LIVE UPDATES
Bota

Urrejtja në twitter, a ndihmon bllokimi i llogarive?

17 Janar 2021, 10:44 Nga DOSJA
Urrejtja në twitter, a ndihmon bllokimi i llogarive?

SHBA– Mediat sociale, sidomos Twitter dhe Facebook, kanë ndihmuar rritjen e aktorëve politikë si Trump dhe AfD. Me twitter-at e tij, Trump arriti së fundmi të kishte 88 milionë ndjekës. Edhe AfD ka përfituar shumë nga Twitter and Co, sidomos në vitet e para të krijimit, i tha DW studiuesi i shkencave të komunikimit, Jonas Kaiser: “Në fillim, kur partia nuk kishte përfaqësim shumë të madh, mediat sociale ndihmuan shumë për të mobilizuar njerëzit”. Kjo ndodhi për shembull gjatë krizës së refugjatëve në vitin 2015.

Ndërkohë AfD ka zenë vendin e vet në sistemin politik të Gjermanisë. AfD është madje partia më e madhe opozitare në parlamentin gjerman, Bundestag. Përfaqësues të partisë bien herë pas here në sy kur shfaqen në mediat sociale, kur krijojnë polarizime dhe duan të diskretitojnë kundështarët politikë dhe gazetarët.

Numri i llogarisë së Donald Trumpit u mbyll javën e kaluar, pas trazirave të zhvilluara në Kapitol në Uashington, me argumentin: “Twitter nuk mund të përdoret për “të nxitur dhunën”.

Shumë eskpertë si Jonas Kaiserit e vlerësojnë nxjerrjen e Trumpit jashtë nga twitter si hap “të drejtë dhe të rëndësishëm”. Rreziku për demokracinë është shumë i madh kur përhapet vazhdimisht pretendimi i zgjedhjeve gjoja të vjedhura.

Akt censure?

Një hap i tillë është njëkohësisht problematik, sepse i mbyll një kanal të rëndësishëm komunikimi një presidenti të zgjedhur. Kandelarja gjermane Angela Merkel, shprehu skepticizmin për bllokimin e përhershëm të aksesit në twitter për Trumpin. “E drejta themelore për lirinë e fjalës ka rëndësi themelore,” tha zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.

Në mënyrë të ngjashme kritike u shpreh në twitter edhe opozitari rus, Alexej Nawalny. Ai e vlerëson mbylljen e llogarisë si “akt censure”, shkaktuar nga arsye emocionale dhe me motive politike. Ai kritikon më tej se nuk është transparente për të parë se kush i merr vendime të tilla në twitter dhe mbi ç’bazë dhe pse aktorë të tjerë, si përshembull presodenti rus Vladimir Putin, nuk përjashtohen njësoj si Trump.

Hapi i marrë nga twitter-i duket se ka pasur pasoja indirekte tek përdoruesit e tjerë konservatorë të twitterit. Disa prej tyre humbën gjatë fundjavës mijëra ndjekës. E paqartë është nëse kjo ka të bëjë me lamtumirën që shumë konservatorë i lënë twitterit, apo me rregullat jo transparente të twitterit.

Përjashtimi nga platforma funksionon

Pavarësisht nga kjo, studimet dhe shembujt konkretë tregojnë se e ashtuquajtura “deplatforming- përjashtimi nga platforma” funksionon parimisht, të paktën për përdoruesit që janë ekstremistë të djathtë. Deplatforming quhet procesi teknik që bllokon aksesin në mediat sociale dhe nuk lejon përdoruesit e tjerë të mbërrijnë tek përmbajtje të caktuara. Në këtë përfundim vjen një studim i bërë dhjetorin e kaluar nga Instituti për demokraci dhe shoqëri civile (IDZ) në Jenë. Sipas tij, përjashtimi nga platforma u vë kufirin forcave molibiluese të aktorëve qendrorë estremistë të djathtë në Gjermani, duke u “hequr nga dora një burim të rëndësishëm të inskenimeve që bëjnë: Tërheqjen e vëmendjes”.

Në këtë studim nuk është përfshirë AfD, me qëllim, thotë bashkëautori Maik Fielitz. Sepse nuk mendohet se ekziston mundësia që partia të përjashtohet e gjitha nga Facebook-u dhe twitteri. “AfD është partia e facebook-ut, me numrin më të madh të ndjekësve, që e dinë mirë sa e rëndësishme është kjo platformë për ta,” thotë Fielitz. Prandaj ajo e ushtron aktivitetin e saj në mediat sociale me kujdes dhe duke e përshtatur si duhet gjuhën që përdor.

Kjo gjë nuk ndodh në SHBA, thotë studiuesi i shkencave të komunikimit, Jonas Kaiser, duke pasur parasysh shembullin amerikan të ekstremistit dhe ideologut të teorive konspirative, Alex Jones. Para se të bllokohej aksesi i tij në youtube, ai kishte arritur numrin e abonuesve në 2,3 milionë. Kështu që ai ndërroi portalin duke shkuar tek portali me video, Bithute, ku ka arritur të ketë vetëm 110 mijë ndjekës, thotë Kaiser. Pra shumë më pak se më parë. Më parë mendohej se ekstremistët i marrin me vete idhtarët kur ndërrojnë platformë. Por faktikisht vetëm pak vetë e hedhin këtë hap. Ndërkohë në SHBA janë krijuar disa rrjete alternative për ekstremistët e djathtë dhe aktorët me orientim të djathtë.

Qendra evazive për ekstremistët

Këto platforma alternative, të vogla zgjidhen shpesh si vende ku mund të merret frymë lirisht. Që kur Trumpi u bllokua në twitter, shërbimet me postimin e videove live siç është Dlive, kanë pasur rritje të dukshme. Edhe disa nga ekstremistët që u futën në Kapitol, postuan xhirimet në Dlive. Shërbimet si Dlive, janë shpesh më pak të rregulluara se sa twitter dhe facebook. Ato bëjnë reklama duke thënë se tek platformat e tyre mund të thuash çfarë të duash, pa asnjë lloj kufizimi. Si rezultat, përmbajtjet në këto platforma janë shumë më radikale se sa tek platformat e etabluara. Kjo mund të shkaktojë në fund fare radikalizimin e mëtejshëm të çdo përdoruesi, që i kthen kurrizin rrjeteve të njohura dhe transparente siç është twitter dhe gjen rrugën për të shkuar tek alternativat radikale. Sidoqoftë, edhe vetë Dlive, i pati mbyllur llogarinë mohuesit të Holokaustit, Nick Fuentes.

Megjithatë, nëse twitter dhe facebook-u vazhdojnë të bllokojnë gjithnjë e më shumë llogari, ekziston rreziku i krijimit të botëve paralele. Që tani kanë filluar të funksionojnë rrjete sociale sipas parimit të flluskave filtruese: me të cilat kërkohet që konsumatorët të qëndrojnë sa më shumë në rrjet, dhe algoritmet kërkojnë për ta përmbajtje të përshtatshme emocionale, duke prodhuar një flluskë filtruese e cila nuk mund të depërtohet nga asgjë që është në kundërshtim me bindjet e konsumatorit.

Maik Fielitz nga Instituti për demokraci dhe shoqëri civile nuk e vlerëson ndarjen e sferave në internet si diçka patjetër negative. Rrjetet sociale jetojnë ashtu pa konflikte; aty nuk zhvillohet vërtet ndonjë këmbim mendimesh. “Ka kohë që në internet ekzistojnë online publikime të pjesshme,” thotë Fielitz. “Megjithatë ka mjaft vende ku do të zhvillohet dialogu.” Një rol të rëndësishëm luajnë këtu mediat klasike, si gazetat dhe radiot. Ato, thotë Fielitz, duhet të krijojnë një diskutim të shumëllojshëm, në mënyrë që mediat sociale të kthehen në rolin fillestar për të cilin janë krijuar: për krijimin privatisht të rrjeteve.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bllokimi i llogarive urrejtja ne twitter bllokimi i llogarive urrejtja ne twitter

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen