Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Bota
VIDEO/ Vajza e shefit të policisë në Britani filmohet duke thyer rregullat në një festë
22 Janar 2021, 11:37Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
BRITANI– Ndërsa Britani është mbërthyer nga rastet në shtim të infektimeve me COVID-19, ku qeveria tashmë ka vendosur masa të rrepta kufizimi, vajza 19-vjeçare e ndihmës shefit të policisë së Cumbria në Angli është filmuar duke marrë pjesë në një festë.
Amy Slattery shihet nën shoqërinë e miqve të saj të Universitetit të Leeds, ku nga video mund të shihet se askush nuk mban maska dhe nuk respektohet distanca fizike.
Nga ana tjetër, babai i saj polic, që njëkohësisht është edhe kryetar i grupit të koordinimit strategjik kundër Covid-19, ka bërë vazhdimisht thirrje për të evituar të tilla evente dhe për të respektuar rregullat e pandemisë.
Leeds është një nga qytetet më të goditura nga Covid-19 në Angli, ku më shumë se 1 mijë persona kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë. Po kështu, edhe numri i infektimeve në shumë zona të qytetit është mbi nivelin mesatar të infeksioneve. Universitetet janë konsideruar një faktor kryesor në përhapjen e virusit. Këtu ndikon edhe lëvizshmëria e studentëve nga njëri qytet në tjetrin. Dhe sipas statistikave, nivelet e infeksionit rriten shpesh në zonat ku ka numër të lartë të studentëve
Një ditë pas kësaj feste, ka reaguar edhe Universiteti i Leeds, ku njoftonte se disa studentë shkelën rregulloren duke organizuar festime dhe duke rrezikuar shëndetin e të tjerëve.
Britani ësht një nga vendet më të goditura nga koronavirusi ku në total raportohen 1,862,359 raste dhe 94,580 të vdekur.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BOTË– Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar mbi 98,167,437 milionë, ndërsa 2,102,368 njerëz kanë ndërruar jetë. Shtetet e Bas...
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka alarmuar italianët dhe mediat vendase se në spitalin e Roveretos 12 punonjësve iu është injektuar ujë fiziologjik në vend të vaksi...
GJENEVË– Pfizer dhe BioNTech kanë rënë dakord për të furnizuar vaksinën e tyre COVID-19 në skemën e aksesit të vaksinave COVAX të bashkëudhëhequr nga Organ...
GREQI– Mbetet ende mister zhdukja e 19- vjeçares Artemis Vasili e humbur që prej 16 Tetorit 2020. I vëllai i saj Aris, ka rrëfyer situatën dramatike që p...
SERBI– Një numër i madh i shtetasve shqiptar të Kosovës po i drejtohen Bujanovës për të marrë vaksinën anti- COVID, raportojnë mediat serbe. Sipas raportit për...
Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokrat...
SHBA– Kabineti i presidentit të ri amerikan Joe Biden reflekton larminë kombëtare të SHBA. Përbërja e kabinetit është pasqyrë e shoqërisë së SHBA-së.Kabin...
GREQI– Një gjyq nga Gjykata e Volosit, Greqi do të vendos në bankën e të akuzuarit një shqiptar 44- vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Akuz...
IRAK– Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një sulm në një treg të mbushur me njerëz në Bagdad të Enjten, duke vrarë të paktën 32 vetë në sulmin e parë të madh...
TURQI– Bashkimi Evropian dhe Turqia i bënë presion njëri-tjetrit të Enjten për të ndërmarrë hapa konkretë për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara pr...