“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Vendimi/Dënohet ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për ngjarjet e 27 prillit të 2017
26 Korrik 2021, 20:29Nga DOSJA
MAQEDONIA E VERIUT– Trupi gjykues arriti në përfundimin se të akuzuarit për krimin e “rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe të sigurisë së vendit” janë fajtorë për organizimin e ngjarjeve më 27 prill të vitit 2017. Fjala është për ish-kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanoski, ish-ministrin e Transportit Mile Janakieski, ish-ministrin e Arsimit dhe të Shkencës Spiro Ristovski si dhe ish-drejtorin e policisë sekrete DSK, Vladimir Atanasovski.
25 vjet burg për të akuzuarit
Sulmi ndaj Kuvendit dhe rrahja e deputetëve dhe gazetarëve nga ana e protestuesve të nismës “Për Maqedoni të përbashkët” ndodhi më 27 prill të vitit 2017, pasi nga shumica parlamentare për kryetar të Kuvendit u zgjodh një shqiptar, gjegjësisht Talat Xhaferi. Sipas Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, të akuzuarit e dinin saktë se çfarë po bënin dhe u shkaktuan trazira me qëllimin e vetëm për tv parandaluar formimin e qeverisë nga shumica parlamentare e siguruar tanimë.
Ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski është dënuar me 6 vjet e 6 muaj, ish-ministri i Transportit Mile Janakievski me 6 vjet e 3 muaj, ish-ministri i arsimit Spiro Ristovski me 6 vjet e 5 muaj dhe ish-drejtori i policisë sekrete me 6 vjet burg. Në hetim u përfshinë edhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-zbuluesi Nikolla Boshkovski, por procedura për ta është ndalur derisa nuk bëhen të qasshëm të organeve të ndjekjes.
Të akuzuarit kanë marë dënime më të ulta për veprën për të cilën janë akuzuar, sepse gjatë procesit gjyqësor kanë bashkëpunuar me organet e hetuesisë.
Trpkov: Dhuna e 27 prillit s’ka asgjë të përbashkët me demokracinë
Gjyqtari Ilija Trpkov gjatë shqiptimit të dënimeve tha se sulmi dhe dhuna e shfaqur më 27 prill të viti 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nuk ka të bëjë asgjë me demokracinë dhe patriotizmin.
Marrë nga DW.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Ndërsa numri i rasteve të reja të koronavirusit po rritet përsëri në Shtetet e Bashkuara, organizatat kryesore të mjekësisë në vend bënë thirrje të ...
SHBA– Një stuhi rëre shkaktoi një përplasje masive të madh prej 22 automjetesh në një autostradë të Utah la të vdekur tetë njerëz, përfshirë fëmijë, thanë...
KROACI- Ditën e djeshme një aksident tragjik i ndodhur në Kroaci i mori jetën 10 shtetasve nga Kosova të cilët udhëtonin nga Frankfurti për në Prishtinë.Deri te...
KROACI– Një ditë pas aksidentit tragjik afër Sllavonski Brod të Kroacisë ku humbën jetë dhjetë 10 shtetas të Kosovës, familjet e viktimave kanë mbërritur ...
SHBA– Në një letër të hapur për NASA, Jeff Bezos ka ofruar miliarda dollarë në mënyrë që kompania e tij, Blue Origin të marrë pjesë në misionet e saj të a...
ITALI– Moti i keq vazhdon dhe pasditen e sotme në Italinë Veriore, ku në disa qytete ka patur stuhi dhe breshër.Qyteti i Milanos është goditur nga reshjet...
KROACI- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla, ka bërë të ditur se pacientët e plagosur në spitalin e Slavonski Brod në Kroaci po marrin trajtimin e nev...