LIVE UPDATES
Bota

SHBA i vë sanksione Turqisë për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes S-400

15 Dhjetor 2020, 07:50 Nga DOSJA
SHBA i vë sanksione Turqisë për blerjen e sistemit rus të

SHBA-Shtetet e Bashkuara vendosën të hënën sanksione ndaj Turqisë lidhur me blerjen prej saj të sistemit rus të raketave tokë-ajër, duke vënë në shënjestër entin kryesor turk të industrisë së mbrojtjes, kreun e tij dhe tre punonjës të tjerë.

Sanksionet, edhe pse përqëndrohen tek sektori turk i mbrojtjes, duke përfshirë Drejtorinë e Industrive të Mbrojtjes (SSB), u dënuan nga Ankaraja, aleate e NATO-s, dhe mund të acarojnë më tej marrëdhëniet e Presidentit turk Tayyip Erdogan me aleatët perëndimorë. Sanksionet përfshijnë ndalimin e të gjitha licencave amerikane të eksportit si dhe ngrirjen e pasurive dhe kufizimin e vizave për presidentin e SSB, Ismail Demir, dhe tre punonjësit e tjerë.

Ato kërcënojnë të dëmtojnë ekonominë e Turqisë në një kohë kur ajo po lufton me ngadalësimin e shkaktuar nga koronavirusi dhe inflacioni me dy shifra. Ankaraja e bleu sistemin rus S-400 të mbrojtjes nga raketat nga mesi i vitit 2019 dhe thotë se ato nuk përbëjnë asnjë kërcënim për aleatët e NATO-s. Uashingtoni nuk është dakord me këtë pohim dhe ka kërcënuar prej kohësh për sanksione, ndërkohë që vitin e kaluar e përjashtoi Turqinë nga një program për blerjen e avionëve amerikanë F-35.

Masat e SHBA të shpallura të hënën në bazë të Ligjit për Kundërvënien ndaj Armiqve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA), do të miratohen nga Presidenti i SHBA Donald Trump, ndërkohë që Presidenti i zgjedhur Joe Biden përgatitet të marrë detyrën më 20 Janar. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha të hënën Shtetet e Bashkuara ia kanë bërë të qartë Turqisë se blerja prej saj e sistemeve ruse S-400 të mbrojtjes nga raketat do të rrezikonte sigurinë e teknologjisë dhe personelit ushtarak amerikan.

Ai tha se i ka kërkuar Turqisë ta zgjidhë çështjen e sistemeve S-400 në koordinim me Shtetet e Bashkuara. Pak përpara njoftimit të SHBA, Presidenti turk Reccep Erdogan tha se retorika e sanksioneve ishte bërë shqetësuese. “Nga aleati ynë i NATO-s, Shtetet e Bashkuara, ne presim mbështetje në betejën tonë kundër organizatave terroriste dhe forcave që kanë plane për rajonin tonë, jo sanksione,” tha ai pas një takimi të kabinetit. Në vitin 2017, Presidenti Erdogan arriti një marrëveshje që mendohet se kishte një vlerë prej 2.5 miliardë dollarësh me Presidentin rus Vladimir Putin për sistemin e raketave S-400.

S-400, një sistem rus i lëvizshëm kundër raketave, mendohet se paraqet rrezik për aleancën e NATO-s, si dhe për avionët F-35, platforma më e shtrenjtë amerikane e armëve. Pavarësisht paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s, Turqia pranoi baterinë e parë prej katër raketash në korrik 2019. Një javë më vonë, Shtetet e Bashkuara e përjashtuan Turqinë nga programi i avionëve F-35.

Duke komentuar për sanksionet ndaj Turqisë, Christopher Ford, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Sigurinë Ndërkombëtare dhe Mospërhapjen e Armëve, tha: “Ky vendim nuk na la asnjë alternativë… Ne shpresojmë që qeveria turke do të jetë e gatshme të angazhohet me ne në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje.

MARRË NGA VOA

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota s-400 shba i vendos sanksione turqise s-400 shba i vendos sanksione turqise

Sondazh

Poll
Bota 14 Dhjetor 2020, 20:47

Navalny: Unë e di kush donte të më vriste

RUSI- Aleksej Navalny u helmua nga agjentët e shërbimit sekret rus të brendshëm FSB si pjesë e një operacioni kompleks  të paktën kjo del në pah nga puna invest...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën