“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Vaksinimet nëpër kompani, Gjykata amerikane bllokon planet e Bidenit
7 Nëntor 2021, 13:51Nga DOSJA
SHBA- Një Gjykatë e Apelit në Shtetet e Bashkuara, ka bllokuar përkohësisht planet e presidentit amerikan, Joe Biden për vaksinime nëpër biznese. Nëse shkon përpara, ligji do t’iu kërkonte punëtorëve të kompanive private, me më shumë se 100 punëtorë, që të vaksinohen plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, apo të testohen në baza javore.
Mirëpo Gjykata ka thënë se ka hasur në çështje “statusore dhe kushtetuese” në këtë vendim, që pritej të zbatohej nga muaji janar. Gjykata ka thënë se bllokon mandatin dhe i ka dhënë afat administratës Biden që të përgjigjet deri të hënën, 8 nëntor.
Pesë shtete të udhëhequra nga republikanët, Teksas, Luiziana, Misisipi, Karolina Jugore dhe Utah, bashkë me kompani private dhe grupe fetare, kanë dorëzuar ankesat e tyre kundër planeve për vaksinim.
Ata kanë akuzuar presidentin Biden për tejkalim të autoritetit të tij. Mesatarisht 1,100 amerikanë, shumica prej tyre të pavaksinuar, janë duke vdekur çdo ditë nga COVID-19 në SHBA. Virusi ka lënë të vdekur më shumë se 750,000 persona në këtë shtet.
IRAK- Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi, i mbijetoi një atentati me dronë, që vunë në shënjestër rezidencën e tij të dielën herët në mëngjes. Autoritete...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha të shtunën se paketa historike 1 trilion dollarëshe e infrastrukturës që Kongresi e miratoi të premten, ...
SHBA- Mediumi amerikan CNN i ka kushtuar një artikull situatës në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht Bosnje&Herzegovinës. Në shkrimin e CNN bëhet m...
SKOCI- Fotot e mësipërme janë shkrepur nga protesta për ndryshimet klimatike që po mbahet në Glasgow në Skoci. Shumë persona janë mbledhur në këtë protestë, e c...
SHBA- Një grup kongresmenësh amerikanë i kërkuan presidentit amerikan të konsideronte vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor ...
SHBA- Të paktën tetë persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga mes dyndjes së turmës gjatë natës së hapjes së festivalit muzikor Astroworld të premten n...
AFRIKË- Të paktën 99 persona humbën jetën të premten në kryeqytetin e Sierra Leones kur një cisternë karburanti shpërtheu pas një përplasjeje, sipas morgut...
Nga Anila HoxhaMësojeni një polic se një gazetar një ditë do jetë aty për të treguar edhe historinë e tij!Më shumë se kushdo telefonata e tim ati, njeriut që ka...