LIVE UPDATES
Ekonomi

U tha se bënte mrekulli! Remdisiviri ende nëpër barnatore, vazhdon të blihet nga vetë pacientët

17 Dhjetor 2020, 20:08 Nga DOSJA
U tha se bënte mrekulli! Remdisiviri ende nëpër barnatore,

Ilaçi Remdesivir që shërben për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus që e shkakton sëmundjen COVID-19, po vazhdon të blihet nga vetë pacientët, ndonëse që nga një shtatori, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, ka aprovuar propozimin për zbatim të masave të veçanta për furnizim me këtë ilaç.

Por, arsyeja që ky ilaç ende nuk iu është ofruar pacientëve për trajtim është çmimi i lartë i ofertuesve, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Çmimi për një Remdesivir në muajin nëntor ka qenë nga 150 deri në 200 euro, dhe pacientët e kanë blerë vetë atë.

Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, tha për Radion Evropa e Lirë se fokusi kryesor gjatë këtij viti ka qenë që të furnizohen spitalet dhe nivelet e kujdesit parësor kryesish me terapi, të cilat janë në funksion të trajtimit të pacientëve me COVID-19 .

“Me qëllim të lehtësimit të procedurave për të siguruar terapi që kanë qenë të sugjeruara për pacientët me COVID-19, më 1 shtator ministri i Shëndetësisë ka aprovuar propozimin e një grupi profesional të AKPM-së, që në zbatim të masave të veçanta, AKPM-ja të lëshojë licencën e importit pa autorizim të marketingut për produktet si Remdesivir, Faripiravir dhe Hidroklorokin. Ky aprovim është bërë që të vlejë për periudhën gjatë pandemisë deri në shfuqizimin e vendimeve të Qeverisë për masat e veçanta që janë në fuqi që nga marsi i këtij viti”, tha Hoti.

Ai tregon se cilat ilaçe kanë arritur t’i marrin këtë vit, jashtë listës esenciale, e të cilat kanë qenë të nevojshme për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

“Ministria ka arritur të sigurojë rreth 12 mijë copë të ilaçit, Favipiravir derisa Remdesivir ka pasur import, por ai është shitur në barnatore private dhe ende nuk ka arritur në sektorin publik. Kjo për shkak se në ofertat e shpallura nga MSH-ja ka pasur tejkalim të shumave të parapara. Pra, operatorët kanë aplikuar me çmime shumë të larta, ndërkohë që çmimi i këtij produkti ka rënë. Ndërkaq, sa i përket Hidroklorokinës ka qenë në dispozicion të pacientëve që nga fillimi i pandemisë’’, bëri të ditur Hoti.

Furnizimi me citostatikë, barna që shërbejnë për trajtimin e pacientëve me kancer, sipas drejtorit të Institutit Onkologjik, Ilir Kurtishi, ka qenë kryesisht stabil gjatë tërë vitit 2020. Ai tha se gjatë muajve qershor e korrik, kanë pasur mungesë të dy llojeve të ilaçeve, porse edhe ato tashmë janë plotësuar.

“Furnizimi ka qenë i mirë, stabil, ka pasur deri në 75 për qind. Dy muaj kemi pasur mungesë të dy lloje ilaçesh. Por, këta muajt e fundit furnizimi është edhe më i mirë. Pandemia ka ndikuar shumë pak në furnizim, pra vetëm në qershor dhe korrik ato dy lloje ilaçesh(kanë munguar). Por më pas është stabilizuar furnizimi dhe nuk kam ankesa sa i përket kësaj pike’’, tha Kurtishi.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahi, tha se kanë furnizim stabil me barna. Fluksi i madh i pacientëve ka bërë që mungesa e barnave të jetë evidente, pasi që nuk është paraparë një fluks i tillë kur është bërë planifikimi i furnizimit me barna.

“Ka kohë pas kohe mungesë, por është një fluks i madh i pacientëve. Pastaj janë shkëputur disa kontrata me operatorët ekonomikë që kanë qenë gjatë vitit. Tash po mundohemi të porosisim diçka, por jo sa kemi nevojë, pra nuk po mund t’i plotësojmë tërësisht(nevojat)’’, tha Hajrullahi.

Ndërkaq, në Spitalin e Prizrenit, drejtori Afrim Avdaj i tha Radios Evropa e Lirë se kërkesa më e madhe në këtë spital, ka qenë për oksigjen. Ai shton se furnizimi ka qenë stabil. Ndërkaq, sa i përket furnizimit me barnave thotë se i ka përmbushur nevojat bazike.

“Shumica e barnave kontraktohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar dhe jemi furnizuar relativisht mirë. Shumica e barnave për pacientët me COVID-19, kanë qenë antibiotikët, pra ato themelore, me të cilët është dashur t’i trajtojmë pacientët. E ato kanë qenë doza të caktuara për spitale dhe ajo(sasia) që na ka ardhur neve mund të them se nuk ka qenë e mjaftueshme , por ka qenë solide”.

“Ndërkaq, ajo që është kërkuar më së shumti ka qenë oksigjeni, dhe mund të them se ne, si Spital i Prizrenit, kemi qenë më së miri me furnizim, meqë kemi sistemin tonë të oksigjenit dhe e përdorim atë të lëngshëm’’, tha ai.

Edhe Spitali i Pejës kohë pas kohe është ballafaquar me mungesë të barnave, por drejtori i këtij spitali, Skender Dreshaj, tha se nuk është rrezikuar jeta e asnjë pacienti për mungesë barnash.

“Patologjia ka qenë e koncentruar për COVID-19, dhe kjo sëmundje nuk ka pasur ndonjë ilaç të veçantë. Shumicën e barnave i kemi pasur, si infuzione, Fraksiparinë e këto që janë në listë esenciale. Por, ka pasur mungesa gjatë këtij viti, e me të cilat pacientët janë furnizuar vetë. Por, ato ilaçe që kanë munguar për disa ditë – e që ka ndodhur katër-pesë ditë të ketë mungesë derisa jemi furnizuar – nuk është që e kanë rrezikuar ndonjë pacient, assesi’’, theksoi ai.

Ndërkaq, drejtori i Spitalit të Mitrovicës së Jugut, Sadik Fejza, nuk dha informata për spitalin që udhëheq, nëse pacientët kanë pasur ose jo barna për trajtim gjatë vitit 2020.

“Nuk kam kohë të flas me gazetarë, kam obligime e punë tjera’’, i tha ai Radios Evropa e Lirë. Ndryshe, sipas Odës së Farmacistëve, qytetarët e Kosovës paguajnë 10 milionë euro në vit barna më shtrenjtë sesa qytetarët e vendeve të rajonit.

Kjo për shkak se në vend nuk ka unifikim të çmimit të barnave. Nëpër barnatore ku qytetarët i blejnë barnat për trajtim, ka laramani të çmimeve e që ka ndikuar që qytetarët të mos kërkojnë cilësi në shërbim të blerjes së barnave, por çmime më të lira.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale remdesivir remdesivir

Sondazh

Poll
Ekonomi 16 Dhjetor 2020, 16:47

IoT, fuqia transformuese e bizneseve 

Është një refren që përsëritet gjithmonë e më shpesh në këto kohë: se teknologjia po na e lehtëson dhe zbukuron të përditshmen tonë, në punë, në familje, n...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen