Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Sindikata e Pavarur e Kontrollit të Trafikut Ajror (SPKTA) ka paraaljmëruar protest pasi janë të pakënaqur me trajtimin dhe kushtet e punës prej një viti, që nga fillimi i pandemisë. Në një deklaratë zyrtare, Sindikata shkruan se atyre u janë ulur pagat dhe se u janë pezulluar të drejtat e fituara me kontratën kolektive të punës
Sindikata akuzon se Këshilli Mbikqyrës i Shoqërisë Albcontrol Sh.A. ka shkelur njëherazi një numër të konsiderueshëm aktesh ligjore dhe nënligjore që rregullojnë marrëdhëniet kontraktuale, marrëdhëniet e punës, por që në mënyrë të drejtpërdrejtë cenojnë sigurinë e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë në përgjithësi dhe sigurinë e trafikut ajror në këtë hapësirë në veçanti.
Sindikata kërcënon me mbylljen përfundimtare teksa shton se ndihen të shtrënguar të vënë në dijeni opinionin publik mbi rrezikun e pamundësisë së garantimit të sigurisë së fluturimeve ajrore në Republikën e Shqipërisë.
“Me datë 29.04.2020, nëpërmjet njoftimeve personale, Kontrolloret e Trafikut Ajror janë njoftuar se me vendimin numër 1, datë 24.04.2020 të Këshillit Mbikqyrës së Shoqërisë Albcontrol Sh.A. është vendosur ulja e pagave të tyre dhe pezullimi i të drejtave të fituara me kontratën kolektive të punës”. Ndihemi të shtrënguar të vëmë në dijeni opinionin publik mbi rrezikun e pamundësisë së garantimit të sigurisë së fluturimeve ajrore mbi dhe në Republikën e Shqipërisë, dhe rrezikun e mbylljes përfundimtare të saj për një periudhë kohore të papërcaktuar,”- thueht ndër të tjera në deklaratë.
Deklarata e plotë:
Mbi rrezikun e pamundësisë së garantimit të sigurisë së fluturimeve ajrore mbi dhe në Republikën e Shqipërisë, dhe rrezikun e mbylljes përfundimtare të saj për një periudhë kohore të papërcaktuar. Sindikata e Pavarur e Kontrollit të Trafikut Ajror (SPKTA), e cila është organizimi sindikalist i Kontrollorëve të Trafikut Ajror, me anë të kësaj deklarate kërkon të informojnë opinion publik në lidhje me situatën në gjendet sot menaxhimi i trafikut ajror në Republikën e Shqipërisë, cënimin e sigurisë dhe paqartësinë që mund të rezultojë në të ardhmen e afërt.
Me datë 11 mars 2020 Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e pandemisë si pasojë e përhapjes së virusit SARS/COVID -19. Për shkak të prekjes së popullatës në Shqipëri me datë 24.03.2020 Këshilli i Ministrave, me anë të 243, shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Republikën e Shqipërisë.
Gjendja e pandemisë botërore krijoi duke filluar që nga muaji Mars 2020 një situatë të vështirë për industrinë e trafikut ajror. Ky trafik dhe e gjithë hapësira ajrore në Republikën e Shqipërisë menaxhohet nga shoqëria Albcontrol Sh.A. e cila është një shoqëri aksionare që zotërohet tërësisht nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Fillimisht është e rëndësishme të theksojmë dy fakte tejet të rëndësishme. I pari është se qëllimi tregtar, misioni dhe vizioni i shoqërisë Albcontrol Sh.A. është ofrimi i një shërbimi në kushtet e parrezikshmërisë, sigurisë së jetës së pasagjerëve dhe i orientuar ndaj klientit,. Duam të theksojmë se shërbimi i kontrollit të trafikut ajror nuk është dhe nuk mund të konsiderohet një aktivitet tregtar me qëllim krijimin e të ardhurave. Formulimin më të qartë të këtij parimi e ka bërë Gjykata Europiane e Drejtësisë e cila në vendimin numër C.364/92 përcakton se: “kontrolli i trafikut ajror …(omissis)… është një veprim që përfshin ushtrimin e autoritetit publik dhe nuk ka natyre ekonomike, për shkak se ky aktivitet përbën një shërbim në interes të publikut i cili ka për qëllim të mbrojë njëkohësisht përdoruesin e mjeteve të fluturimit dhe popullsinë mbi të cilën kryhen këto fluturime”. Në një interpretim më të gjërë, të këtij përkufizimi të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, mendojmë se qëllimi i krijimit të shoqërisë Albcontrol Sh.A. objekti i veprimtarisë së saj dhe misioni që ajo mbart dhe deklaron vetë, në faqën zyrtare ëeb, është: “(Misioni i ALBCONTROL) … të ofrojë shërbime të lundrimit ajror në hapësirën shqiptare (FIR), në kushtet e parrezikshmërisë, cilësisë, kujdesit ndaj mjedisit dhe i orientuar ndaj klientit”, mision i cili nuk ka për qëllim dhe nuk është i orientuar nga krijimi i të ardhurave.
I dyti është vlerësimi i profesionit të Kontrollorit të Trafikut Ajror si një nga profesionet më të vështira dhe më stresuese në rang botëror. Fakti i dytë lidhet ngushtësisht me objektivin e parë të shoqërisë, atë të ofrimit të shërbimit të kontrollit të hapësirës ajrore dhe fluturimeve në kushtet e parrezikshmërisë dhe sigurisë së pasagjerëve. Dëshirojmë të sjellim në vëmendje pozitën e veçantë që gëzojnë Kontrollorët e Trafikut Ajror në mbarë botën për shkak të llojit të punës së kryer dhe përgjegjësisë së jashtëzakonshme që përballohet prej tyre. Së pari për të fituar një liçensë të Kontrollorit të Trafikut Ajror, duhet minimalisht një periudhë jo më pak se 4 vjet. Gjatë kësaj kohe personi duhet të kalojë në disa filtra përzgjedhës. Pas përzgjedhjes duhet të kryejë studime shumë rigoroze në një nga akademitë e licensuara evropiane për trafikun ajror ku i nënshtrohet një numri të madh testesh dhe provimesh. Në këto akademi merret formimi bazë dhe vetëm nëse i ke kaluar me sukses të gjithë testet të jepet e drejta të futesh në një periudhe shumë të gjatë trajnimi me instruktorë të licensuar. Vetem pas kalimit me sukses edhe të fazës së trajnimit, e cila zgjat rreth 2 vite merret aprovimi nga Autoriteti i Aviacionit Civil dhe lind e drejta e ushtrimit të profesionit. Mbajta e licencës është sërish një process i vazhdueshëm që kalon në disa etapa nga të cilat vlen të përmenden kursi i përvitshëm i emergjencave në një Akademi Evropiane dhe kryerja dhe kalimi me sukses i kontrolleve periodike mjeksore për t’u siguruar që kontrollori është i shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht për ushtrimin e detyrës.
Me datë 29.04.2020, nëpërmjet njoftimeve personale, Kontrolloret e Trafikut Ajror janë njoftuar se me vendimin numër 1, datë 24.04.2020 të Këshillit Mbikqyrës së Shoqërisë Albcontrol Sh.A. është vendosur ulja e pagave të tyre dhe pezullimi i të drejtave të fituara me kontratën kolektive të punës. Njofimet nuk janë shoqëruar me kopje të vendimit të sipërcituar. Përpos mos vënies në dispozicion të vendimit numër 1, datë 24.04.2020 të Këshillit Mbikqyrës, Kontrolloret e Trafikut Ajror janë njoftuar me email se paga për muajin kalendarik Prill 2020, paga e kaluar në llogaritë personale bankare, është paga e përllogaritur sipas vendimit të sipërcituar të Këshillit Mbikqyrës, duke i dhënë këtij të fundit fuqi prapavepruese. Pjesa më shqetësuese e vendimit të sipërcituar është riorganizimi i punës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror duke vendosur kalimin e tyre në regjimin “një muaj punë – një muaj pushim” regjim i cili është totalisht në kundërshtim me rregulloret e sigurisë që janë në zbatim në këtë fushë.
Vendimi numër 1, datë 24.04.2020 i Këshillit Mbikqyrës të Shoqërisë Albcontrol Sh.A. shkel njëherazi një numër të konsiderueshëm aktesh ligjore dhe nënligjore që rregullojnë marrdhëniet kontraktuale, marrdhëniet e punës, por që në mënyrë të drejtpërdrejtë cënojnë sigurinë e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë në përgjithësi dhe sigurinë e trafikut ajror në këtë hapësirë në vecanti .
Kontrollorët e Trafikut Ajror janë vënë para faktit të kryer për këto vendimmarrje e cila është realizuar pa asnjë proces konsultimi me ta. Sindikata e Kontrolloreve u ka ofruar bashkëpunim drejtuesve të shoqërisë për të dakordësuar një marrveshje sa me realiste dhe të pranueshme për të dyja palët por çdo kërkesë është refuzuar në heshtje.
Në mungesë të komunikimit me drejtuesit e Shoqërisë i jemi drejtuar shkresërisht aksionarit të Shoqërisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe të gjithë institucioneve të tjera të Repblikës përfshirë edhe Këshillin e Ministrave por pa asnjë rezultat. Pas një periudhe 11 mujore gjendemi në të njëjtën situatë dhe pa asnjë rrugëzgjidhje të parashikuar për të ardhmen e afërt.
Situata e cila zgjat prej më shumë se 11 muajsh ka krijuar një gjendje të rrezikshme dhe nivel stresi shume te madh për kontrollorët e trafikut ajror. Rrezikshmëria lidhet me nivelin e stresit dhe lodhjes mendore e fizike që po mblidhet gradualisht mbi personat fizike të cilët ushtrojnë detyrat e kontrollorëve të trafikut ajror. Sjellim në vëmendje faktin që për shkak të mbingarkesës nervore (stresit) dhe lodhjes fizike, gradualisht Kontrollorët mund të mos jenë në gjendje të kryejnë në nivelin e duhur, ose aspak, funksionet e tyre për krijimin e kushteve të një fluturimi të sigurtë, mbi, nëpër dhe në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë. Një vijimësi e mundshme e problemeve në asetet njerëzore do të krijonte pasoja të rënda ne lidhje me sigurinë e operimit, që për kompanitë ajrore që paguajnë për këto shërbime është e paimagjinueshme.
Shqetësimi i mësipërm ju eshte bere prezent Kryeministrit Z. EDI Rama, Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Zonjës Belinda Balluku dhe Drejtores së Përgjithshme të Autoritetit të Aviacionit Civil, Zonjës Edlira Kraja nga ana e ATCEUC (Air Traffic Controllers Europian Union Coordination) me shkesën e datës 18 maj 2020 dhe 29 Shtator 2020 te cilën do ta gjeni bashkangjitur, ku e cilëson atë që po ndodh në Shqipëri si unikale dhe të paprecedentë.
Pas një pritje 8 mujore nga kërkesa e Sindikatës drejtuar Shoqërisë Albcontrol Sh.A. për dialog më së fundmi kemi pasur mundësinë të takohemi me Drejtuesit e Shoqërisë për të shprehur shqetësimet e Kontrollorëve për moszbatimin e manualeve dhe rregulloreve të sigurisë dhë cënimin e kësaj të fundit në hapësirën ajrore shqiptare. Qëndrimi i Shoqërisë, në ndryshim nga ai i Kontrollorëve vijon të mbetet i orientuar nga ana financiare dhe jo nga ana e sigurisë, në kundërshtim të plotë me misionin e saj.
Dëshirojmë të theksojmë se si pasojë e Vendimit të sipërcituar të gjitha rregulloret dhe manualet që kanë për objekt sigurinë e fluturimeve janë shkelur e për pasojë, në rastin hipotetik të një ngjarje negative përgjegjësia penale bie drejpërdrejtë mbi Kontrollorët e Trafikut Ajror.
Duke vlerësuar rëndësinë e sigurisë në fushën e aviacionit civil si dhe rrezikshmërinë e cënimit të saj; bazuar në faktin që siguria, vecanërisht në fushën tonë të punës bazohet në gjendjen e mirë psiko/fizike të kontrollorëve si dhe në shpërblimin e drejtë të tyre në raport me rëndësinë e punës që kryejnë, ndihemi të shtrënguar të vëmë në dijeni opinionin publik mbi rrezikun e pamundësisë së garantimit të sigurisë së fluturimeve ajrore mbi dhe në Republikën e Shqipërisë, dhe rrezikun e mbylljes përfundimtare të saj për një periudhë kohore të papërcaktuar.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Situata e trafikut ne hyrje të Tiranës dhe në zonën e Astirit edhe për të 5-tën ditë radhazi nuk ka ndryshuar. Qytetarët presin me orë të gja...
SHQIPËRI– 2247 viktima, 31 mijë e 95 të sëmurë aktivë dhe 92 mijë e 500 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga nisja e pandemisë ...
SHQIPËRI– Ka nisur vaksinimi i gazetarëve. Nga qyteti i Beratit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama deklaruan se s...
DURRËS– Selim Çekaj, 72-vjeçari në konteinerin e të cilit u gjetën 49 kilogramë kokainë një ditë më parë është lënë në ‘burg pa afat’. Masa u...
DURRËS– Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt që sot u la në burg pa afat një ditë pasi iu gjetën 49 kilogramë kokainë në konteinerin me ba...
SHKODËR– Kuzhina e një kopështi në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme duke rrezikuar jetën e fëmijëve që janë aty.Si&cced...
TIRANË– Avokati i Selim Çekajt, Neshat Fana, e ka konsideruar të padrejtë lënien në burg pa afat të klientit të tij, Selim Çekaj. Në një pron...
TIRANË– Mesditën e sotme ka nisur vaksinimi i gazetarëve dhe operatorëve të terrenit, të cilët do të marrin vaksinën kineze, Coronavac.Vetë Ministrja e Shë...
TIRANË– Vaksinimin e gazetarëve, e ka bërë ‘sefte’ gazetarja e Top-Channel, Genta Popa. Vetë shefja e departamentit të epidemiologjisë pranë Institutit të ...
TIRANË– Sot është dita e gjashtë e nisjes së vaksinimit masiv në Shqipëri, por prej tre ditësh, të moshuarit që kanë të drejtë të paraqiten në çadra...