Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BJELLORUSI– Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikanouskaya po vazhdon vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara. Të martën ajo tha se kërkoi nga zyrtarët amerikanë vendosjen e sanskioneve më të ashpra ndaj bizneseve që kanë lidhje me regjimin e Alexandër Lukashenkos. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ajo arsyetoi kërkesën e saj duke thënë se Bjellorusia po lufton për vlerat që promovohen nga Shtetet e Bashkuara.
Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya po kërkon nga Shtetet e Bashkaura që të bëjnë presion mbi udhëheqjen e Presidentit Aleksandër Lukashenko, qoftë edhe përmes vendosjes së sanksioneve.
“Sanksionet nuk zgjidhin gjithçka, por ato mund të ndihmojnë në ndaljen e dhunës në Bjellorusi dhe mund të detyrojnë udhëheqësit e regjimit të fillojnë dialogun me shoqërinë civile”, thotë për Zërin e Amerikës opozitarja Tsikhanousaya.
Këto komente ajo i bëri jashtë Shtëpisë së Bardhë, pas takimit me Këshiltarin amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, një nga shumë takimet e opozitares bjelloruse me zyrtarë të administratës Biden dhe Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
“Ne ndajmë vlera të përbashkëta, si lufta për demokraci, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Ne duhet të komunikojmë në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë pranë në mbrojtje të këtyre vlerave. Mos e përkrahni Sviatlana Tsikhanouskayan ose persona të tjerë, thjeshtë qëndroni me Bjellorusinë sepse ne po luftojmë për vlerat të cilat SHBA promovon në botë“, tha ajo në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës.
“Shtetet e Bashkuara respektojnë guximin dhe vendosmërin e opozitës bjelloruse dhe qëndrojnë në krah të popullit të Bjellorusië“, shkroi në Twitter Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, James Sullivan.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price u tha gazetarëve se sanskionet janë “një mjet i fuqishëm” dhe se Shtetet e Bashkuara mbështesin aspiratat e popullit të Bjellorusisë “për një të ardhme demokratike, të lirë dhe të frytshme”.
“Ne mbështesim përpjekjet ndërkombëtare për të parë në mënyrë të pavarur zgjedhjet e manipuluara të Bjellorusisë, abuzimet e të drejtave të njeriut rreth zgjedhjeve dhe shtypen që pasoi”, tha ai.
“SHBA, së bashku me partnerët dhe aletatët e saj, do të vazhdojnë të mbajnë përgjegjës regjimin e Lukashenkos për veprimet e tij, përfshirë vendosjen e sanskioneve”, tha zëdhënësja e Këshillit amerikan për Siguri Kombëtare, Emily Horne, në një deklaratë rreth takimit të së martës.
Sviatlana Tsikhanouskaya ishte sfiduesja kryesore e Presidentit Alexander Lukashenko në zgjedhjet e gushtit të vitit 2020. Por pas zgjedhjeve të cilat perëndimi i cilësoi si të manipuluara, ajo u detyrua të largohet nga vendi. Presidenti Lukashenko mohon akuzat për manipulim.
38 vjeçarja hyri në garën zgjedhore në vend të bashkëshortit të saj, Sergei Tsikhanouskiy, një bloger që ndodhet në burg nga maji i vitit 2020, nën akuzat për shkelje të rendit publik, gjë që ai e mohon.
Marrë nga VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË-Ministria e Shëndetësisë së osovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar pesë raste të reja me coronavirus nga 358 testime.MSH bën të...
BELGJIKË– Qindra emigrantë pa dokumenta janë futur në grevë urie në Bruksel për dy muajt e fundit për të kërkuar të drejtat e qëndrimit, ku kanë fill...
HAGË- Konferenca për ish-kreret e UÇK-së që do të mbahet në Hagë do të transmetohet 45 minuta me vonë. Në njoftimin e Dhomave të Specializuara është...
BRITANI– Një deputete britanike ka thënë se qeveria duhet të dërgojë një mesazh të qartë për ata që kërkojnë strehim në Mbretërinë e Bashkuar, duke i inkurajuar...
Nga Amitai Ziv, HaaretzNë fillim të kësaj jave, Haaretz – së bashku me mediat më të njohura në të gjithë botën botuan një sërë artikujsh në lidhje me rolin që f...
KINË– Të paktën 25 njerëz kanë vdekur në provincën qendrore të Kinës të goditur nga përmbytjet, dhjetëra prej tyre në një linjë metroje që ishte zhyt...
SHBA- Qyteti i New York-ut është mbuluar nga një mjegull tymi ditën e djeshme. BBC shkruan se kjo gjë ka ardhur si pasojë e zjarreve të shumta që kanë rënë në S...
MAQEDONIA E VERIUT– Nesër Komiteti i UNESCO-s do të mblidhet të diskutojë në lidhje me statusin e rajonit të Ohrit, për propozimin që të vendoset në listën e tr...
ITALI– Një mosmarrëveshje për arsye banale midis disa të rinjve shkaktoi panik në një diskotekë në Itali, ku nga të shtënat u plagosën 10 persona.Sipas me...