“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Sport
Turqi/ Ndihmë hyjnore për të fituar derbin: imam në fushë dhe një dash i therur
17 Nëntor 2021, 16:49Nga DOSJA
TURQI-Fenerbahçe po përgatitet për derbin ndaj Galatasaray duke kërkuar ndihmë hyjnore. Në javën e 13-të të kampionatit turk, “kanarinat” do të përballen në derbin më të zjarrtë të Stambollit. Rezultatet e dobëta javët e fundit kanë demoralizuar Ozil me shokë, por edhe klubin, aq sa presidenti ndërhyri për t’i dhënë fund periudhës negative.
Ali Koç kërkoi një ndërhyrje krejtësisht të jashtëzakonshme për të ndihmuar ekipin e tij. Presidenti, siç raporton “En Son Haber”, ka ftuar një imam në selinë e klubit para derbit. Gazetari Ferudun Niğdelioğlu shpjegon se ekzekutivi i tronditur nga rezultatet e dobëta ka ftuar në stadium imamin e Xhamisë Zühtü Pasha, e njohur si Xhamia Kızıltoprak, e cila ndodhet në pjesën aziatike të Stambollit. Koç i kërkoi imamit të lutej për t’i dhënë fund momentit të keq që po kalon Fenerbahçe. Megjithatë jo vetëm lutje.
Presidenti donte të sigurohej që dikush nga atje lart ta ndihmonte vërtet. Për të bërë një pakt edhe më të fortë me Allahun, ai më pas ofroi një dhi si dhuratë, e cila u flijua në fushën e stadiumit Şükrü Saraçoğlu. Gjaku i kafshës është derdhur në fushë, por edhe në shtyllat e portës, me shpresën se Galatasaray nuk do të shënojë. Presidenti, megjithatë, nuk i bëri llogaritë me një detaj të rëndësishëm. Derbi në fakt nuk do të luhet në stadiumin e Fenerbahçes por në Nef Stadyumu, në fushën e rivalëve.
Pas bekimit dhe kurbanit ritual, imami i xhamisë së Kızıltoprak i tha Koçit: “Unë nuk bëj magji dhe nuk zgjidh magji, lexoj vetëm ajetet e Allahut dhe lutem që të mbrohesh nga syri i keq. ”
GJERMANI – Katër lojtarë të Bayern Munichut nuk do të lejohen të hyjnë në hotelin, ku do të akomodohet skuadra bavareze para ndeshjes së javës së 12-të të...
TIRANE – Janë mbyllur edhe 7 sfidat e turit të dytë të Kupës së 70-të të Shqipërisë, ndërkohë që derbi Tirana-Dinamo, që luhet ditën e nesërme do të mbyll...
ARGJENTINE – Gjendja fizike e Lionel Messit dhe largimi i tij nga klubi për në grumbullimin e kombëtares Argjentinase ka bërë jo pak zhurmë dhe i ka mërzi...
SPANJE – Florentino Perez nuk ende nuk e përtyp dot faktin që verën e shkuar Reali i Madridit nuk arriti të firmoste me Kylian Mbappe edhe pse dëshira e s...
FRANCE – Ish-portieri karizmatik francez, Fabian Barthez, kohët e fundit i është përkushtuar garave të shpejtësisë, duke marrë pjesë edhe në gara të ndrys...
ITALI – Sikur të mos mjaftonte dëmtimi i De Vrij me Holandën, lajme më alarmante po vijnë për Interin nga Amerika e Jugut. Bëhet fjalë për Sanchez dhe Lau...
KANADA – Pas barazimit 1-1 dhe hapit fals të SHBA-së ndaj Xhamajkës një ditë më pare, në mëngjesin e sotëm kanë përfunduar edhe tri ndeshje e tjera në kua...