All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

U dhunua dje në PD, Bejko: Personi që më sulmoi ish-punonjës i SHIK dhe doganës

9 Janar 2022, 19:00 Nga DOSJA
U dhunua dje në PD, Bejko: Personi që më sulmoi ish-punonjës
All - Paragraf - 1

TIRANË – Sekretari për çështjet e pushteti vendor në Partinë Demokratike Roland Bejko reagoi në Facebook në lidhje me deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha se dhunimi i tij dje nga mbështetës të ish-liderit demokrat ka qenë një keqkuptim. Në Facebook, anëtari i Kryesisë së PD shkruan se personi që e dhunoi dje në selinë e PD është njeri i afërt i Berishës, të cilin e ka pritur në Gjirokastër në vitet 1998-2005 së bashku me ish-kryeministrin kur vinte në këtë qytet. Bejko shton se agresori i tij ka qenë ish-punonjës i Shërbimit Informativ Kombëtar dhe doganës.

Më tej, zyrtari demokrat shton se ngjarja e djeshme i kujton grevën e urisë në Universitetin e Gjirokastrës “Eqerem çabej” 1991 kundër regjimit komunist, ku ai vetë u sulmua nga mbështetës të regjimit të quajtur “vullnetarë të Enverit”. Ai kujton këtë ngjarje me sulmin e djeshëm në PD duke i quajtur agresorët si “vullnetarë të Saliut”.

Pavarësisht kontributeve të dhëna për Partinë Demokratike, Bejko thotë se Berisha tashmë i ka harruar. Ai shton se i ka falur agresorët që e dhunuan dje, pasi nxitësi i saj është vetë Sali Berisha.

POSTIMI I ROLAND BEJKOS:

Sot dëgjova nëpërmjet mediave që z. Sali Berisha ka thënë nga vendi i krimit pranë selisë së shkatëruar të Partisë Demokratike pas revolucionit të tij të “qetë” dhe “paqësor”, se goditjet, sharjet, ofendimet që bënë dje njerëzit e tij mbi personin tim, ishin thjesht një keqkuptim midis njerëzish të njohur, miq familjarë që kanë ngrënë bukë në shtëpinë e njëri-tjetrit… etj.

Lipset të sqaroj opinionin publik, (jo Sali Berishën dhe mbështetësit e tij, se ata janë të qartë), se midis shumë personave që më qëllonin pas shpine, nga këmbët dhe pas qafës, dallova edhe një fytyrë që e njihja, por që emri i të cilit nuk më kujtohet.

Sqaroj se këtë person e kam takuar midis viteve 1998-2005 kur vinte në Gjirokastër me disa të tjerë tropojanë, për të cilët ruaj miqësi dhe respekt, si njeri i afërt i Doktorit. ( Në atë kohë unë isha kryetar i PD-së aty, dhe më vonë anëtar i kryesisë së PDSH-së, pra bashkëpunëtor i afërt i z. Berisha deri në 2005.) Si të tillë unë i prisja të gjithë me nderet e mikut për respekt të tyre dhe të z.Berisha, me dreka e darka.

Sa herë që z. Berisha vinte në jug, edhe ky tipi, ishte gjithmonë pas tij. Ne, si gjithmonë ua shtronim me të ngrëna e të pira.

Pra ajo lëtyra që ngriti dorën mbi mua, të cilit ia thash në sy, “edhe ti Brut?!”, nuk ishte miku im “familjar”, por një fytyrë e njohur, njeri i Sali Berishës, ish punonjës i SHIK dhe policisë doganore. Atij njeriu, unë nuk i kam ndonjë borxh, as ai mua deri dje, prandaj ai nuk kishte asnjë arsye personale për të ngritur dorën në pabesi e në mes të turmës, ndaj meje. Ai ishte aty pasi i ishte përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për të pushtuar dhunshëm selinë e PD-së. Ai ishte aty sepse Sali Berisha i ka premtuar se po të nxirrnin Bashën dje nga zyrat, pas gjashtë muajsh do rrëzojë edhe Ramën dhe do ta sjellë PD-në në pushtet. Dhe ata me të drejtë duan punë, duan pushtet. Sali Berisha e di mirë ç’do të thotë t’i jepësh dikujt shpresën dhe pastaj shiko se çfarë është në gjendje të bëjë i pashpresi për ty!
Në sytë e tij dhe të gjithë atyre që më sulmuan, unë pashë urrejtje. Fytyrat e të gjithë atyre që më skërmitnin dhëmbët me urrejtje, nuk ishin të tyre, ishin fytyra e Sali Berishës, po kështu edhe mendja. Kjo ishte arsyeja pse nuk ndieva frikë. Fare. Provova gjithfarë lloj emocionesh në ato çaste. Por atë të frikës, fare  sepse ata njerëz dje mendonin me trurin e Sali Berishës. Çfardo që t’u thoje, ishte e kotë. Nuk të kuptonin. Vetëm gjuanin, të skërmiteshin në fytyrë, të shanin, të shtynin. Pashë urrejtje në fytyrat e tyre, sepse Sali Berisha na ka idendifikuar të gjithëve ne që jemi kundër tij, si armiq. Dhe armikut duhet ti çahet kafka.
Ai më qëlloi mua dje, pavarësisht mishit të pjekur që ka ngrënë në Gjirokastër kur vinte si njeriu i Doktorit, dhe që unë i prisja me pekule, me nderet e mikut, jo se kish ndonjë hesap të pa mbyllur me mua, por sepse Sali Berisha kishte vendosur ta përdorte besimin e tyre tek ai si mish për top, si Edi Rama të vetët në 21 Janar.

Kështu që vetëm një killer gjakftohtë i kthyer në vendin e krimit siç bëri Sali Berisha sot, mund ta thotë me një qetësi olimpike atë që më ka ndodhur mua, njërit prej mbështetësve të tij më të fortë në ditët e tij më të errëta të karrierës së tij politike të viteve 1997-2005, veç të tjerash. Mua pra, studentit të Dhjetorit 90, të dekoruarit prej tij me “Medaljen e Trimërisë”, ish prefektit të shtetit të tij, ish themeluesit të Shkollës Shqiptare të Administrstës Publike, ASPA, etj.etj.

Unë nuk jam i pari, e di.
Sali Berisha këtë sjellje e ka bërë edhe me Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Neritan Cekën, Arben Imamin, Eduart Selamin, Genc Rulin, Tomor Dostin, Leka Toton, Alfred Sereqin, Albert Brojkën, Vrionin, Pollon, Xhaferin, Tritan Shehun, Leonard Demin, Bamir Topin, etj, etj, etj, pra, i ka rrahur, e denigruar me njerëzit e vet të gjithë ata që i kanë dalë kundër në një moment të caktuar politik. Por, shpresoj të jem i fundit që rihet nga kamikazët e tij.

Në një situatë të tillë, nën dhunën e të turmës së egërsuar e kam gjetur veten vetëm në shkurt të vitit 1991, kohë kur “vullnetarët e Enverit” na sulmuan ne studentëve në universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës gjatë kohës kur po zhvillonim grevën tonë kundër diktaturës në vendlindjen e diktatorit. Por 31 vite më parë na sulmuan e na rahën “vullnetarët e Enverit” , ndërsa sot 31 vite më pas u gjeta i sulmuar nga “vullnetarët e Saliut”.  ( I distancoj nga demokratët paqësor që ishin aty rrotull dhe që u distancuan prej dhunës.)

Gjithsesi, unë i kam falur të gjithë ata që dje përfituan nga eksitimi i turmës, dhe guxuan të më qëllonin duke më shkaktuar hematoma në trup e shoqëruar kjo me vjellje dhe dhimbje të forta koke e brinjësh. Nuk kam bërë dhe nuk bëj padi për asnjë.

I kam falur sepse fajtori i vërtetë është ai që i ka organizuar dhe i ka nxitur të jenë të dhunshëm ndaj atyre që nuk e pranojnë kthimin e tij në krye të PD-së. Dhuna verbale që ushtronte për muaj të tërë  Z.Berisha në foltoret dhe para kemerave, do reflektohej patjetër një ditë në dhunë fizike ndaj “armiqve” personalë nga idhtarët e tij. Pra, i vetmi fajtor për dhunën është frymëzuesi i saj Sali Berisha.

Nuk kam ça them më shumë, veçse ti qofsh o Sali Berisha, një burrë plak 77 vjeçar që për interesat e tua personale je duke i bërë gjëmën  PD-së. Je duke i bërë demokratët, anëtarët e një familjeje politike që kanë ndarë së bashku ditë të vështira, dhe për 31 vite me rradhë të kanë mbështetur pa kushte mes sakrificash të pamata, të vriten me njëri-tjetrin.

Për vitet e shumta që kemi ndarë së bashku, pavarësisht qëndrimeve të mia politike kundër rikthimit tënd në krye të PD-së pasi je shpallur “non grata”, do ishte në nderin tënd, por edhe të bashkëpunëtorëve të tu, ish miq të mi, në mos të më telefononit për të pyetur për shëndetin, të paktën të ishit distancuar formalisht nga dhuna që e panë të gjithë live në tv, si ndodhi.

Kaq e meritoja, për aq mbështetje sa të kam dhënë në ditët e tua më të vështira të 1997-2005, z. Berisha.

Por ti nuk mund ta pranosh që ndaj meje u ushtrua dhunë nga njerëzit e tu sepse të bie alibia e “revolucionit paqësor” që ska gjethe fiku, florianë a fjorentinë që ta mbulojë dhunën dhe krimin ndaj selisë së PD-së dhe demokratëve me format, nurin dhe hiret e veta.

Ti dje i gënjeve përsëri mbështetësit e tu. Ty të dështoi me turp “grushti i shtetit” për t’u bërë me dhunë kryetar i PD-së. Kështu që përditë e më shumë do të mbeten gjithnjë e më pak ndjekës në aksionet e tua të marrëzisë që për interesa pesonale po i vë flakën gjithçka që të pengon në qëllimet e tua.

Politikani mendon për pushtetin personal, thotë dikush, burri i shtetit për gjeneratat.

Detajet humane të bëjnë burrë shteti më shumë se sa aktet politike.  Së fundmi ty të mungojnë të dyja për fat të keq.

Ps. 1. Falenderoj Zotin e madhërishëm së pari dhe pastaj nga zemra falenderoj edhe tre demokratët tropojanë që më ndihmuan dje t’u shpëtoja thonjve të njerëzve iracionalë dhe i ftoj për kafe pas qetësimit të “gjakrave” pavarësisht se kë mbështesin. Kjo nuk më intereson.

2. Do t’u bëj bllok dhe do t’i fshij të gjitha komentet që do më shqetësojnë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dhunohet roland bejko perplasje ne partine demokratike sali berisha dhunohet roland bejko perplasje ne partine demokratike sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje