Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
“Gjithçka nga brenda zyrës”, Bardhi-Berishës: Manipulim! Ja si u sulmua zyra ime
9 Janar 2022, 17:57Nga DOSJA
TIRANË – Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi përgënjeshtroi pretendimete ish-kryeministrit Sali Berisha se kryetari i PD Lulzim Basha dëmtoi qëllimisht zyrën e tij nga brenda për të akuzuar protestuesit si shkaktarë të saj. Në Facebook, Bardhi shkruan dhe tregon me video se zyra e tij u sulmua dhe u godit dje nga mbështetës të Berishës nga jashtë godinës së Partisë Demokratike.
Bardhi akuzon ish-liderin demokrat se po përpiqet të inskenojë gjithçka për të manipuluar demokratët. Në fund, Gazment Bardhi shkruan se Berisha është kthyer tashmë nga një burrë shteti në burracak që hedh gurin dhe fsheh dorën.
POSTIMI I GAZMENT BARDHIT: Shumë prej ne demokratëve dhe qytetarë të tjerë që presin nga PD të sjellë diçka të mirë për vendin, dje kanë mbetur shumë të trishtuar. Shumë prej demokratëve e kanë ndier veten të tradhëtuar, sepse mund të kenë besuar vërtet tek Sali Berisha. Për të gjithë demokratët kam një mesazh: shikoni këtë video dhe mos i besoni Sali Berishës! Si kjo gënjeshtër, ka gjithçka thotë dhe bën.
Sa herë të dëgjoni Sali Berishën sillni ndërmend këtë video! Këtu shfaqet në pak sekonda historia e një ish burri shteti të zvogëluar në një burracak që hedh gurin dhe fsheh dorën!
Ish-kreu i PD Berisha publikoi foto nga pjesa e brendshme e zyrës së krydemokratit Lulzim Basha ku pretendon se ka dëmtuar qëllimisht zyrën e tij nga brenda për të akuzuar protestuesit e djeshëm në selinë PD se e kanë goditur nga jashtë.
POSTIMI I SALI BERISHËS:
Shikoni cfare ben peng Basha per te akuzuar demokratet se i kane dhunuar nga jashte zyren. Gjithçka eshte bere nga brenda zyres!! Turp! sb
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Deputeti socialist dhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj komentoi përplasjen e djeshme në godinën e Partisë Demokratike dhe konfliktin ...
TIRANË – Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i konsideroi trillime bajate për beteja imagjinare deklaratat e kryetarit të Partisë Demokra...
TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji iu kundërpërgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi sot në komunikim me qytetarët se ësh...
TIRANË – Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha hodhi poshtë akuzat nga ish-kryeministri Sali Berisha se në protestën e djeshme janë futur armë dh...
TIRANË – Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri e konsideroi protestën e djeshme të dhunshme në godinën e Partisë Demokratie si dita më e tri...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe pasardhësin e tij Rama si dy politikanë që kanë shkatë...
MAQEDONI E VERIUT – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta do të nisë nesër vizitën 3 ditore në Maqedoninë e Veriut. Kreu i shtetit pritet të takohet me udhëhe...