Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
‘Vëllai im është mirë, s’ka bërë jetë luksi’, deputetja e LSI flet për aksidentin e Dergjinit: Ika se do kujdesem
12 Shtator 2019, 12:24Nga DOSJA
TIRANE- Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ambra Borova ka folur për Dosja.allidhur me aksidentin e dyshimtë në të cilin është përfshirë i vëllai i saj, Eldin Dergjini.
Borova ka thënë se Dergjini është në gjendje të mirë shëndetësore, por ka theksuar se nuk ka asnjë të vërtetë tek lajmet për një jetë luksoze nga ana e tij, pavarësisht se ka një makinë me vlerë mbi 150 mijë euro.
“Vëllai im ndodhet në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore. Asnjë nga lajmet nuk është i vërtetë. Nuk dua të flas më tepër. Unë tani po largohen nga parlamenti se do kujdesem per beben time. As jeta luksoze apo atentati, asnjë lajm i vërtetë.”-tha Borova.
Ambra Borova është motra e Eldin Dergjinit. Ata janë fëmijët e muzikantit të njohur shkodran Luan Borova. Borova tanimë është deputete e LSI në Kuvend, ndërsa i vëllai u përfshi dje në një aksident të dyshimtë te “Shqiponja”.
Dergjini ka ndryshuar edhe mbiemrin për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë. Ai është i dënuar për trafik droge në Trieste, ndërkohë që ka nën zotërim disa makina luksi. Ka dyshime se pas aksidentit fshihet një atentat mafioz pasi mjeti me targa ruse, i blinduar është goditur nga një tjetër makinë.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ITALI– Një shqiptar ka pësuar një incident të frikshëm, teksa ishte duke punuar, në Limore, provinca e Breshias, në Itali.Ekskavatori i vogël me të cilin po pun...
TIRANE- U raportua si një aksidenti i zakonshëm që tërhoqi vëmendjen për shkak të vlerës marramendëse të makinës, por prapa dyshohet se fshihet një atentat i mi...
TIRANË– Arrestohet biznesmeni Agim Kola pasi akuzohet se është i përfshirë në skemën e evazionit e miliona eurove me faturat fiktive. (Lexo këtu)Deri më ta...
TIRANË- Pjesë e homazheve ndaj Azem Hajdarit në ish-selinë e PD-së ka marrë pjesë edhe djali i Sokol Olldashit.Glauk Olldashi edhe pse jo pak kritik, djali...
TIRANË- Dosja.al zbulon se deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e futur në Kuvend nga listat e fundit, është motra e Eldin Dergjinit, pronarit të ...
TIRANË– Policia e Shtetit, reparti FNSH dhe RENEA kanë nisur një megaoperacion ku synohet të goditen grupet kriminale dhe ato që trafikojnë dhe kulti...
TIRANË- Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku një automjet ka marrë përpara drejtuesin e një biçiklete.Ngjarja ka nd...
GJIROKASTËR– Policia ka zhvilluar një aksion “blic” antikanabis në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Mësohet se në dy banesa brenda fshatit janë gjetur 40 r...
Tiranë- Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën për Namik Velajn i cili vrau gruan e tij. Ky i fundit është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Par...
TIRANE– Eldin Dergjini, 34 vjeç nuk ka në përdorim vetëm mjetin superluksoz “G-Class” të blinduar me targa ruse, me të cilin shpëtoi nga një atentat i ci...