LIVE UPDATES
Politike

Duma: PD ka gati kallëzimet në SPAK për abuzimet monstruoze të qeverisë së Ramës, me OSHEE dhe KESH

9 Tetor 2021, 17:22 Nga DOSJA
Duma: PD ka gati kallëzimet në SPAK për abuzimet monstruoze

TIRANË– Nënëkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka deklaruar se PD-ja ka bërë gati kallëzimet për t’i dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në një deklaratë për shtyp, Duma tha se do të kallëzojë korrupsionin monstruoz të kryeministrit Edi Rama me kompanitë KESH e OSHEE. Sipas Dumës, plani i sotëm me tre pika ishte thjesht një mbulesë e planit për të marrë borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera e të fitojë para.

Deklarata e plotë:

Prej ditësh Partia Demokratike ka provuar dhe qartësuar që nuk është çështje e krizës energjitike, por së pari e mbi te gjitha krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi. Sot Rama e faktoi këtë. Asnjë fjalë për energjinë. Madje shiti si lajm të jashtëzakonshëm që nuk do të ketë ndërprerje të energjisë. Ndërkohë që ajo që shiti në të vërtetë, është kopertura e planit për të marrë borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera, e të fitojë para po ai grusht njerëzish që e hapi këtë gropë, që në asnjë rast nuk vjen nga jashtë, por nga shushunjat e korrupsionit që gjallojnë në ekosistemin e kësaj pakice. Dhe nuk janë pak. Janë 200 milionë euro, që do të shkojnë për të arnuar me paratë e konsumatorëve e sipërmarrësve ato kafshatat milionëshe që shqyen për orekset e tyre këtë verë. Deklaroi një plan për të mbrojtur shtresat në nevojë nga rritja e çmimeve, por në fakt u tha vazhdoni të paguani njësojë sepse nuk kemi para për t’ju rritur paga e pensione. Të tjerët, sipërmarrësit e ndershëm që luftojnë për të mbajtur hapur dyert e dyqaneve apo fabrikave, që mbajnë gjallë motorin e ekonomisë, janë ata që do do të duhet të paguajnë faturën e keqmenaxhimit dhe korrupsionit. Janë ata që do ta paguajnë rritjen e energjisë. Por nuk janë vetëm ata. Qytetarët do ta paguajnë energjinë te rritja e faturës së ushqimeve, shërbimeve, sepse ligësia e ekonomisë e çon zinxhr faturën finale te konsumatori, pra, familjarët. Askush nuk do të shpëtojë.
E pra, me ekrane të harlisura, ku mbron të pambrojtshmen, me pak fjalë iu tha shqiptarëve që jeni shumë mirë. Që ekonomia juaj është shumë mirë. Që varfëria nuk ekziston. Që shtresa e mesme lulëzon. Që miqtë e tij që po plaçkisin prona publike e private, tendera sekretë e publikë, nuk e dëmtojnë as konkurencën dhe tregun e lirë, dhe sigurisht as ju dhe as familjet tuaja. Që ata 500 mijë shqiptarë që kanë ikur nga sytë këmbët, në fakt ai iu tha që nuk kanë qenë të zotët t’ia dalin në Shqipëri, pikërisht ata që janë të zotët t’ia dalin kudo nëpër botë.
U tha shqiptarëve sot që shteti nuk është Zoti, individi duhet t’ia dalë vetë. Patjetër, ia del, në një vend ku zotësia ka vend. Jo në një vend ku batakçiu fiton dhe i ndershmi mbaron.
E rrotulloi edhe njëherë gjuhën tek e kaluara, sepse zgjodhëm 30 vjet më parë ekonominë e tregut, jo ekonominë e tollonit. Por 30 vite më pas, ndërsa ka qeverisur gjatë gjysmës së tyre na ofron prapë tollonat e mungesës ushqimore.
U tha shqiptarëve nuk rrisim rrogat se s’bëjmë dot investime, por po të ishin bërë investime dhe jo korruptime, rrogat tashmë do të ishin rritur. Në fakt nuk janë bërë investime, janë PPP-të. Jemi vendi i fundit në Ballkan që kemi pagën minimale, sepse PPP, paratë e pista të palaçollëqeve të tij e kanë rrënuar ekonominë e vendit. PPP-të miliona euroshe që firmosen si pa të keq, duke ua hedhur në kurriz sa këtij brezi por edhe brezave që do të vijnë, në fakt bëhen bashkë me arbitrazhet që janë dora e gjatë e korrupsionit të këtij pushteti dhe marrin para në xhepat e shqiptarëve. Bashkë me borxhin publik që është bërë kacek nga korrupsionin i kësaj lukunie të babëziturish. Janë të gjitha aty dhe ai sërish nuk mund të ofrojë asnjë zgjidhje, sepse ai dhe shpura e tij janë shkaktarët e kësaj fatkeqësie kombëtare, që e quan veten qeveri, e që sot kërkon nga ju edhe qindarkat e fundit, sepse nuk heq dorë nga PPP-të dhe tenderat korruptivë. Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të nisë urgjentisht hetimet. Partia Demokratike po bën gati kallëzimiet për abuzimet monstruoze dhjetra milionëshe të qeverisë së Ramës, me OSHEE dhe KESH, në kurriz të familjeve shqiptare.

Rama sot prezantoi planin me tre pika për përballimin e krizës së energjisë elektrike. Kreu i qeverisë deklaroi se garanton furnzizmin pa nderprerje me energji elektrike të konsumatorit familjar dhe të biznesit të vogël si dhe garanton mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike për të njëjtat kategori. Ndërsa pika e tretë konsiston në vënien në dispozicion të një fondi prej 200 mln eurosh, që do t’i jepen Operatorit për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike për të garantuar mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe mbrojtjen e familjeve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit dhe ndërpreja e furnizimit të energjisë elektrike. 100 milionë euro pritet të depozitohen në fund të këtij viti, ndërsa 100 të tjera në fillim të vitit tjetër.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike grida duma kriza e energjise elektrike grida duma kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet