LIVE UPDATES
Aktualitet

‘U dogj’ nga vettingu/ Pse e rrëzoi Kolegji ankimin e ish-kreut të Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka

24 Tetor 2019, 19:42 Nga DOSJA
‘U dogj’ nga vettingu/ Pse e rrëzoi Kolegji ankimin e ish-kreut

TIRANË– Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit hodhi poshtë në dhomë këshillimi ankimin e ish-prokurorit Dritan Rreshka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e tij nga detyra.

Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit erdhi pasi shqyrtoi në tërësi pretendimet dhe kërkimet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit dhe arriti në përfundimin se Rreshka ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë, në kuptim të nenit 61 pika 3 të ligjit nr.84/2016 ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.’

Në përfundim të shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Dritan Rreshka, Kolegji pasi ka shqyrtuar të gjitha shkaqet e ankimit të parashtruara më sipër e të konsideruara relevante për zgjidhjen e çështjes, arrin në konkluzionin se edhe sikur të konsideroheshin të drejta të gjitha pretendimet e tjera të subjektit të rivlerësimit, nuk do të cenonin qëndrimet e Kolegjit të mbajtura në pjesën arsyetuese të këtij vendimi, qëndrime të cilat në mënyrë të pashmangshme plotësojnë kushtet e shkeljes së ligjit, të cilat përcaktojnë si sanksion shkarkimin e subjektit të rivlerësimit nga detyra,” shprehet Kolegji në vendimin e zbardhur.

Trupi gjykues i Kolegjit përbëhej nga gjyqtarja Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo anëtarë.

Dritan Rreshka ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe e ka filluar karrierën në organin e akuzës në vitin 2003 si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Më vonë, ai ka mbajtur pozicionin e drejtuesit të njësisë hetimore kundër krimit ekonomik-financiar dhe korrupsionit në të njëjtën Prokurori.

Në fillim të janarit 2018, Dritan Rreshka u ngjit në krye të Prokurorisë së Tiranës si drejtues i komanduar nga Arta Marku, duke zëvendësuar në këtë post Petrit Fushën. Paralelisht me funksionin si prokuror, Rreshka është përfshirë edhe në mësimdhënie apo si ekspert në çështjet e hetimit të krimit financiar.

Rreshka është shortuar si pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit të tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Pas përfundimit të procesit të rivlerësimit dhe mbajtjes së seancës dëgjimore, me 31 Korrik 2017, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit ka vendosur për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.  Vendimi i KPK-së është bazuar vetëm në kriterin e kontrollit të pasurisë.

Në lidhje me këtë kriter, KPK ka konstatuar se subjekti ka bërë deklarim të rremë, të pasaktë dhe fshehje pasurie në lidhje më një ndërtesë 5-katëshe më sipërfaqe 740 m2 të ndërtuar në Tiranë.  Subjekti ka bërë deklarim të rremë për një kredi në kushte lehtësuese dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme financiare për gjendjen e llogarisë rrjedhëse në bankën BKT me vlerë 1.9 milionë lekë, si dhe ka mungesë burimesh financiare dhe ka bërë kontratë fiktive në lidhje me blerjen e një apartamenti në vitin 2011 në Tiranë. Sipas KPK-së subjekti nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e ligjshëm e të ardhurave nga qiraja për financimin e blerjes së 7.9 milionë lekë obligacione. KPK gjithashtu ka ngritur dyshime mbi burimet financiare për krijimin e një kompanie në pronësi të vëllait të subjektit dhe një depozitë bankare në emër të mamasë së prokurorit, të cilët i ka cilësuar si persona të lidhur.

Rreshka ka paraqitur ankimin në Kolegj kundër gjetjeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kriterin e pasurisë, për përfundimin e procesit të rivlerësimit vetëm për këtë kriter, për bazën ligjore të aplikuar nga KPK, si dhe për dhënien e vlerës provuese raportit të ILDKPKI-së, për të cilin subjekti pretendon se është hartuar nga persona në konflikt interesi.

Në mbështetje të shkaqeve të ankimit dhe të pretendimeve të tij, subjekti i rivlerësimit ka paraqitur një sërë provash të reja, për të cilat ai ka kërkuar të shqyrtohen prej trupit gjykues në këtë gjykim, pasi sipas tij ato provojnë pretendimet e tij rreth pabazueshmërisë së vendimit të Komisionit.  Gjithashtu, pas paraqitjes së ankimit rezulton se subjekti ka paraqitur në vazhdimësi në Kolegj, akte të tjera me cilësinë e provave të reja.

Këto prova nuk janë marrë parasysh nga Kolegji, pasi nuk janë paraqitur gjatë fazës së hetimit administrativ, siç e parashikon ligji dhe subjekti nuk i ka mbështetur mbi fakte që të provonin se ka pasur pamundësi t’i paraqiste gjatë kësaj faze.

Pas shqyrtimit në detaje të ankimit, Kolegji ka rrëzuar disa nga gjetjet e KPK-së për sa i përket përcaktimit të mamasë dhe vëllait të subjektit si persona të lidhur që duhet të justifikojnë në tërësi pasurinë e tyre, si dhe mungesën e burimeve të ligjshme për blerjen e obligacioneve. Ndërkohë, Kolegji ka konfirmuar në tërësinë e tyre pjesën më të madhe të përfundimeve të KPK-së për kriterin e pasurisë së subjektit duke lënë në fuqi shkarkimin e tij nga detyra.

Sipas Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPK ka pasur të drejtë për sa i përket disponimit të tij se subjekti ka kryer fshehje të pasurisë apartament ndodhur në katin e fundit të banesës 5 katëshe në Tiranë, nëpërmjet mosdeklarimit të saj në deklaratat periodike të viteve 2012, 2013, 2014, 2015 dhe 2016 dhe në deklaratën e pasurisë ‘vetting’ – pasuri e cila referuar të dhënave të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, ka qenë e regjistruar si pronë në emër të Dritan Rreshkës të paktën që nga data 15 mars 2012. Sipas Kolegji Rreshka ka bërë deklarim të rremë në lidhjen me koston dhe vlerën e shtëpisë 5 katëshe në Tiranë, duke deklaruar kosto të ndryshme gjatë hetimit administrativ në krahasim me kostot e raportuara në deklaratën ‘vetting’ dhe ato periodike të subjektit për pjesën e tij takuese në këtë pasuri.

“Nga analiza financiare e kryer në Kolegj me ndihmën e Njësisë së Shërbimit Ligjor, rezulton se subjekti i rivlerësimit gjendet në pamundësi për të justifikuar me burime të ligjshme të ardhurat e përdorura për të përballuar shpenzimet për jetesë dhe ndërtimin e banesës, në të dyja periudhat kohore të pretenduara prej tij,” shprehet Kolegji.

“Në këto kushte, Kolegji çmon se me të drejtë Komisioni ka konkluduar që subjekti gjendet në situatën e parashikuar prej nenit 33, pika 5, germa “b” e ligjit nr. 84/2016,” shton KPA.

Sipas Kolegji të Posaçëm të Apelimit subjekti nuk justifikon me burime të ligjshme as likuiditetet me vlerë 1.9 milion lekë në bankën BKT dhe ka dështuar të provonte se veprimet juridike të kryera për krijimin e kësaj pasurie, janë realizuar në përputhje me ligjin dhe qëllimin e tij.

“Trupi gjykues, pasi shqyrtoi shkaqet e tjera të ankimit të subjektit të rivlerësimit, arriti në konkluzionin se ato nuk gjenden të mjaftueshme për të ndryshuar vendimin e Komisionit,” përfundon Kolegji.

Marrë nga Reporter.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan rreshka kpa vettingu dritan rreshka kpa vettingu

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje