Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ANGLI-Jose Mourinho ia ka dalë të ndërtojë një Tottenham të frikshëm, teksa forcën e londinezëve sot e provoi Manchester United, që u dorëzua pa kushte në ‘Old Trafford” dhe pranoi humbjen me rezultatin e thellë e tenistik 1-6.Kryendeshja e javës në kampionatin anglez nisi mjaft e vrullshme, teksa “djajtë e kuq” fituan një 11-metërsh që në minutën e dytë dhe arritën të kalojnë në avantazh pas ekzekutimit të saktë të Bruno Fernandes.Megjithatë “Spurs” reaguan po aq shpejt dhe arritën të rikthejnë baraspeshën vetëm dy minuta më vonë, me anë të mesfushorit francez Ndombele, që luante titullar dhe përfitoi nga një spastrim i gabuar i Maguirre, duke ndëshkuar De Gean.
Në minutën e 7’ ishte Harry Kane që pasi fitoi një faull në gjysmëfushën kundërshtare, përfitoi nga mungesa e vëmendjes e mbrojtjes së Man. United dhe nisi menjëherë koreanin Hueng Min Son, i cili shënoi golin e dytë, duke i dhënë avantazhin Tottenhamit.
Gjërat u komplikuan edhe më shumë për skuadrën e Ole Gunnas Solskjaer, pasi në minutën e 28’ Anthony Martial i dha një shpullë të lehtë argjentinasit Lamela, në një dyluftim në zonë dhe arbitri ndëshkoi francezin me karton të kuq.Tottenham përfitoi maksimalisht nga epërsia numerike dhe arriti të shënojë edhe dy herë të tjera brenda pjesës së parë, fillimisht me kapitenin Harry Kane dhe më pas sërish me koreanin Hueng Min Son.
Edhe pjesa e dytë nisi me një gol për skuadrën e drejtuar nga Mourinho, këtë herë me autor mbrojtësin anësor Serge Aurier, ndërsa 10 minuta para fundit të lojës ishte Harry Kane që ekzekutoi saktë një 11-metërsh dhe vulosi triumfin 1-6 për londinezët.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
QIPRO– Një shembull i paprecedentë vjen nga Qipro. Klubi i Apollon Limassol, tre herë kampion i vendit, i ka dhënë mundësinë tifozëve të zgjedhin 11-lojtarët që...
SHKUP-“Një atlet duhet të vrapojë me ëndrrat në zemër e jo me paratë në xhep”, ka qenë një shprehje e famshme e vrapuesit çekosllovak Emil Zatopek dhe në...
ITALI-Inter nuk arrin të përfitojë nga problemet e shumta të Lazios, pasi nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 në “Olimpico”, duke ngecur që në javën e tretë t...
ITALI-Atalanta vazhdon momentin e mirë në kampionat. Bergamaskët vazhdojnë të fitojnë me goleadë dhe në këto 3 javë kampionat kanë shënuar 13 gola. Edhe këtë ja...
FRANCË-PSG ja doli të fitojë ndaj Angers me shifrat 6-1,takim i vlefshëm për javën e 6-të të kampionatit francez. Një humbje që nuk është se e ka mërzitur ...
ITALI-Juventus-Napoli është shndërruar në një çështje shtetërore në Itali, me napolitanët nuk kanë udhëtuar drejt Torinos për ndeshjen e mbrëmjes së sotm...
ITALI-Roma gjen fitoren e parë në Serinë, e cila erdhi nga këmbët e Pedro Rodriguezit, sulmuesit spanjoll i afruar si futbollist i lirë te verdhekuqtë gjatë mer...
SHKUP-Maqedonia e Veriut ka publikuar listën e skuadrës që do të luajë kundër Kosovës në datën 8 tetor e vlefshme për gjysëmfinalen e Ligës së Kombeve. Interesa...
TIRANË-Winful Cobbinah është një nga futbollistët më kryesorë të skuadrës së Tiranës. Futbollisti ganez ndihmoi jo pak bardheblutë në arritjen e titullit k...
ITALI-Napoli nuk niset për në Torino. Skuadra napolitane bllokua nga autoritet shëndetësore të Rajonit të Campanias pas infektimit me koronavirus të Zielinskit,...