Ç'ndodhi mbrëmë në Tiranë? 42-vjeçari plagosi efektivin e 'Shqiponjave' dhe u zhduk, autori sa ishte kthyer nga Italia
Plagosja e efektivit në Tiranë/ Klered Bozhani ende në arrati, 42-vjeçari kishte pak muaj që ishte kthyer nga Italia ...
Plagosja e efektivit në Tiranë/ Klered Bozhani ende në arrati, 42-vjeçari kishte pak muaj që ishte kthyer nga Italia ...
'Është ditë e mallkuar'/ Protesta për minimumin jetik/ Qorri: Mjerë në Shqipëri po dole në pension 21 S...
Debati për kreun e grupit të PD, delegacioni i BE:Nuk komentojme punët e brendshme të partive 21 Shtator, 10:40 ...
Dashnor Sula -Felajt: Në situatë kaotike Kuvendin e keni futur ju, sipas interesave tuaj 21 Shtator, 10:43 'Parlame...
EKUADOR – Policia ekuadoriane po mbledh informacione të shumta lidhur me ekzekutimin mafioz të 34-vjeçarit shqiptar Ergys Dashi mbrëmjen e djeshme në një restorant të Guajakilit. Në një video të publikuar në mediat vendase, efektivët e rendit marrin në pyetje njërin prej punonjësve të restorantit në parkun “José Joaquín Orrantia”.
Ai tregon momentin kur dy personat që kryen vrasjen e 34-vjeçarit nga Durrësi i kërkuan të mos ndërhynte teksa iu kërkuan fillimisht çertifikatën e vaksinimit.
“Më thanë që të mos ndërhyja”, thotë punonjësi i restorantit përpara oficerëve të policisë së Guajakilit. Më pas, kamera lëviz dhe regjistron pamjet e trupit të Dashit. Ndërkohë, në video dëgjohet një tjetër person që thotë se viktima i kishte ditët të numëruara.
Ergys Dashi u ekzekutua me 20 plumba mbrëmjen e djeshme në Guajakil. Dy persona, njëri me buqetë me lule dhe tjetri i armatosur hynë në restorant dhe shkuan drejt tavolinës ku ishte ulur Dashi. Ndaj tij u qëllua me 20 plumba. Plagët në ballë i shkaktuan vdekjen. Një dëshmitar shkroi më pas në “Twitter” se dy personat që kryen atentatin u larguan me një motorr dhe qëllonin me armë zjarri drejt lokalit.
Kush ishte Ergys Dashi?
34-vjeçari Dashi rezulton të jetë vënë në pranga më 18 shtator të vitit 2014 bashkë me 31 persona të tjerë që ishin pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës. Vetë Dashi ishte një ‘kokat’ e kësaj bande. Organizata kriminale në të cilën bënte pjesë edhe Ergys Dashi menaxhonte trafikun e drogës që blihej me shumicë, në Shqipëri, Spanjë e Bolivi e më pas shpërndahej në Itali. Për të komunikuar, ata përdornin karta ‘sim’ në emër të personave që nuk ekzistonin, ose të blerë me dokumente të falsifikuara në mënyrë që të mos përgjoheshin. Nga 32 të arrestuar, 12 u dënuan me burg, 17 me arrest shtëpie, 3 të tjerë me detyrim paraqitje. Në atë kohë Ergys Dashi ishte vetëm 25 vjeç dhe banonte në Porto S. Elpidio të Italisë. Pas Italisë, siç duket, Dashi është lidhur me kartelet në Ekuador, ku dhe gjeti vdekjen. Nuk dihet ende se kush ishte ‘dega’ e kartelit që përfaqësonte Dashi në Shqipëri.
LAJMI KRYESOR: Ekzekutohet Ergys Dashi në Ekuador, shkak, hesapet e drogës (Historiku)
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – 8 viktima dhe 1658 raste të reja pozitive me COVID-19 është bilanci i fundit në vendin tonë lidhur me pandeminë. Ministria e Shëndetësisë dh...
TIRANË– Dy ditë më parë në qytetin e Gjirokastrës ndodhi një aksident, i pa raportuar deri më sot. U desh denoncimi i mbërritur në redaksinë e Dosja....
EKUADOR – Vrasja e 34-vjeçarit shqiptar Ergys Dashi në Guajakil të Ekuadorit ka tronditur të gjithë personat që ndodheshin në një restorant në park...
TIRANË– Ergys Dashi, shqiptari i ekzekutuar me armë zjarri në Ekuador, është emër i njohur për policinë italiane. Shqiptari është vënë në pranga pas ...
EKUADOR– Fotoja që po shikoni vjen nga restoranti ku u vra me breshëri plumbash Ergys Dashi. Fotoja është publikuar nga mediat ekuadoriane, të cilat e kan...
SHBA– Prestigjozja amerikane “Washington Post”, i ka dedikuar një artikull librit më të fundit të autores Lea Ypi “Të lirë”. Sipas tyre, libri është një r...
EKUADOR– Mediat ekuadoriane kanë zbardhur skemën e vrasjes së shqiptarit 34-vjeçar në Ekuador. Stafi i lokalit ku dhe ka ndodhur ngjarja e rëndë nj...
TIRANË – Ambasada Gjermane në Tiranë njofton së fundmi se ditën e nesërme nuk do të jetë në shërbim sektori i vizave për qytetarët. Në njoftimin e sa...
SHQIPËRI – Moti i keq, shoqëruar me ngrica dhe temperatura që arrijnë deri në -16 gradë celcius, ka mbërthyer Shqipërinë prej disa ditësh, ndërsa gjendja r...
TIRANË – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) publikoi raportin e 24 orëve të fundit lidhur me transportin dhe furnizimin me ujë e energji...