Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Sport
VIDEO / Shpuza ve “gishtin mbi plagë” te Vllaznia: “Futbollistët, 4 muaj pa rroga!”
16 Mars 2021, 17:26Nga DOSJA
TIRANE – Luan Shpuza, ish-futbollist dhe menaxher futbolli, ishte i ftuari i gazetarit Altin Sulçe në “Sport Magazine” në Ora News, ka folur mbi situatën që po kalon aktualisht Vllaznia me largimin dhe më pas riafrimin e trajnerit Thomas Brdariç.
Ekipi kuqeblu e shihte veten +11 pikë para ndjekësve të saj, por rënia ishte aq e shpejtë, sa tani e sheh veten -2 pikë nga vendi i parë. Pse kjo zbritje kaq e shpejtë? Çfarë ndodh në Shkodër? Sipas Shpuzës, njohës i mirë i aktualitetit te Vllaznia, futbollistët kanë 4 muaj pa u paguar, ndërsa akuzoi se klubi nuk ka harmoninë dhe menaxhimin e duhur.
“Vllaznia e nisi mirë deri dy fazat pastaj kanë filluar oshilacionet, sepse ti ke qenë një nga kritikët e parë të realitetit mbi situatën te Vllaznia,”- deklaroi fillimisht menaxheri
Nuk duhej festuar para kohe… “Të them të drejtën, Bradriç bëri punën e një specialist të mirëfilltë. Ai solli një futboll që në Shkodër e dëshironin. Ishin njerëzit të eksituar për të parë atë futboll. Futboll që Vllaznia ka luajtur në vite sepse ka 9 tituj. Por se çfarë ndodhi me Vllazninë në muajin janar, as ndërhynë në merkato”…
Morën Avdijajn. Një lojtar që nuk luante te Tirana… “Ishte një zgjidhje e gabuar. Është e misterit. Dhe të them të drejtën ka katër muaj që nuk
Te Vllaznia?! “Po. Katër muaj që nuk merren rrogat”.
Jeni i sigurtë? “Muaji i katërt që nuk merren rrogat nga Bashkia. Drejtori sportiv, Marko Djarmanti del nëpër televizione, e kam dëgjuar duke thënë “nuk kemi problem financiare”. Unë jam i brendshëm aty. I di me njerëzit e brendshëm dhe i tregoj. E keqja e kësaj situate te Vllaznia është se nuk po menaxhohet dhe nuk ka harmoni, që nga shitja e Dungës. Ka një dashuri mes kryetares së Bashkisë dhe sponsorit. Se si e tek, e dinë ata të dy”.
Xhaferi duket një sponsor serioz. Në dijeni time… “Xhaferi është një djalë serioz. E kam mik. Dhe nuk dua ta akuzoj. Njerëzit që ka punësuar ai…”
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE – Skuadra verilindore e Kukësit, nesër përballë Teutës në “Niko Dovana”, luan nesër fatet e sezonit. Kjo, pasi kualifikimi për në gjysmëfinalet e K...
ARGJENTINË-Diego Maradona Junior, djali i ish-futbollistit argjentinas, ishte i ftuar në emisionin “Tiki Taka”. Ai u pyet nëse ndonjë ditë do të donte të s...
Sport16 Mars 2021, 17:08
KROACI-Zdravko Mamic gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për mediat në qytetin e Mostar, Bosnje Hercegovinë në të cilën ka folur si i arratisur nga d...
TIRANE – Agim Canaj, trajneri që e ka stërvitur tri here në periudha të ndryshme kohore, nesër do të zbresë në Shkodër me Korabin e tij, për ta eliminuar ...
SUEDI-Tani është zyrtare: Zlatan Ibrahimovic rikthehet te Suedia. Trajneri Janne Andersson prezantoi sot skuadrën për kualifikueset e Kupës së Botës 2022 kundër...
MILANO-Gjykata sportive ka bërë publike së fundmi vendimet për 2 futbollistët e Milanit, Ante Rebiç dhe Gianluigi Donarumës. Në ndeshjen Milan-Napoli Ant...