet që lidhen me zgjedhjet, përfshirë skandali i database, rasti i Elbasanit si dhe raportimet për përdorimin e shtetit në fushatë,” renditi Krasniqi.

SPAK dhe prokuroritë shqiptare kanë dështuar deri më sot të hetojnë dhe gjejnë fajtorë për krime elektorale të mirëprovuara në të shkuarën, përfshirë një skemë famëkeqe për blerje votash dhe shantazhim të votuesve në Dibër më 2016 dhe përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhjet e qarkut Durrës në vitin 2017.

Pikëpyetje mbi demokracinë

Kredencialet demokratike të Edi Ramës kanë qenë të dobëta përpara se të fitonte mandatin e tretë, me sulme të përsëritura ndaj medias, kontrollimin e institucioneve të pavarura apo akumulimin e të gjitha pushteteve.

Ndërsa ai fitoi një mandat të tretë të paprecedentë në historinë e zgjedhjeve shumëpartiake në vend, ekspertët parashikojnë se katër vitet e ardhshme do të jenë një vazhdimësi e kësaj tendence.

“Tendenca është e qartë që po ecet drejt autokracisë, ky është trendi i zhvillimeve në vend,” tha Gjergj Vurmo për BIRN.

Për Vurmon, lajmi i mirë është se zgjedhjet përbëjnë një kthim në normalitet. “Të paktën kemi opozitë në parlament,” shtoi ai.

Krasniqi beson gjithashtu se mandati i tretë i Ramës nuk do të jetë shumë ndryshe nga i dyti, ndërsa reformat për të cilat vendi ka nevojë mund të vijojnë të mbahen peng i konfliktit politik.

Ndonëse Rama sugjeroi në fjalimin e fitores se ai është i gatshëm për bashkëpunim me opozitën, Krasniqi sugjeron se një bashkëpunim i tillë për hatër të reformave kërkon ndonjë lloj lëshimi nga Rama, që nuk dihet nëse do të bëhet realitet.

“Mazhoranca u konfirmua, por vijimi i pushtetit nuk do të thotë mundësi për ndryshime. Për PS, mandati i tretë është i njëjtë me mandatin e dytë, ndërkohë që reformat e mëdha dhe sfidat e shumta të Shqipërisë kërkojnë mazhorancë më të gjerë dhe më solide,” tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, oferta e vetme që PS mund të bëjë është përafrimi i zgjedhjeve lokale, në mënyrë që opozita të përfaqësohet në sistem dhe sistemi të ketë më shumë legjitimitet, sidomos në nivelin lokal.

Megjithatë, ai parashikon se konflikti politik do të jetë i lartë edhe në katër vitet e ardhshme.

“Ndarja e thellë politike në shoqëri dhe ligjërimi negativ elektoral pamundëson gjetjen e pikave të bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitës, për pasojë, hendeku do të mbetet i njëjtë dhe konflikti politik do vijojë të jetë permanent,” përfundoi Krasniqi. /BIRN

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike mandati i trete zgjdhjet 25 prill 2021 mandati i trete zgjdhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë