LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO- Basha: Asgjë s’ndodh më 5 janar, grupi ‘na bashkoi Non-Grata’ do zgjerohet

30 Dhjetor 2021, 16:19 Nga DOSJA
VIDEO- Basha: Asgjë s’ndodh më 5 janar, grupi ‘na bashkoi

TIRANË– “Nuk ndodh asgjë!” Kështu iu përgjigj Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ultimatumit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon që zyrat e selisë blu të lirohen më datë 5 janar. Përballë gazetarëve, në konferencën e fundit dhe përshëndetëse për vitin 2021, Basha tha se ai dhe grupi i Partsë Demokratike janë të përgatitur për çdo situatë, duke paralajmëruar dhe një përballje me liderin historik të Partisë Demokratike.

Në të njëjtën mënyrë, Basha tha se do të përballojnë edhe datën 8 janar, kur ish-kryeministri Berisha ka paralajmëruar një protestë. Të shpallurit ‘non-grata’ sipas Bashës do të shtohen por nuk do të arrijnë dot të damkosin Partinë Demokratike, gjë të cilën kryedemokrati tha se kryeministri Edi Rama, e kishte ëndërr.

Deklaratës së këtij të fundit se nuk kishte me kë të komunikonte në Partinë Demokratike, Basha iu kthye me fjalët se përgjigjen ia kishte dhënë më 9 shtator, kur vendosi përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha nga grupi parlamentar i PD-së.

Publikimi i listës së pagave Basha e kometnoi si një skandal që nxorri në pah dhe evazionin fiskal që kanë kryer një sërë kompanish. Ai tha se kjo gjë tregon se sa i mirë është propozimi i Partisë Demokratike dhe jo ‘taksa Rama’.

Pjesë nga fjala e kryedemokratit Lulzim Basha: 

Kam kënaqësinë të mirëpres shumicën prej jush, se një pjesë të kolegëve tuaj që nuk i kemi në këtë sallë dhe t’iu falënderoj për punën e jashtëzakonshme që keni zhvilluar gjatë një viti, plotë me ngjarje. Sot, një ditë para vigjiljes së vitit të ardhëshm jemi përsëri bashkë me qëllim që me ju dhe përmes jush me të gjithë qytetarët shqiptarë, të bëjmë një komunikim i cili sido që të jetë nuk mund të prek gjithçka kemi përjetuar këtë vit të mbushur me ngjarje. Por e rëndësishme është të prek atë që është thelbësore për njerëzit. Të vërtetat siç i kanë përjetuar shqiptarët, siç i kanë përjetuar familjet shqiptare, problemet sepse në fund të fundit, problemet dhe hallet e vërteta të njerëzve janë arsyeja e ekzistencës së instrumenteve politikë, qeverisjes, opozitës e çdo instrumenti tjetër politik dhe natyrisht të ndajmë edhe shpresën, edhe besimin, edhe urimin se ky vit kaq i mbrapsht për shumicën dërrmuese të bashkëqytetarëve tanë të mbetet mbrapa dhe bashkë me vitin e ri të nis një rrugë dhe një shpresë e re për çdo shqiptarë. Nuk kam ndërmend të bëjë një kronologji të vitit. E para jam i sigurt që shumica e shqiptarëve e kanë të gdhendur jo thjesht në mendje, por në lëkurën e tyre kronologjinë e këtij viti. Për fat të keq shumica e shqiptarëve e kanë të gdhendur e do ta kenë të gdhendur edhe në tavolinat, xhepat e tyre dhe kontot e tyre bankare. Vetëm një javë para arrestimit të Lefter Kokës, në Partinë Demokratike mbërritën kallëzime nga njerëz që sot janë në kërkim, kundër drejtuesve të Partisë Demokratike, kundër meje personalisht dhe katër drejtuesve të tjerë të Partisë Demokratike. Pra, duket qartë që në këtë aferë nuk kemi të bëjmë me një njeri të vetëm, Lefter Kokën që është sot i prangosur. Nuk kemi të bëjmë as me ata 2, 3 që janë në kërkim, por kemi të bëjmë me të gjithë trupën qeveritare, me në krye Edi Ramën. Arrestimi i një ministri të Edi Ramës, është nga njëra anë provë e drejtësisë së qëndrimeve tona, e qëndresës tonë gjatë gjithë këtyre muajve dhe viteve për të mbrojtur një kauz që ka të bëjë me jo pak por mbi 400 milionë euro të shqiptarëve. Para të cilat sot mungojnë në xheçpat e baballarëve dhe nënave që nuk mund t’i shpenzojnë as për të blerë më shumë fruta për fëmijët e tyre apo një dhuratë për vitin e ri për vitin e tyre sepse i kanë përpirë një grusht njerëzish që përbëhen nga dy kategori: politikanë të korruptuar me në krye kryeministrin dhe të ashtuquajtur biznesmenë, sepse dhe media s’di çfarë nofke t’i vejë, por në fakt janë mafiozë të cilët janë njerëzit që e kanë jetësuar, e kanë vënë në zbatim këtë skemë kriminale.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet Bashës: E ardhmja do jetë fitore, s’ka humbje

Basha uron Ramën: Pleqëri të mbarë, mos i ardhtë kurrë Shqipërisë një si ai

Basha: Shqipëria nuk mund të bëjë përpara pa kaluar në veting 200 politikanë

PARALAJMËRIMI! Basha: Rama dhe grupi na bashkoi non grata do zgjerohet shumë shpejt

Basha: Ëndrra e Edi Ramës për të pasur përballë një PD të damkosur mori fund

Do lirojë zyrën? Basha: Asgjë nuk ndodh më 5 janar!

3 HAPAT/ Basha tregon aksionin e vitit 2022: Do pastrojmë politikën shqiptare

Basha: Skandali i pagave na tregoi se kemi këshilltarë me precedentë penalë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore lulzim basha lulzim basha 30 dhjetor 2021 partia demokratike lulzim basha lulzim basha 30 dhjetor 2021 partia demokratike

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri