Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Gazi që përdoret nga popullata do të ketë një akcizë prej 6 lekë për litër, ndërsa deri sot akcizë paguhej vetëm për gazin që përdorej për automjetetet (8 lekë për litër). Tashmë i gjithë gazi, pavarësisht qëllmit të përdorimit, do të ketë akcizë prej 6 lekë për litër. Aktualisht gazi për konsumatorët familjarë luhatet në një mesatare prej 85 lekë për litër. Aktorët e tregut pohojnë se ashtu siç do taksë tjetër dhe kjo do të transferohet në çmim.
Nga ana tjetër ata janë dakord për këtë unifikim, pasi sipas tyre kishte abuzime të mëdha, teksa një sasi e madhe e gazit futej me qëllim përdorimi për konsum familjar dhe realisht përdorej për automjetetet. Edhe pa këtë akcizë, gazi për përdorim familjar ishte shtrenjtuar, si rrjedhojë e ndryshimeve të tregjeve ndërkombëtare.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 61/2012, ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”, ka parashikuar shfuqizimin e pikës 3 të nenit 51 “Produktet që paguajnë akcizë”, të ligjit, për unifikimin e akcizës për “Gazet e naftës dhe hidrokarbure të tjera gazoike”. Tashmë të gjithë konsumatorët do të kenë të njëjtin nivel taksimi (si për përdorim vetjak ashtu dhe për qëllime biznesi).
Nga unifikimi i akcizës për gazet e naftës dhe hidrokarburet e tjera gazoike në nivelin 6 lekë/litri pritet që të arkëtohen rreth +375 milion lekë akcizë në vit, ose rreth 3 milionë euro, që pritet të paguhet kryesisht nga konsumatorët familjarë.
Sipas relacionit, Projektligji, synon të vendosë një nivel akcize për gazin e lëngshëm pa diferencuar qëllimin e përdorimit, pasi siç është formuluar ligji aktualisht jep mundësinë e abuzivizmit me sasinë e gazit që nuk paguan akcizë. Pas më shumë se një viti kontrollesh në zinxhirin e plotë të tregëtimit të gazit, është konstatuar se unifikimi është e vetmja zgjidhje për uljen e evazionit në treg.
Nga sasia e importuar e kësaj lënde djegëse, rreth 2/3 nuk ngarkohet me akcizë, që presupozon se nuk përdoret si karburant për automjetet, ndërkohë që vetëm 1/3 e sasisë së importuar deklarohet për përdorim automjetesh dhe ngarkohet me akcizë. Përvoja disa vjeçare ka treguar se administrimi i deklarimit të destinacionit të përdorimit të këtij nënprodukti është shumë i vështirë, duke krijuar mundësi për shmangie nga pagesa e akcizës. Për këtë qëllim është i domosdoshëm unifikimi i nivelit të akcizës për të gjithë përdoruesit.
Ky unifikim ul nivelin e akcizës nga 8 /lekë/lirti në 6 lekë/litri duke ulur edhe koston e përdoruesve të mjeteve motorrike, ndërkohë që rritja e akcizës për përdoruesit e tjerë industrialë dhe familjarë me 6 lekë/litri vërtet do të rrisë koston e përdorimit të kësaj lënde nga ata, por në kushtet kur diferencimi i akcizës lejon shmangien dhe mospagesën e saj, avantazhet krahasuese janë në favor të unifikimit të nivelit të akcizës.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Përjashtimet fiskale për jahtet që furnizohen më karburante në vend pritet të hiqen. Ministria e Financave synon shmangien e abuzimeve dhe përfitimeve të padrej...
Mbiçmimi i Euros në kursin e këmbimit valutor me Lekun vijoi me ritme të shpejta edhe ditën e enjte. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipër...
Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (...
Shqiptarët do të duhet të paguajnë 27.2% të të gjithë prodhimit të brendshëm bruto të vendit për të paguar kostot e përgjithshme të qeverisjes, shifra më e lart...
Sektori i transportit ishte më i godituri nga kriza pandemike gjatë vitit të kaluar, tani po kthehet në normalitet për rritjes së lartë të kërkesës sidomos për ...
Ministria e Financave publikoi së fundmi planin e bashkëpunimit rajonal në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për tre vitet në vazhdim 2021-2023, sipas të cilit sy...
Rreth 120 mijë certifikata elektronike do të prodhohen çdo vit për fiskalizimin e bizneseve.Kostoja vjetore e subjekteve për t’u pajisur me certifikatën ...
Euro është forcuar ndjeshëm sot në tregun e brendshëm valutor, duke reflektuar kërkesën e lartë për valutë për blerjen e energjisë.Sipas kursit zyrtar të Bankës...
10 miliardë lekë do të vihen në dispozicion të sektorit energjetik në formën e garancisë sovrane për të mbrojtur fashën e abonentëve familjarë dhe biznesit të v...
Nga Pano SokoFenomeni më i dëmshëm që mund t’i takojë një shoqërie është largimi, emigracioni. Shqipëria është një ndër vendet që emigrimi dhe largimi nga vendi...