6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot planin me tre pika për përballimin e emergjencës me furnizim të energjisë elektrike. Kreu i qeverisë deklaroi se plani përmban tre pika kryesore, garanton furnzizmin pa nderprerje me energji elektrike të konsumatorit familjar dhe të biznesit të vogël si dhe garanton mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike për të njëjtat kategori. Ndërsa pika e tretë konsiston në vënien në dispozicion të një fondi prej 200 mln eurosh, që do t’i jepen Operatorit për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike për të garantuar mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe mbrojtjen e familjeve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit dhe ndërpreja e furnizimit të energjisë elektrike. 100 milionë euro pritet të depozitohen në fund të këtij viti, ndërsa 100 të tjera në fillim të vitit tjetër.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Unë besoj se është koha, që dallimin e madh të përplasjes së opinioneve mes politikanëve dhe të pasjes së opinioneve të kundërta mes njerëzve të zakonshëm, ta kthejmë në një avantazh, në një mirësi kombëtare, duke i kthyer opinionet e kundërta mes qytetarëve, në një burim të ri, të çmuar, energjie kombëtare për vendimmarrjet e vështira të qeverisë. E cila vërtetë del nga zgjedhjet si përfaqësi e palës fituese mes palëve në garë, por është në detyrë katër vjet, për të qenë palë me Shqipërinë e me interesat e popullit shqiptar, pavarësisht dallimeve politike e aq më pak partiake.
Plani ynë i kundërveprimit ndaj krizës energjitike ka tre pika:
1- Garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë – vijon një numër masash të detajuara
2- Mbrojtjen e familjeve dhe biznesi i vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike – vijon një numër masash të detajuara
3- Garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike – vijon detajimi i instrumentave të garancisë sovrane shtetërore, i cili do të jetë i ripërtëritshëm, në vlerën 100 mln euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 mln euro në fillim të vitit tjetër, për të siguruar pikën një dhe dy.
Të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare, kur e pyetën dikur një kryeministër britanik se nga çfarë trembej, ai u përgjigj, trembem vetëm nga ngjarjet, duke pasur parasysh pikërisht faktin, se jeta është ajo që ndodh ndërkohë që mund të jesh duke bërë plane të tjera. Këto vitet e fundit jeta për ne të gjithë, për pasojë edhe për qeverinë e për mua, ka qenë e përcaktuar shumë më tepër nga ngjarjet se sa nga planet tona; tërmeti, pandemia, e tani edhe kjo furtunë e rritjes së çmimit më delikat të jetesës së përditshme. E di mirë që të tëra këto lënë gjurmë në mendje e në shpirt, por dy gjëra dua t’ju them në fund: Mundohuni të mos e harroni se çfarë mbjellim ne sot, me qëndrimet e me vendimet tona, do të korrin fëmijët tanë nesër. E që nesër fëmijët e sotëm, të mos kenë aq pak fat sa ç’patën fëmijët e viteve 90, që kur u rritën korrën atë që u mboll mbrapsht në ato vite, duhet që ne të mos kërkojmë asnjëherë rrugë të shkurtra që nxjerrin gjithmonë gjatë.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur Kukësin, një nga bastionet e Partisë Demokratike për të mbajtur takimin e radhës me demokratët në k...
TIRANË– Partia Demokratike ka hedhur poshtë deklaratën e deputetit Oerd Bylykbashi, i cili përmes një statusi në Facebook tregonte se kryeministri Ed...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar një vjedhje të rashës, planin me tre pika që kryeministri Rama prezantoi sot për përballimin e kr...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë qytetarëve që ditët e fundit janë ankuar përmes komenteve në statuset e tij në rrjetet soc...
TIRANË– Për kryeministri Edi Rama, të bësh pensionin minimal 300 euro dhe pagën minimale 500 euro në një vend si Shqipëria do të thotë që brenda 2 vj...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çmimi që shqiptarët paguajnë në faturën e energjisë elektrike nuk është reali, ajo që kosnumojnë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij duke u shprehur se sipas tij, nuk ekziston, asnjë kryeministër, edhe më i keqi në botë dhe asnj...
TIRANË- Fotoja e mëposhtme është marrë nga një protestë e ‘Lëvizjes Mjaft’, në kohën kur në pushtet ka qenë qeveria e Fatos Nanos, ish-kryetari...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot se në orën 15:00 do të prezantonte planin për të përballuar emergjencën e krizës energjitike. Por, kanë ka...
Prej disa ditësh Edi Rama ka dalë për të mbrojtur rritjen e çmimeve për produktet kryesore, nga ushqimi deri tek energjia. Ajo që bie në sy është shfaqja...