LIVE UPDATES
Bota

U përjashtua nga turneu i tenisit, Vuçiç: Bisedova me Djokoviçin, mezi e presim

16 Janar 2022, 15:28 Nga DOSJA

SERBI – Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i kërkoi yllit botëror të tenisit Novak Djokoviç që të kthehet në atdhe pas vendimit të Gjykatës Federale për të mos marrë pjesë në turneun e tenisit “Australia Open”.

Kreu i shtet serb tha se bisedoi me kampionin e tenisit. Më tej, Vuçiç shton se autoritetet australiane poshtëruan veten e tyre me sjelljen ndaj tenistit.

“Mezi po presim që ta shohim atë në Serbi, për t’u kthyer në atdhe për të ardhur aty ku është gjithmonë i mirëpritur. Ata mendojnë se e poshtëruan Djokoviçin me sjelljen e tyre. 10 ditë e fundit ata kanë ulur moralisht veten e tyre. Novaku do të kthehet në atdhe me kokën lart dhe nuk do ketë frikë t’i shohë të gjithë bashkëqytetarët në sy”, deklaroi presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Novak Djokoviç iu ndalua e drejta e pjesëmarrjes në turneun e radhës së tenisit “Australian Open” për shkak se refuzoi të kryente vaksinimin në mbrojtje nga COVID-i. Ai mbërriti në Melburn në 5 janar, por autoritetet e ndaluan dhe e izoluan në një hotel pas këmbënguljes së tij të vazhdueshme për të mos u vaksinuar. Situata shkaktoi një përplasje diplomatike midis Serbisë dhe Australisë. Shteti australian refuzoi të pajiste me vizë 34-vjeçarin, ndërsa sot Gjykata Federale e Australisë nuk pranoi kërkesën e Djokoviç për të rrëzuar vendimin e qeverisë që ai merrte vizën australiane. Në këtë mënyrë, ylli serb i tenisit botëror humbi të drejtën për të fituar për herë të 10 në karrierë “Australian Open” dhe të katërtën radhazi.

Burimi: 7News

(d.v/dosja.al)


Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Loading ... Loading ...

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic novak djokoviç aleksander vucic novak djokoviç

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion