LIVE UPDATES
Aktualitet

Tuneli i Llogarasë, Rama: Nuk pres shirita. Projektet, ‘fabrika buke’

14 Nëntor 2021, 11:51 Nga DOSJA
Tuneli i Llogarasë, Rama: Nuk pres shirita. Projektet, ‘fabrika

 VLORË – Kryeministri Edi Rama përuroi nisjen e punimeve për tunelin e Llogarasë në Vlorë. Kreu i qeverisë e konsideroi këtë projekt një “ëndërr që tashmë do të bëhet realitet”. Ai përzgjodhi dhe vargjet e poetit britanik Xhorxh Gordon Bajron për të përshkruar bukuritë e jugut të Shqipërisë.

“Një ëndërr që e ka shoqëruar përgjatë gjithë dekadave pas ndryshimit të sistemit këtë zonë por edhe këdo që ka përfytyruar një Shqipëri moderne dhe turistike. Projekti ka qenë në sirtar për të tria këto dekada, ka qenë një nga kryefjalët e premtimeve të të gjithë atyre që kanë kaluar nga këto anë në fushata elektorale gjatë këtyre 3 dekadave dhe ndryshe nga të tjerët, siç ka ndodhur dhe më të tjera vepra të mëdha ne zotimin tanimë e kemi futur në rrugën e jetësimit në realitet. Kam sjellë një frazë të mrekullueshme të Lord Bajronit në veprën shtegtime te Çajld Haroldit, të cilat i shkroi pasi shkeli për herë të parë në vjeshtën e 1809 në këto vise, ‘parajsa nuk krahasohet dot me viset që fsheh ky bregdet’. E gjithë pjesa e fshehur përtej zonës së plazhit, mes maleve të Labërisë, e cila fshihet nga këtu afër deri tutje në Tepelenë dhe pastaj lidhet me gjithë pjesën tjetër të fshehur të Përmetit, të Gjirokastrës, e deri në Leskovik, Kolonjë e në kufi me Korçën, tanimë po lidhet me një infrastrukturë të re krejtësisht që krijon mundësi të reja për turizmin, për zhvillimin e zonave rurale, për ekonominë e tyre, por edhe për ekonominë tonë kombëtare”, u shpreh Rama.

Në vazhdim, Rama shtoi se ky tunel do të bëjë të mundurën lidhjen e të gjithë zonës së jugut.

“Tuneli do të bëjë të mundur një shkurtim të konsiderueshëm të kohës, një rritje të konsiderueshme të sigurisë dhe një lidhje organike me segmentin tjetër që është në ndërtim e sipër, ai i Orikumit dhe pastaj me by-passin e Vlorës që është drejt përfundimit me detajet e fundit për të qenë plotësisht i kryer në sezonin e ardhshëm turistik dhe më tutje me by-pass-in e Fierit. Nëse shohim drejt Jugut, po punohet në segmentin poshtë që lidh Palasën me pjesën tjetër të Bregut, drejt Dhërmiut duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në një zonë që po njeh një zhvillim të konsiderueshëm nga pikëpamja e ofertës turistike, për të shkuar akoma më poshtë në një tjetër vepër që ka qenë nga më të premtuarat Kardhiq-Delvinë, që bën një tjetër shkurtim të kohës, lëvizjes përgjatë gjithë këtij pellgu, duke e afruar shumë ndjeshëm Sarandën dhe nga ana tjetër duke ofruar pamje dhe zona të tëra për t’u vizituar që deri dje ishin tërësisht të paaksesueshme dhe të panjohura. Pa harruar rrugën e Lumit të Vlorës, pa lënë pa përmendur lidhjen mes Kurveleshit lartë dhe Bregut të Jonit poshtë, duke mos lënë mënjanë pjesën tjetër e cila lidh Nivicën poshtë me Tepelenën, pastaj drejt Përmetit që ndërkohë po lidhet përmes një rruge të re me Leksovikun, për të kaluar në Kolonjë, ku po punohet për lidhjen e shumëpritur me Korçën dhe faktikisht duke i dhënë mundësi turistëve, vizitorëve, udhëtarëve brenda apo atyre që vijnë nga jashtë që në një kohë shumë të shkurtër të mund të qarkullojnë në të gjitha këto territore që ishte e pamundur më parë. Mos të harrojmë aspektin ekonomik. Flet vetë rritja e menjëhershme e vlerës së pronës, asaj toke të mundur për zhvillim turistik dhe agro-turistik në gjithë pjesën e brendshme. Flet vetë për faktin se tani më gjithë ky zhvillim infrastrukturor i ka hapur rrugën një parafytyrimi shumë të prekshëm për të krijuar një realitet të ri të prodhimeve të zonës, të cilat nuk do të jenë më prodhime mbijetese për ata që janë në këto vise”, tha kryeminstri. 

Të gjitha investimet e mëdha në infrastrukturë gjatë qeverisjes socialiste, shefi i ekzekutivit i quajti “fabrike buke” që do të rrisin punësimin.

“Një port për jahtet që përsëri është një tjetër motor për ekonominë e vendit. Këto janë të gjitha ‘fabrika buke’ që sjellin hallka të reja të zinxhirit të vlerës. Në portin turistik të Vlorës do ketë shumë shërbime që do i kryejnë vendasit që do të thotë do ketë shumë vende pune, fluks të shtuar njerëzisht që do vijnë për të dalë, për të shëtitur, për të ngrënë, për të fjetur dhe do të sjellin para”, vazhdoi më tej Rama.

Në fund, kryeministri nuk pranoi të priste shiritin duke ia lënë mundësinë një vajze.

“Unë nuk pres shirita, nuk besoj tek gërshërët sepse jam shumë i fokusuar tek fundi, jo tek fillimi i punëve, por meqë këtë rast nuk është shirit, por buton dhe dikush duhet ta shtypë këtë buton, kërkova që ajo vajza që u bë ikonë e këtij ndërtimi ta shtypë butonin”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet kryesore bypass i fierit bypass i vlores edi rama tuneli i llogarase bypass i fierit bypass i vlores edi rama tuneli i llogarase

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri