Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Insights
Tregimi i Krishtlindjes, Xhafka: Dialogu më i lumtur që kisha ndjerë ndonjëherë!
25 Dhjetor 2021, 10:21Nga DOSJA
TIRANË– Sot e nxora prapë fletorkën nga dollapi i rrobave,fshehur mes bluzave kashmiri. Ka vite që e shfletoj,ama duket sikur e kam blerë dje. Është me 32 fletë,nga ato që e blinim 8 lekë kur ishim nxënës. E gjitha me katrore,në çdo fletë me një vijë të kuqe anash. Pasi shkrojta:”Sot mbesa mësoi skitë” vura re se nuk mbeti më asnjë faqe bosh. Në çdo katror,nga fillimi deri në fund,kishte plot e plot shënime. Pra fletorja mbaroi. Dhe ja historia e saj.
Para shumë e shumë vitesh,atëhere kur u ndërruan qeveritë,siç ndodh në vendin tonë,e pashë veten të papunë.Isha specialist në ministri,por ja që drejtuesi që erdhi pa më takuar,por me një telefon nga zyra më hungëriti të mos dukesha më andej rrotull,qysh nesër. Kaq dhe pip,pip,pip. Isha i ri,relativisht,as 37 vjeçar. Me dy vajza binjake në shkollë të mesme,me gruan që pandehja se ishte në punë. Por sa arrita në shtëpi më tha ajo gjëmën e para:
-Më pushuan. S’kemi nevojë pér ty si mësuese,-më thanë.
-Edhe mua.
U përqafuam,donim të qanim,por trokiti dera e vajzat ia nisën këngës:
-Shumë urime për ty…
U kthjellova,kisha ditëlindjen. Si mort e festuam. Nga darka,ndérsa po mendonim se si do na vinte halli,vajza e madhe,ajo lindur pesë minuta para,propozoi:
-O ba,ti ke humor fantastik. Pse nuk boton një gazetë me barcaleta,gallata e kësi gjërash. Dhe shite!
Ato vite pati një lulëzim botimesh. Sidomos gazeta e revista erotike. Popull i frustuar,shfrynin kur shihnin femra lakuriq. Qesha,e hodha tej si mundësi.
Fjeta atë natë sikur isha shtrirë mbi gurë. Pa u gdhirë shkova te Edi,shoku im gazetar. Ia thashë si ide. U gëzova që më mbështeti. E kështu papritur u ktheva në humorist. Nxora një gazetë që e quajta “Qesh,or qesh,” Mbaj mend kur çova tufën e madhe prej 500 copësh nga shtypshkronja në shtëpi. Isha bërë djersë nga lodhja e i kuq në fytyrë nga sikleti. Iu futëm punës të katért dhe i bëmë tufa tufa nga 50 copë sejcila. I ngarkova në kurriz shumicën,ca i mbajti gruaja dhe arritëm te ish-kinema “Ali Demi” Atje vinin njerëz nga qytetet e ndryshme,merrnin gazetat e javës. Kur kaluan para meje ndenjën me dyzim.
-Ka shalë e gjoks?
-Jo.
-Po ç’ka?
-Gallatë.
-Na jep dhjetë copë t’i provojmë.
Ua dhashë e ndérkohë po ngatérrohesha me numrat. Nuk po mbaja mend sa dhashe e kujt. Atëhere gruaja bleu këtë fletorkën e famshme me katrore e ia nisëm:”Prill 1992,Tepelena 10 copë,Korca 30 copë,Berati 6 copë…” Pasi ikën gazetashitësit e rretheve më ngelën mbi 100 pa u shpérndarë ende.
-Ec unazës,ndaji vetë te tezgat e gazetave.-më thanë botuesit me pérvojë.
I ramë rreth e qark Tiranës e arritëm në shtëpi pa ngarkesë,të drobitur. Por dhe me ankth. A do shiten? Po prisja mëngjesin si ai gjeli dritën e parë që del majë malit. U vesha e pa futur gjë në gojë linkthi te shitësi i lagjes. Njerëzit në rradhë për gazetat e ditës. Dëgjoja Fiqo,më jep Koha Jonë.Fiqo,më jep…Mora kurajo:
-Fiqo,ke shitur ndonjë “Qesh,or qesh”.?
-Edhe dy më kanë ngelur.
Hapa fletorkën. Fiqo,Fiqo,ku është Fiqo? Ja,i kam dhënë 10 copë. Zemra mori ritëm të shpejtë. U gëzova deri në lumturi. Më duket se ia dola. Vrap rreth unazës. Pyet e pyet dhe gëzohu e gëzohu. Nga ora dhjetë kthehem në shtëpi e pérqafoj gruan. Kaq i ngazëllyer sa ajo pyeti:
-Të kthyen në punë?
-Më shumë se aq. U shit gazeta.
Nuk patëm fjalë. Besuam se e ardhmja s’qe aq e rëndë dhe aq trishtuese. Dolëm pér një shëtitje dhe pasdite u ngula të shkruaja numrin e ri të gazetës. Sërish erdha në shtëpi me 800 copë këtë herë. I bëmë tok 50 e 50 dhe në mëngjes tek ish-kinema “Ali Demi” po prisnim gazetashitësit nga rrethet. Unë me gazeta në dorë gruaja me fletorkën në duar.
-Tepelena jam. Na lekët,i shita të gjitha. Më jep dhjetë më tepér sot.
-Jam Korça. U gajasën njerëzit,timqënke i llahtarisur,ku e gjen tërë këtë humor,byrazer? Na lekët. Më jep 50 copë…
Dialogu më i lumtur që kisha ndjerë ndonjëherë. Pasi ikën rrethet na ngelën pak për Tiranën. E shpérndava si me pikatore,por në fletorkë shënova sa donin tamam. Të isha gati për numrin e ri.
Në shtëpi aq lekë nuk i patëm kurrë më parë. Më e gëzuar ishte gruaja.
-Prit,-i thashë.-Se duhen hequr lekët e shtypshkronjës dhe të faqosësit.
Sërish ngelën kënaqshëm. Aq sa na qetesoi dhe morëm guximin të hanim pica atë darkë.
Muaj pas muaji u rritën shifrat. Se u rrit gazeta. Shkoi deri 3 mijë kopje. Thuajse një pasuri. Më pas nisa të shkruaja dhe në gazeta të tjera. Më paguanin mirë dhe në fletorkë hyri zëri “Honorar”. Pastaj pa dashje erdhën ca reklama.
-Shkruaji zë më vete në fletorkë,-i thashë gruas.
Kështu shifrat u zmadhuan dhe një ditë gruaja shkroi atje ”Gimi ka ditëlindjen”
-Pse këtu?- e pyeta.
-Epo tani fletoren e kemi si historinë e familjes,-më tha.
E béri pa dashje,por më pëlqeu. Te fletorka,si tek një pasqyrë,shihnim e shkruanim ndryshimet. Ja,vajzat mbaruan shkollën. Ja,gruaja botoi një libër pér shkollat,mori kaq e aq lekë. Vajzat ikën në Amerikë,duan aq e aq dollarë. Porositëm shtëpi të re,kushtoi shumë lekë, por ia dolëm se shitëm shtëpinë e vjetér.
Hap herë pas here faqet e fletorkës e si një album fotografik shoh pérpjekjet dhe forcën e familjes. Si në rezonancë magnetike duken lodhjet,gëzimet,pritjet,ankthet,dëshirat,ëndérrat. Nga faqet e fundit lexoj,martohen vajzat,lindin nipérit dhe mbesat…
Sot u shkrua dhe faqja e fundit. U mbush fletorka plot. U mbyll me shënimin “Mbesa mësoi skitë.” Fletë që më ngjajnë si fletë lavdérimi. Jo veç të punës sime,por dhe të harmonisë mes të katérve.
Fletorka e mbaroi misionin. Mbajti brenda vetes kaq e aq ngjarje. Tani do e mbaj si relike të çmuar. Nuk do nis tjetér. Se faqet tona tani janë mes gëzimeve të nipérve,mbesave dhe vajzave. Kur ato të mbajnë shënim në fletorkat e tyre të shkruajnë mbi bëmat e babait e nënës,të gjyshit e gjyshes.
Fletorka si foto e çmuar,mban mall,mban lotë,shpresa e realizime. E kam ngrohtë atje mes pulovrave të mija. Më parë prej pambuku,tani prej kashmiri.
TROPOJË- Si sot 25 vite më parë në qytetin e Bajram Currit në sheshin para Shkollës tetëvjecare që aso kohe mbante emrin “Asim Vokshi” do të ndodhte një ng...
Nga Ilir GjiniSPAK, ose ajka e “ajkës” së vetinguar të drejtësisë së re, më më fund ka filluar të shfaqet në skenë. Arrestimi i ish ministrit Koka po vetpropoga...
TIRANË– Moti i keq në Shqipëri ka shkaktuar përmbytje në jug të vendit, duke përmbytur dhjetra hektarë ujë e po ashtu edhe disa dhjetra banesa, kryes...
GJERMANI- Merkel nuk ishte shumë kritike ndaj rrëshqitjes së Serbisë në një diktaturë. Qeveria e re gjermane duhet të angazhohet për më shumë demokraci në rajon...
Nga Kristi Pinderi Duke pare stadiumin sot: Eshte nje koncept shume interesant, quhet “delusional perception”. Kur marrim makinen ne mengjes, nje me...
SHBA – Fjalët nuk janë të mjaftueshme, politikanët shqiptarët kanë nevojë të kuptojnë se do të përballen me pasojë nëse injorojnë ankesat e SHBA-së për ni...
Nga Klodian TOMORRIPikërisht ditën që zv/ndihmës Sekretari i Shtetit Escobar erdhi në Tiranë për të përçuar mesazhin e luftës kundër korrupsionit me krye...
Nga Ilir GjiniNga kujtimet e paharuara të atyre ditë-netëve të Dhjetorit 90-të, kur regjimi i fundit komunist i Europës përpëlitej në agoninë e tallonave, më ka...