LIVE UPDATES
Ekonomi

Tregu ilegal i drurit u kushton shtrenjtë parqeve kombëtare në Korçë

30 Tetor 2021, 15:58 Nga DOSJA
Tregu ilegal i drurit u kushton shtrenjtë parqeve kombëtare në

Jorgjeta, 72 vjeç, ka një shtëpi dykatëshe në lagjen nr.12 të Korçës dhe e siguron ngrohjen e saj në dimër me dru. E moshuara thotë se i blen drutë të njoma në verë dhe i ka gati për t’i djegur në dimër. Këtë verë, Jorgjeta bleu 4 metra kub dru ahu me 3800 lekë/metri dhe 2 metra dushk me 4300 lekë/metri. Ajo thotë se i bleu drutë në tregun e zi, ndonëse çmimi për metër kub është më i lartë.

“I sigurojmë drutë që në fillim të verës se janë të njoma dhe duhet të thahen,” tha ajo.

Jorgjeta dhe të tjerë qytetarë të Korçës thonë se ka një hile në këtë pazar. Sipas tyre, një metër dru i paprerë që ata blejnë nga tregtarë të paligjshëm është thuajse 3 –fishi i volumit të kubikëve që blihen në treg dhe më me leverdi për xhepin e tyre.

Pazari i drurit në tregun e zi u kushton shtrenjtë parqeve të mbrojtura të Korçës. Jorgjeta e di se drutë që mori së fundmi në Mborje, janë prerë në mënyrë të paligjshme me gjasë në Parkun Kombëtar të Bredhit të Drenovës dhe se ai që i solli, kishte frikë se mos kapej.

“Drutë e ahut i sigurova në Mborje, tek njëri që i shet të paprerë. Mezi na i sjellin se kanë frikë mos i zenë,” tha e moshuara.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, AdZM, në Korçë, Iljon Thanasi i tha BIRN se ata ishin në dijeni të kësaj situate dhe fajësoi pandeminë për rritjen e prerjeve të paligjshme në parqet e mbrojtura.

“Periudha e izolimit ka ndikuar në rritjen e presionit mbi pyjet dhe parqet e zonës, duke qenë se shumë banorë, të cilët nuk kishin mundësi të vazhdonin punët e tyre të zakonshme, shikonin prerjen e pyjeve si mundësi të ardhurash për familjen e tyre,” tha ai.

Sipas AdZM, numri i prerjeve të paligjshme të identifikuara në terren u trefishua nga 12 raste në vitin 2020 në 35 raste deri në shtator të këtij viti. Si rrjedhojë, numri i referimeve penale shënoi rritje gjatë këtij viti – megjithatë vetëm ¼ e rasteve të identifikuara u dërguan në Prokurori. Policia nga ana e saj raportoi shifra të ngjashme për të dy vitet, por vetëm 2 prej shkeljeve janë në zona të mbrojtura. Në përgjigje të një kërkesë për informacion, Policia e Korçës tha se kishte kapur 138 raste të prerjeve së paligjshme të pyjeve në dy vitet e fundit; 81 në vitin 2020 dhe 57 deri në shtator të këtij viti.

Ndërkohë, edhe pse ka një numër në rritje rastesh të kapura në terren nga AdZM dhe policia, numri i personave që ndiqen penalisht është i ulët. Gjykata e Korçës i bëri me dije BIRN se kishte të regjistruara nga janari 2020 deri në shtator 2021 vetëm 4 gjykime për prerje të paligjshme të pyjeve, tre prej të cilave ishin përfunduar me dënim me gjobë. Gjobat varionin nga 100 mijë deri në 120 mijë lekë.

Motosharrat në park kombëtar

Një furgon i kapur me drunj të prerë nga AdZM Korçë. Foto: Administrata e Zonave të Mbrojtura. Parku Kombëtar Bredhi i Drenovës, një prej Zonave të Mbrojtura që gjendet vetëm pak kilometra larg Korçës, është kthyer në një burim i mirë të ardhurash për disa nga banorët e fshatrave Mborje, Moravë, Drenovë apo edhe Dvoran, të cilët presin dru dhe i shesin ato më pas në qytet për zjarr apo si lëndë për ndërtime e mobileri.

Për shkak të terrenit të vështirë për të shkuar deri në hyrje të Parkut Kombëtar “Bredhi i Drenovës”, vetëm pak turistë e ata që merren me ecje malore janë dëshmitarë të masakrës.

“Kjo është një video e 20 prillit 2020. E kam filmuar kur dëgjohen motosharrat në Bozdovec. Ne shkuam deri tek Guri i Capit dhe drutë i prisnin pak më poshtë dhe më pas i morën me mushka nga Çezma e Gjergos dhe dolën në Mborje,” tregon një video të regjistruar në telefon Genti, një prej frekuentuesve të rregullt të parkut. Në video nuk shihet prerja, por dëgjohet zhurma e motorsharrës.

Një i ri i angazhuar në hiking dhe që viziton shpesh parkun kombëtar thotë se ai dhe grupi i tij hasin shpesh në drurë të prerë.

“Trungjet i lenë të prera në mes të pemëve të tjera dhe ruajnë momentin për t’i transportuar. Ne udhëtojmë shpesh nëpër shtigje dhe i shohim,” tha ai.

I riu thotë se në ndonjë rast kanë sinjalizuar policinë për këtë gjë, por sa di ai, personat nuk ishin kapur. Sipas inspektorëve të AdZM-së që punojnë në terren, banorët e zonës i zbresin drutë me mushka deri në afërsi të rrugëve automobilistike e prej aty, ato merren nga kontrabandistët me mjete të përshtatura.

Një inspektor që foli në kushte anonimati tha se mënyra kryesore e transportimit për kontrabandistët është përmes mjeteve 4×4, të cilat mund të depërtojnë lehtë në brendësi të pyllit dhe që janë përshtatur për të mbajtur lëndë druri. Sipas tij, trungjet e gjatë vendosen në karrocerinë e mjetit, të cilit i kanë hequr sediljet e pasme dhe xhamin e prapëm të kabinës në mënyrë që të mund t’i transportojnë. Inspektori tha se prerjet ndodhin gjatë javës, ndërsa kontrabandistët shfrytëzojnë fundjavën për transportin e trungjeve. Sipas AdZM-së Korçë, Parku Kombëtar i Bredhit të Drenovës ishte ndër më të cënuarit nga prerjet e paligjshme. “Kemi vetëm dy zona që kanë një presion pak më të madh, të cilat janë PK “Bredhi i Drenoves” dhe “Guri i Nikës,” thuhet në përgjigjen e AdZM-së.

Nga 47 raste në total të identifikuara në dy vitet e fundit, 11 raste ishin kapur në Parkun Kombëtar Bredhi i Drenovës dhe 9 rastet e tjera në Parkun Kombëtar të Prespës.

Gjobat nuk frenojnë prerësit

Të dhënat e INSTAT për konsumin e drurit për ngrohje sipas qarqeve. Për AdZM-në, presioni për prerje të drurëve në parqet kombëtare vjen për shkak të kërkesës së lartë për ngrohje me dru në Korçë. Ndërkohë, rritja e çmimit të drurit ka sjellë lulëzim të tregut të zi që ofron çmime me leverdi për konsumatorët dhe madje më shumë për marangozët.

Një prej marangozëve që pranoi të fliste në kushte anonimati tha se çmimi i lëndës në treg ishte dyfishuar në dy vitet e fundit.

“Bredhi dhe pisha për lëndë kushtojnë aktualisht 35- 42 mijë lekë metri kub ne tregun e zi ndërsa në tregun e licensuar m3 i lëndës së importuar është disa herë më i lartë,” tha ai.

AdZM fajësoi për prerjet e paligjshme banorët e fshatrave pranë parqeve kombëtare.

“Fillojnë që nga 15 vjeçarët e deri tek të moshuarit. Në disa raste i kemi zënë me karroca dore, por në më të shumtën e rasteve janë kapur me kafshë duke i transportuar. Edhe rastet e kapjes për lëndë kanë qenë ngarkuar në mushka,” tha drejtuesi i AdZM-së.

Sipas Thanasit, pandemia e bëri më të vështirë kontrollin, pasi policia me të cilën ndahet përgjegjësia, u fokusua në zbatimin e masave të izolimit, ndërsa edhe vetë inspektorët e pyjeve ishin më të kushtëzuar. Ai shtoi se gjatë këtij viti u vendosën 1.4 milionë lekë gjoba për prerjet në zonat e mbrojtura. “Mesatarisht gjobat janë tek 800 mijë lekë të vjetra për person. Ne aplikojmë masat administrative që kanë qenë të Inspektoriatit Pyjor, pasi ende nuk kanë dalë aktet nënligjore për ne,” shtoi ai.

Drejtori i ADZM në Korçë tha se nuk e dinte sa sa prej gjobave ishin vjelur, për shkak se kjo procedurë ndiqej më pas nga Drejtoria e Përgjithshme në Tiranë. Por Thanasi pranon se gjobat nuk kanë qenë frenuese dhe se shkelësit përsëritës janë shqetësimi më i madh.

“Në Bozdovec (Parku Kombëtar i Bredhit të Drenovës) kemi raste të personave që bëjnë prerje në mënyrë sistematike. Janë të paktën 5 persona qe i kemi kapur në mënyrë të përsëritur dhe që pavarësisht ndëshkimeve, përsëri i gjejmë duke prerë apo transportuar. Në raste të tilla mund të thuhet që ata e kanë për përfitime ekonomike pra për shitje,” tha Thanasi.

Ai shtoi se për zyrën rajonale mbetej sfidë dokumentimi i shkeljeve dhe se në shumicën e rasteve, ata i gjejnë drurët në transport, duke e vështirësuar identifikimin e prerësit. Thanasi shtoi se keqbërësit përpiqen të shmangen, duke thënë se nuk kanë qenë ata që i kanë prerë pyjet, por i kanë gjetur të prera, ndërsa ata duhet të provojnë të kundërtën.

Kjo ndikon edhe te numri i ulët i rasteve që dërgohen në gjykatë. Edhe pse në total AdZM dhe policia kanë identifikuar 138 raste prerjesh në mënyrë të paligjshme që prej filimit të vitit 2020, vetëm 4 raste kanë shkuar në gjykatë.

Marrë nga Reporter.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sociale sociale korce tregu i druve korce tregu i druve

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje